-
VIDEO
Rama në Shkodër: Të ndërtojmë një program të përbashkët për artin dhe kulturën! Sjellim industrinë ushtarake në zonë, godinën e bashkisë mund ta kthejmë në muze
Nga Shkodra, ku po zhvilloi një takim me sipërmarrësit e vegjël, kryetari i PS Edi Rama tha se duhet të bëhet një marrëveshje mes qeverisë dhe bashkisë për artin dhe kulturën në qytet. Rama theksoi gjithashtu se po shqyrtojnë gjithashtu edhe mundësinë për të transformuar godinës e bashkisë së Shkodrës në një godinë muze.
-
VIDEO
Rama: Të ndërtojmë një infrastrukturë që tërheq turistët elitarë! S'kemi pasur shumë sintoni me palën malazeze për Urën e Bunës
Në takimin me përfaqësues të bizneseve në Shëngjin e Velipojë, Rama theksoi nevojën e një krijimit të një infrastrukture që synon turistët elitarë. Sa i përket projektit të urës që lidh Ulqinin me Velipojën, Rama tha se nuk kanë pasur shumë "sintoni" me palën malazeze.
-
VIDEO
PD e denoncoi në SPAK për aktivitete të paligjshme, kryebashkiaku i Maliqit: Në periudhë zgjedhjesh i kemi pezulluar punësimet e reja, mund ta verifikoni
Kryebashkiaku i Maliqit ka reaguar pasi PD e denoncoi në SPAK për aktivitete të paligjshme.
Gëzim Topçiu shprehet se nuk e ka lexuar ende kallëzimin, por thekson se në lidhje me ato që kanë treguar punësimet në periudhë zgjedhjesh janë pezulluar.
-
VIDEO
Gafat në fushatë? Berisha: Tregojnë se sa pak kanë ndikuar vitet tek unë
Kreu i PD, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët foli edhe për gafat që janë bërë gjatë fushatës. Berisha tha se tregojnë se sa pak kanë ndikuar vitet tek ai.
-
VIDEO
Berisha: Nënat dhe motrat shqiptare do i japin reston Ramës! S’ka grua që i vjen mirë t’ia shash burrin
Kreu i PD, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët foli edhe për takimet elektorale të 11 majit, ku akuzoi kryesocialistin Rama se i merr njerëzit në takime me detyrim. Berisha akuzoi Ramën, se mbyll shkolla e universitete.
-
VIDEO
Mziu e nipi dhunuan zyrtarin në Bulqizë, Berisha i del në mbrojtje: Ishte kurth, provokim i Blendi Klosit
Kreu i PD, Sali Berisha e quan provokim të ulët, incidentin në të cilin është përfshirë deputeti i tij Xhelal Mziu në Bulqizë, ku raportohet se ka dhunuar me grushte bashkë me nipin e tij një zyrtar.
-
VIDEO
‘Si mund të përfitojmë nga Paketa e Maleve’, Balla për shqiptarët e diasporës: 500 sipërmarrësit e parë do të përfitojnë nga lehtësira fiskale! Taksa dhe TVSH zero për 10 vite
Taulant Balla, përmes një video-mesazhi i jep përgjigje interesimit të diasporës sesi mund të përfitojnë nga "Paketa e Maleve", një ligj tashmë i miratuar nga Kuvendi që ka për qëllim të nxisë investimet në zonat malore, veçanërisht nga shqiptarët e diasporës.
-
VIDEO
Rama inspekton punimet në nënstacionin e ri elektrik në Velipojë: Kemi projekte të rëndësishme me sipërmarrje vendase, por duhet të ketë mbështetje me energji
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama vizitoi sot kantierin e OSSHE në Velipojë, ku po ndërtohet nënstacioni i ri me kapacitet të pesëfishuar krahasuar me të mëparshmin.
-
VIDEO
PD kallëzon në SPAK kryebashkiakun e Maliqit për ‘asfalt, tendera dhe punësime elektorale’, Ivi Kaso: Askush të mos përdorë burimet shtetërore për vota
PD ka denoncuar në SPAK kryetarin e bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu për aktivitete të paligjshme si asfalti elektoral, tenderat dhe punësimet elektorale, me qëllim ndikimin te votuesit gjatë fushatës zgjedhore. Në kërkesën drejtuar Prokurorisë së Posaçme, përmenden raste që sipas PD janë kryer nga Topçiu.
-
VIDEO
Rama në Shkodër, po zhvillon një takim me sipërmarrësit e vegjël
Kryetari i PS, Edi Rama ndodhet në Shkodër, ku po zhvillon një takim me sipërmarrësit e vegjël.
-
VIDEO
Berisha me studentët e mjekësisë: Do anulojmë ligjin që iu detyron të punoni 3 vite në Shqipëri, diskriminues
Kreu i PD, Sali Berisha në një bashkëbisedim me studentët e mjekësisë, deklaroi se do të anulojë ligjin që i detyron studentët të punojnë 3 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve, ose do detyrohen të paguajnë vetë studimet. Berisha tha se ky është ligj diskriminues.
-
VIDEO
Vlorë, Gjiknuri me votuesit për herë të parë: Mos rrini indiferentë, votoni nëse doni një Shqipëri europiane
Kandidati i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me të rinj dhe të reja votues për herë të parë në qytetin e Vlorës.