-
VIDEO
Rama pritet me fyej në Gramsh: Mes interesit të një populli të tërë dhe hallit e interesit të një njeriu e një familjeje të vetme! Me Shqipërinë në BE, apo me bufin në gropë
Kryeministri Edi Rama në kuadër të turit elektoral që pati sot në qarkun e Elbasanit, zhvilloi një takim edhe me qytetarët e Gramshit
-
VIDEO
Rama të rinjve: Hendeku i madh me zhgaravina ekranesh, portalesh e rrjetesh sociale s’ju lë të shihni realitetin! Më 11 maj nuk votoni për PS e mua, por për Shqipërinë në BE
Kryesocialisti Edi Rama theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE para të rinjve në Belsh, duke u kujtuar se gjenerata e tyre ndodhet në një moment historik që mbase nuk përsëritet më.
Ai u tha të rinjve socialistë dhe shqiptarëve se më 11 maj nuk votojnë as PS-në, as Ramën dhe as kandidatët socialistë, por votojnë për Shqipërinë drejt BE-së, pasi momenti është po aq i rëndësishëm sa i vitit 1990.
Rama kritikoi edhe gjendjen aktuale të medias dhe rrjeteve sociale, që e cilësoi një “hendek me zhgaravina” që e pengon rininë të shohë realitetin.
-
VIDEO
Emigranti në shkelje flagrante, deklaron me video-postim votën për Berishën! Gjyqtari ‘sheik’ Gjin Gjoni e mbështet
Është bërë virale një video në rrjetin social nga një emigrant që me zarfet e votave në dorë deklaron votën për PD-në, nga inati pse “Rama u tha burrave çyrykë”. Kjo video është pëlqyer dhe shpërndarë edhe nga kandidati i PD për qarkun Lezhë, ish-gjyqtari Gjin Gjoni. Ai e shoqëron me një postim ku kërkon denoncimin e blerjes së votës, por nga ana tjetër mbështet deklarimin e saj publikisht, që është vepër penale e dënueshme deri në 3 vite
-
VIDEO
‘Zogu më dëgjon, zemra a më ndjek...?!’ Rama batuta me të riun e ‘hallakatur’: S’e kishte mendjen se po dëgjonte çfarë po i thoshte zoçka! Vota e 11 majit është historike
Kryesocialisti Edi Rama pati një tjetër moment pikant, apo “sy të keq” e “hudhër” siç i pëlqen t’i quajë gjatë fjalimeve të tij.
Teksa fliste para të rinjve socialistë në zonën e Belshit, ai i tërhoqi vëmendjen një të riu përballë që nuk e kishte mendjen.
Rama iu drejtua si “zogu”, duke i kujtuar se nuk e kishte mendjen se “po i fliste një zoçke aty pranë”.
Kryeministri vuri theksin te gjenerata e re që ka fatin historik për një ngjarje të madhe, si anëtarësimi i Shqipërisë në BE, një ëndërr e prindërve dhe gjyshërve të tyre.
-
VIDEO
‘E dika ajo që qenka objekt i shikimit tënd... a s’është ajo? Epo...!’ Rama e mbyll po me batutë me të riun dhe apelon: Hyrja në BE amanet i të parëve, do marrim 1 mld euro çdo vit
Kryesocialisti Edi Rama i shpjegoi të rinjve edhe përfitimet ekonomike që ka Shqipëria me anëtarësimin në BE.
Janë 1 mld euro investime ku 90% janë ndihmë pa të drejtë kthimi, që do merren çdo vit, ndërkohë që në të gjitha këto vite së bashku është përfituar në total 1 mld euro dhe ku 90% e tyre janë borxh me interesa, që duhen kthyer pas.
Kreu i mazhorancës e argumentoi me një vajzë të vogël që gjendej në takim dhe që nuk mund të votonte për shkak të moshës, por që ai e cilësoi si përfituese nga të rinjtë e rritur që votojnë dhe që janë kontribuuesit, duke e paralelizuar këtë histori me mënyrën se si funksion edhe familja e BE-së.
-
VIDEO
Vidhen votat e emigrantëve? Njeriu i Berishës ndan video me zarfet e fletëve të votimit! Media: U kallëzua në polici
Një veprimtar i Partisë Demokratike në Itali, Klodian Cami, është shfaqur në Facebook-un e tij në zotërim të një numri të konsiderueshëm zarfesh që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka nisur emigrantëve me fletët e votimit, për zgjedhjet e 11 Majit. Sipas gazetës TemA, “emigrantët shqiptarë e kanë denoncuar atë në policinë italiane."
-
VIDEO
Qytetarja parashtroi një problematikë për fëmijët me aftësi të kufizuara, Rama i 'tërheq' veshin Llatjas në Elbasan: Mos më shkel syrin, duhet ta kishe bërë pa...
Një qytetare, pjesëmarrëse në takimin që zhvilloi kryesocialisti Edi Rama në Elbasan, parashtroi edhe një problematikë në qendrën e fëmijëve me aftësi ndryshe në Elbasan. Rama i 'tërhoqi veshin' kryebashkiakut të qytetit Gledian Llatja, të cilit i kërkoi që të merren masa të menjëhershme.
-
VIDEO
Celibashi: Ata që publikojnë votën në rrjetet sociale po kryejnë një vepër penale! Jemi në komunikim të përditshëm me SPAK
Sipas Komisionerit janë konstatuar raste të shpërndarjes me vonesë të zarfave në Greqi, ku Celibashi ka bërë të ditur se KQZ ka kontaktuar kompaninë private të shpërndarjes për të pasur në vëmendje situatën.
-
VIDEO
Sot kërkon ta ‘heqë qafe’ për njëanshmëri, por 5 muaj më parë Berisha falënderonte publikisht gjyqtaren Davidhi që e liroi nga arresti shtëpiak
Sali Berisha përdori sot një tjetër taktikë për të shmangur një vendim nga GJKKO për kalimin për gjykim ose jo të dosjes Partizani, ku është marrë i pandehur bashkë me dhëndrin Jamarbër Malltezi.
Avokatët e Berishës kërkuan përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi me argumentin se është e njëanshme.
Por në fakt, vetëm 5 muaj më parë ishte vetë Sali Berisha ai që falënderonte publikisht gjyqtaren Flojera Davidhi, e cila e liroi nga arrest shtëpiak më 27 nëntor 2024.
-
VIDEO
Rama takim me të rinjtë në Belsh: Mos nënvlerësoni rëndësinë e votës, jeni faktor kryesor në procesin demokratik! Kapërceni 'zhgarravinat' e ekraneve dhe rrjeteve sociale
Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon këtë të enjte një takim me të rinj dhe të reja të Elbasanit.
-
VIDEO
Berisha nga Borshi: Rama pas çdo batute që bën fsheh një vjedhje, është një maskim për të hequr vëmendjen
Berisha është ndalur tek fushata e kryesocialistit Rama, duke thënë se batutat e tij, që të bëjnë për të qeshur, janë një mjet për të fshehur dhe maskuar situatën e rënduar të qytetarëve. Kryedemokrati tha se pas çdo batute Rama fsheh një vjedhje.
-
VIDEO
Sot kërkon ta ‘heqë qafe’ për njëanshmëri, por 5 muaj më parë Berisha falënderonte publikisht gjyqtaren Davidhi që e liroi nga arresti shtëpiak
Sali Berisha përdori sot një tjetër taktikë për të shmangur një vendim nga GJKKO për kalimin për gjykim ose jo të dosjes Partizani, ku është marrë i pandehur bashkë me dhëndrin Jamarbër Malltezi.