-
VIDEO
Rama nga Shkodra: Mua më thonë komunist, por vetë mbajnë në krahë bufin Sekretar Partie! Persekutoi dhe internoi njerëz, i shërbeu Partisë së Punës! Dikur ishim delja e zezë e Europës
Kryesocialisti Edi Rama solli në retrospektivë gjatë diskursit të tij elektoral para grave dhe vajzave në Shkodër, të kaluarën e rivalit të tij Sali Berisha.
Ai kujtoi detyrat si funksionar partie në kohën e komunizmit të kreut të PD-së, duke bërë analogji me akuzat që i hedhin Ramës këto ditë, si komunist.
Rama renditi edhe projektet dhe investimet për Shkodrën në këto vite nga qeveria, duke e nxjerrë nga rrënimi ku e kishte lënë PD-ja.
“Këta më thonë mua komunist dhe mbajnë vetë në krahë bufin sekretar partie, që ka persekutuar dhe internuar njerëz, i ka shërbyer edhe Partisë së Punës! Ku e la Shkodrën, në prapambetje. Tani Shkodra është ndryshe, ajo që bëmë ne për Shkodrën, nuk e di për ata burrat demokratë të PD-së këtu se çfarë mendojnë, teksa gjysmat e burrave këtu i kemi me ne. Vjet Shkodra buburronte nga turistët që vinin nga të gjitha anët, e vizitonin dhe madje ka realizuar të ardhurat më të mëdha në të gjithë historinë e vetë vitin e shkuar, me transformimin dhe turizmin e saj. Kurse jashtë Shkodrës kemi shumë për të thënë, ku akset ose janë të ndërtuara ose në ndërtim e sipër, e që unë e quaj kryeqendra e veriut të Shqipërisë. Ata e lanë Shkodrën dhe qytetet e qarkut të saj në rrënim, kurse tani ata që i kanë lënë këto zona mund të kthehen te oxhaku i gjyshërve”, tha ai.
-
VIDEO
Rama në Shkodër: Para se të fitonim bashkinë më vinte t’ju ulesha në gjunjë për t’ju kërkuar besimin! Fitoja kudo, humbja këtu
Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim masiv me gra dhe vajza në Shkodër, ku theksoi mirënjohjen për besimin që votuesit e kryeqytetit të veriut të Shqipërisë i dhanë Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale të vitit 2023.
“Faleminderit jush dhe falë shumicës qytetarëve të Shkodrës unë s’jam më në pozitën që të vij këtu si shumë herë, gati-gati t’ju ulem në gjunjë e me ju lut shkodranëve: “Aman ma besoni këtë punë që t’ju tregoj çfarë di të bëj, pastaj gjykoni vetë.” Sa herë ia besuat kënetës, zhyty më thellë dhe votoni më shumë për kënetën. Deshi Zoti i Madh, falë jush, prapë e them, e di që ka qenë një konspiracion i juaji që iu bëtë burrave: “Hajde të shkojmë të provojmë këtë rrugë tjetër.” Ne sot kemi mundësi t’u themi të gjithëve që vetëm në 2 vjet ne kemi bërë për Shkodrën sa nuk është bërë në të gjitha vitet e mëparshme të marra së bashku. Madje akoma më keq për ata, se në 2 vjet ne kemi ndërtuar sa kemi mundur, po s’kemi bërë asnjë dëm, ndërsa në vitet e mëparshme ata kanë ndërtuar hiç gjë dhe kanë bërë vetëm dëme”,-tha Rama.
-
VIDEO
Rama mes të rinjve shkodranë: Mes energjisë së rinisë dhe votuesve për herë të parë!
Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë shkodranë, pak minuta pas fjalimit që mbajti në pallatin e sportit para grave dhe vajzave të qarkut.
-
VIDEO
Mziu ‘përsëritës’ dhune, si bëri bëri thirrje në 2021 për vrasje si në Elbasan
Shqiptarja.com iu kthen në vëmendje këtë deklaratë të Mziut gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 2021, kur shokoi me deklaratën e tij, kur bëri thirrje për vrasje pas asaj të Pjerin Xhuvanit në Elbasan.
-
VIDEO
'Neomalësorja' hap fjalimet e kandidatëve: Nuk na ndal kush, më 11 maj ta çojmë Shkodrën në dyert e BE-së! Fitoren do e vulosim ne, gratë dhe vajzat
Një nga kandidatet që mbajti fjalimin hapës në Shkodër ishte edhe “Neomalësorja”, Marjana Koçeku.
Kryebashkiaku Beci e prezantoi atë të parën, teksa ndezi sallën e pallatit të sportit me ngjitjen e saj në yllin-podium.
Fjala e "Neomalësores" Marjana Koçeku:
“T’i çojmë tan ata flamujt kuqezi e një duartrokitje të mëdhe. Mbramja e mirë tanave e ndihem e nderuar para tanëve, vajzave, grave dhe çikave të nderume. Mes jush që jeni shtylla kurrizore e shoqnisë tonë, jo vetëm shkodranëve, por krejt shqiptarëve. Të edukume, kreative dhe të jashtëzakonshme me atë që bëni në jetën tuaj, punën tuaj dhe familjen tuaj.
Ne jena ato që rrisim familje, që edukojmë breza, ato zhvillojnë dhe arsimojnë, e nuk duhet të ndalena. Tash ku jemi sot, më 11 maj, ta çojmë Shkodrën një hap më tej, për me çue Shkodrën e Shqipërisë në derën e madhe të BE-së. Dhe këtu duhet forca jonë, sidomos grave e vajzave, e në veçanti qytetit tonë të zemrës, Shkodrës.
Në këto zgjedhje kena me qenë ne, për me vulos fitoren jo vetëm të PS-së, por edhe të Shkodrës tonë që është në zhvillim.
E kena me ec në hapat e paraardhësve tanë që kanë dhënë shumë për këtë qytet.
Sot, unë po ju pys:
A ka kush me na ndalue? Askush!”
-
VIDEO
Rama pritet me këngë shkodrane nga gratë dhe vajzat e qytetit: Mes interesit dhe hallit të një njeriu të vetëm, apo me BE-në! Me Shqipërinë në Europë, apo me bufin e kënetës në gropë
Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e qarkut të Shkodrës, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe turit elektoral
-
VIDEO
'S'më del e keqja pa hequr inspektorët nga dyert e biznesit', Rama në Shkodër: Më shkruajti pronarja e një pastiçerie, thuaji të ikin se po mbarojnë akulloren
Gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të bizneseve të vogla në Shkodër, Rama theksoi se me anë të teknologjisë do largohen inspektorët tatimorë nga dyert e bizneseve.
Kryeministri rrëfeu edhe historinë e një zonjë pronare të një pastiçerie në Durrës, të cilës inspektorët tatimorë i mbaruan akulloren.
'Nuk më del e keqja pa u larguar hija e inspektorëve në dyert e biznesit. Ka rënë shumë. E imagjinoj, njeriu shkon në dyqan të vet, ka 100 mijë kumrie në kokë dhe ankthi i të jetuarit me konkurrencë dhe vetëm kur të vjen njëri që nuk ka lidhje me hallet e tuaja, të thotë tani të shohim një çikë.
Tani me teknologjinë do lehtësohemi shumë në këtë aspekt. Më kujtohet një skenë me një grup inspektorësh kuisin shkuar në një pasitçeri. Më shkruan ajo zonja aty, kryeministër a mund të më ndihmosh që këta inspektorët të largohen se po mbarojnë akulloren. I çova një ikonë me të qeshur. Më çoi një video, 4 veta në tavolinë në pastiçeri, po kishin një tas të madh me akullore, e hanin nga tasi. Njëri kishte dhe letrat e biznesit. Hanin nga tasi dhe i fliste për shifrat. Pa i hequr këta nga akullorja', tha ai.
-
VIDEO
Rama në Shkodër, prezantohet projekti i shkollës ‘Ismail Qemali’: E krijuar pak muaj pas shpalljes së Pavarësisë, gur themeli i historisë së arsimit
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, po vijon turin e tij elektoral në Shkodër, në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit
-
VIDEO
‘Të vegjlit’ për të shembur dominimin PD-PS, ‘Djathtas për Zhvillim’ tur në Tiranë! Shehi: Nga 11 maji jo pa mandat deputeti! Alibeaj: Kryeministër as Rama as Berisha
“Djathtas për Zhvillim” zhvilloi një tur me takime në zonën e ish tregut elektrik në Tiranë. Report Tv ndoqi nga afër këto takime, ndërsa 2 figurat kryesore të koalicionit Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj treguan objektivat e këtyre zgjedhjeve.
-
VIDEO
Sali Berisha: Ilir Vrenozi ‘star’ i fushatës sonë, e dërrmoi Ramën
Për kryetarin e Partisë demokratike, Sali Berisha, fushata e tij për zgjedhjet e 11 majit, e ka një yll: militantin Ilir Vrenozi, i cili nga një takim në Korçë ofendoi edhe kryeministrin Edi Rama. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se Vrenozi nuk shitet, ndërsa shtoi se ai e dërrmoi Ramën.
“Basha u vu në funksion njëlloj si brava me çelësin, kurse Ilir Vrenozi ishte epik. Ai zhvilloi një betejë si Davidi me Golian. E kllaposi Ramën. E dërrmoi. Mos e pyet. Nuk ka marrë kush përgjigje publike më të trishtë, po të them të vërtetën më poshtëruese.
Se shkon me atë mentalitetin anadollak se do e blej atë. Kur kam blerë ata, do e blej edhe këtë unë. Ai dha një përgjigje.... po kujt t’i japësh se duhet të kesh turp që të turpërohesh. Ky nuk ka turp. Megjithatë Vrenozi është stari i kësaj fushate sepse Vrenozi përfaqëson qytetarin me hallet e tij, por që nuk shitet. Imagjino ti se çfarë oferte do i bënte Rama atij sikur t’i shkonte në podcastin e tij. Kështu që Vrenozi është stari i kësaj fushate. E përgëzova në Korçë, e përgëzoj prapë. Por Ramën e poshtëroj, për aq sa e ndjen Rama poshtërimin”, tha Berisha.
Vrenozi është një personazh që mori vëmendje gjatë periudhës së fushatës, pas lajmeve se kryeministri Rama donte t'ua ‘rrëmbente’ demokratëve, por më pas u shfaq në takimin e Berishës në Korçë. Në fakt, Vrenozi vetëm një muaj në një video shante Berishën për listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit.
-
VIDEO
Rama nga Shkodra: Taksa zero për biznesin e vogël deri në 2029, nuk prekim tavanin! Synojmë të sjellim edhe industrinë ushtarake në zonë
Kryetari i PS Edi Rama, gjatë takimit me sipërmarrësit e vegjël në Shkodër, se synojnë që të sjellin edhe industrinë ushtarake në zonë. Rama theksoi gjithashtu se deri në 2029 biznesi i vogël nuk do të paguajë taksa. Ai u shpreh se janë rreth 700 milionë euro që i janë lënë biznesit të vogël dhe nuk i janë marrë në arkën e shtetit.
“Sot vlera e pronës në Shkodër është më e lartë sesa ditën kur Beneti u bë kryetar bashkie po kjo lidhet me këto ndërhyrje dhe me perspektivën dhe sensin e të nesërmes ku ti nuk jeton mes plehrave, në zymtinë e përgjithshme siç ishte Shkodra dhe kur sheh gjëra që marrin jetë e ndryshojnë. Dhe tjetra që është interesante është rritja e volumit të kërkesave për ndërtim në Shkodër. Ishte një periudhë që ndërtimi në Shkodër ‘mbaroi’. Sot ne kemi edhe në Këshillin Kombëtar kërkesa për ndërtim, që do të thotë se tregu ka filluar të lëvizë pa llogaritur Velipojën. Flas për qytetin. Në Velipojë janë një sërë kërkesash shumë ambicioze për të kaluar në një nivel tjetër të turizmit me 5 yje.
-
VIDEO
Berisha me studentët e mjekësisë: Do anulojmë ligjin që iu detyron të punoni në Shqipëri pas studimeve! Universitet tjetër mjekësie, dyfishojmë buxhetin e Shëndetësisë
Nga një takim me studentët të mjekësisë, kryetari i Partisë demokratike, Sali Berisha u premtoi atyre se nëse vjen në pushtet, gjëja e parë që do të bëjë do jetë anulimi i ligjit që i detyron të punojnë 3 vite në Shqipëri, ose në të kundërt duhet të paguajnë vetë studimet.