-
VIDEO
Berisha po përgatitet për humbjen dhe kontestimin e zgjedhjeve? Pyetja për dështimin e tyre, që mori më shumë duartrokitje sesa thirrjet për fitore! Ja si iu përgjigj miku i tij Brok
Lakimi i skenarit të humbjes dhe kontestimit të zgjedhjeve u shfaq sot gjatë takimit që Berisha mbajti në konferencën me "CDI-Women”, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga politikanët e partive të djathta europiane dhe nga disa vende të tjera të botës, që ai i kishte ftuar.
-
VIDEO
Berisha: Paqja fiskale e Ramës, parajsë për botën e krimit! E ftoj në debat bashkë me socialistët
Këtë të shtunë kryedemokrati Berisha i vijoi takimet me gratë dhe njësinë nr.11 të Tiranës, ku nuk la pa sulmuar kundërshtarin e tij politik. Edi Ramën e akuzoi për një fushatë banale dhe se paqja fiskale e propozuar prej tij, favorizon botën e krimit.
-
VIDEO
Shqipëria e Kosova pjesë e ceremonisë së lamtumirës për Papa Françeskun! Begaj krah Mattarellas dhe Steinmeier, Osmani shtrëngon duart me Trump
Edhe Shqipëria e Kosova u përfaqësuan në Vatikan në ceremoninë mortore për Papa Françeskun. Pjesë të 160 delegacioneve në Sheshin Shën Pjetër në Vatikan ishin edhe ato me Presidentin Begaj dhe atë të Kosovës Osmani. Shqipëria dha edhe një herë mesazhin e fortë të bashkëjetesës fetarë duke u prezantuar në Vatikan me krerët e 4 besimeve kryesore fetare në vend.
-
VIDEO
Luca lutet në xhami për fitoren e kandidates socialiste Edlira Dyrmishi më 11 maj: Do përfaqësojë në parlament shpirtin dhe logjikën e pastër të besimit të vërtetë
Biznesmeni Gjergj Luca ka ndarë në rrjetet sociale një video nga xhamia e Kalasë së Elbasanit, më anë të cilës përshëndet hoxhën Ahmed Kalaja duke treguar njëkohësisht se është lutur për fitoren më 11 maj të Edlira Dyrmishaj, kandidates për deputete të Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, që me profesion është psikologe.
-
VIDEO
Asnjë respekt për ditën e zisë për Papa Françeskun, minuta e heshtjes në takimin e Berishës nis me sharje
Sali Berisha vijoi sot takimet elektorale, ndonëse qeveria kishte shpallur të shtunën ditë zie kombëtare në nderim të Papa Françeskut. Gjatë takimeve, në nder të Papa Françeskut, PD e Berishës mbajti 1 minutë heshtje, por në fakt nuk treguan aspak respekt për ditën e zisë.
Takimi në degën numër 1 në Tiranë, nuk nisi direkt me një minutë heshtje, por fillimisht me thirrjet e militantëve “Rama ik”, “Rama ik”. Më pas një vajzë e re hapi takimin, duke folur shkurt për vjedhjet dhe patronazhimin e qeverisë Rama. Dhe pas akuzave dhe sharjeve, mbajtën edhe 1 minutë heshtje për Papa Françeskun, i cili u përcoll sot në banesën e fundit.
-
VIDEO
‘Siç iu shtyp koka Sorrosit më 5 nëntor, do i shtypet Ramës më 11 maj!’ Berisha paralajmëron kryeministrin: Bën batuta dhe skeçe të turpshme për gra e burra
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në fjalimin e tij në Kavajë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, premtoi mbështetje për fermerët, bujqit, të rinjtë, programe shkollimi dhe strehimi, si dhe kredi të buta.
Ai nënvizoi se qeverisja e Edi ramës në 12 vite nuk regjistron asnjë rekord pozitiv, por vetëm dështime, të cilat sipas Berishës, përpiqet t’i mbulojë me “batuta dhe skeçe të turpshme për gra kundër burrave dhe burra kundër grave”.
“Mesatarja do hiqet, dyert e universiteteve do hapen. Të rinjtë do punësohen, rrogat do rriten, një çati për çdo çift të ri, grant 30 mijë euro për kredi strehimi. Do i kthejmë nga emigracioni, 5 vjet pa taksa për bizneset, start-upet do mbështetën, është programi ynë. Fermerët do njohin pesëfishimin e subvencioneve për ta. Për çdo fidan, kokë bagëti, do marrin shumfishin e subvencionit. Narkodiktator më të pashpirt se Edi Rama nu ka pasur, edhe pse ka pasur diktaturë më parë. Ka një forcë të caktuar, lokomotivë e integrimeve europiane të Shqipërisë në Europë dhe ky ëhstë vetëm koalicioni ynë, koalicioni i fitores, koalicioni madhështor”, u shpreh kreu i selisë blu, duke thënë se vetëm PD e integron Shqipërinë në BE.
-
VIDEO
PD prezanton kandidatët në Kavajë, Elmar Brook kërkon nga podiumi shans të tretë për mikun e tij: Ta heqim Ramën! Berisha: Më 11 maj ia shtypim kokën dhe bishtin Edit
Partia Demokratike dhe aleatët e saj prezantuan sot në Kavajë kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sali Berisha s'i mblodhi mbështetësit në shesh të hapur, por në një rrugicë. Këtë herë PD kishte thirrur për fjalime edhe disa përfaqësues partive simotra të PPE, deri dhe nga Venezuela. Mes tyre dhe i përhershmi Brook, që tha se "Berisha e ka çuar përpara Shqipërinë"
-
VIDEO
'Nëse është me bufin dhe kënetën, përcilleni...!‘ Rama porosi vajzave mes batutave: Nëse keni simpatizant demokrat me mend, rasti ideal për ta vënë në provë! Të votojë për BE, ose...
Kryesocialisti Edi Rama pati një tjetër moment pikant me të rinjtë e Shkodrës në fund të fjalës së tij gjatë takimit.
Ai përsëriti porosinë për vajzat e reja që nëse kishin ndonjë simpatizant demokratë, ishte rasti më ideal për ta vënë në provë nëse është me BE-në apo me bufin e kënetës.
Teksa bëri batuta politike dhe shkaktoi të qeshura, kreu i socialistëve kujtoi se jo që ta kthenin simpatizantin e tyre në socialist, ta linin demokrat, por prova e 11 majit ishte që të votohej për Shqipërinë, BE-në dhe jo për kënetën.
“Me një porosi për gocat këtu që cilëndo prej tyre që kanë ndonjë simpatizantë demokrat, ndodh, ju ka ardh në dorë, rasti ideal për ta vu në provë simpatizantin, se sa mend ka.
Jo për ta bërë socialist, absolutisht jo, demokratët le të rrinë demokratë, por me Shqipërinë, me BE-në në Europë, apo me bufin e kënetës në gropë?! Nëqoftëse ai thotë unë jam me bufin e kënetës, është koha për ta përcjellë dhe për të parë majtas (bën me dorë shenjën e përcjelljes). Faleminderit!”, tha Rama.
-
VIDEO
Momenti pikant dhe batutat me të rinjtë, Rama prezanton deputeten më të re në Shkodër: Prapë se more vesh moshën time...!
Gjatë fjalës së tij në Shkodër, kryesocialisti Edi rama pati edhe një moment pikat dhe gazmor teksa prezantoi deputeten më të re të qarkut Shkodër, Kejsi Spahija.
Kreu i mazhorancës kujtoi se jo vetëm në Shkodër, por edhe në të gjithë Shqipërinë, PS ka evndosur gjysmën e kandidatëve gra dhe vajza të reja dhe të rinj.
Ai e ftoi në podium për të mbajtur një fjalim të shkurtër, teksa nuk munguan edhe batutat, ku kandidatja me humor e të qeshura i tha se ende s’ia kishte mësuar moshën.
-
VIDEO
Berisha: Në 100 ditët e para vendosim minimumin jetik prej 200 eurosh, i japim një frymëmarrje të re Shqipërisë
Nga njësia 4 në Tiranë kreu i PD Sali Berisha, u shpreh se në 100 ditët e para do të vendoset minimumi jetik prej 200 euro, nëse Partia Demokratike vjen në pushtet.
Ai tha se me këtë shumë i jepet një frymëmarrje të re Shqipërisë.
-
VIDEO
Berisha: Arsimi dhe shëndetësia kanë degraduar, fondet për këto dy fusha janë vjedhur nga qeveria! Do dyfishojmë rrogat e infermierëve dhe mjekëve
Kreu i PD Sali Berisha nga njësia 4 në Tiranë u ndal edhe tek shëndetësia dh arsimi. Ai tha se këto dy fusha kanë degraduar, ndërsa fondet janë vjedhur nga qeveria.
-
VIDEO
Berisha prezanton programin në njësinë 4 në Tiranë: Regjimi i Ramës vetëm ka vjedhur taksat tuaja, ne do u rikthejmë paratë
Nga takimi në degën nr.4 në Tiranë ku bëri prezantimin e programit të qeverisjes 'PD-Shqipëria Madhështore', kreu i PD Sali Berisha, hodhi akuza ndaj qeverisë.