-
VIDEO
Berisha miting krah Belerit në Himarë, Kulluri: S’mund të jeni patriotë me kandidatë borxh nga ata që duan të 'kafshojnë' jugun e Shqipërisë
Kandidati për deputet i koalicionit “Djathtas për Zhvillim” për Qarkun Vlorë, Edvin Kulluri, ka reaguar lidhur me mitingun e Sali Berishës këtë të enjte në Himarë, ku u shfaq krah eurodeputetit Fredi Beleri dhe Petro Gjikurisë.
-
VIDEO
Berisha: Rama kalon si hokatar nga një qytet në tjetrin, kërkon që me batuta të mbulojë dramën e Shqipërisë!
Sali Berisha iu rikthye edhe akuzave ndaj qeverisë “Rama” për abuzime ekonomike.
Ai kujtoi tendera dhe investime të zhvatura nga buxheti i shtetit, duke pasuruar një grup njerëzish dhe varfëruar shqiptarët.
Madje Berisha nënvizoi se edhe fjalimet e tij me batuta janë të qëllimta për të hequr vëmendjen e qytetarëve nga problematikat që ka vendi.
-
VIDEO
Berisha: Rinia ka ikur dhe vendi është shkretuar! Programe për rikthimin e të rinjve në atdhe, rritje e tavanit të biznesit dhe ulje çmimesh
Kreu i PD-së, Sali Berisha, akuzoi qeverinë socialiste për shkretimin e vendit nga rinia, duke u shprehur se në programin elektoral parashikohen ndihma financiare për biznese, strehim, rroga, trajnime dhe studime për këtë kategori, me qëllim që të kthehen në Shqipëri, të jetojnë dhe punojnë këtu.
Berisha iu rikthye përsëri ngritjes së tavanit, atij të biznesit, nga 140 në 180 mijë euro të xhiros dhe rritjes së rrogave.
“Një vend pa rini është shkretëtirë, pa të ardhme. Nëse ka një vend pa rini është Shqipëria e këtyre ditëve. Pak ditë më parë OKB njoftoi se Shqipëria do ketë lindshmërinë më të ulët në botë, pse? Për shkak të largimit të të rinjve. Le të ikin thotë Rama, janë dembelë! Do ketë bursa 200 euro për studentët. Do paguhet shpenzim për trajnimin profesional të të rinjve. Për çdo të ri që martohet, bëhet çift, do ketë grant 30 mijë euro për shtëpi. Do bëjmë gjithçka që të sjellim kombin në moshën e rinisë. Fëmija i tretë do ketë financim nga 1-23 vjeç nga qeveria, fëmija i parë 60 euro dhe i dyti 70 euro ndihmë nga shteti. Do bëjmë gjithçka për strehimin, financim të bizneseve të tyre, 5 vite pa taksa, do i bëjmë të rinjtë të rikthehen në Sarandë. Kombi duhet të kthehet në rininë e vet, një komb pa rini është pa të ardhme. Parimi ynë është çdo shqiptar një mundësi. Do ulim barrën e bashkive, do e ulim në 1%, tavanet e biznesit do i ngremë nga 140 në 180 mijë euro të xhiros. Tarifa e ujit do përgjysmohet, edhe çmimi i energjisë do të ulet”, tha ai.
-
VIDEO
‘Ku është Beleri... a s’qenka këtu!’ Berisha merr në mbrojtje ish-kryebashkiakun dhe sulmon Ramën: Shkeli çdo ligj e Kushtetutë dhe e burgosi, i hoqi mandatin si horr
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga takimi elektoral në Sarandë, mori përsëri në mbrojtjen aleatin e tij Fredi Beleri, ish i dënuar për korrupsion gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2023 në Himarë kur u zgjodh kryebashkiak nga qelia, teksa akuzoi kryeministrin Edi Rama se e arrestoi dhe burgosi padrejtësisht.
-
VIDEO
Zhupa mesazh Ramës nga Saranda: Ne këtej nga anët tona kemi një shprehje kur duam të largojmë dikë ‘ik se do të jap një pesçe’! Edhe Rama ndaj ka pesën për tu larguar
Kandidatja e Partisë Demokratike për Sarandën, Ina Zhupa, ka folur ditën e sotme në takimin me demokratët e Sarandës, në kuadër të fushatës elektorale të 11 Majit. Zhupa tha se shqiptarët janë të kërcënuar nga shpopullimi dhe korrupsioni.
-
VIDEO
Dosja ‘Partizani’, përpjekjet e Berishës për t’i shpëtuar gjykimit, Doçi: Shpreson të fitojë më 11 maj dhe t’i bëjë presion drejtësisë! Gjyqtarja Davidhi ishte ajo që i hoqi ‘arrestin në shtëpi’
Gazetari Doçi tha kreu i Partisë Demokratike ka si synim të shtyjë vendimarrjen pas 11 majit, me shpresën që do të rikthehet në pushtet dhe të ushtrojë presion mbi drejtësinë.
-
VIDEO
Rama takim me gratë e Elbasanit/ Kryesocialisti i drejtohet këngëtares: Merr dhe një këngë tjetër, se ne të tallavasë jemi, kurse ata dëgjojnë Betovenin me Vrenozin në krye
Kënga qëlloi të ishte e paplanifikuar sepse Rama iu afrua dhe ia kërkoi këngën e radhës si një mesazh ironik për PD-në.
-
VIDEO
Berisha prezanton kandidatët e koalicionit në Sarandë: Shqipëria po përjeton diktaturë të dytë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar sot turin elektoral për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun e Vlorës. Zbritja e radhës ka qenë qyteti i Sarandës dhe rrethinat, teksa koalicioni i ADSHM-së prezantoi kandidatët dhe programin elektoral
-
VIDEO
‘Mbase s’na e durojnë dot erën...!’ Rama këshillon demokratët: Mbyllni hundët dhe votoni për PS dhe BE-në! Pse t’i mbyllni? Që të mos ju duket parfum era e kënetës!
Kryeministri Edi Rama e mbylli fjalimin e tij në Gramsh me një batutë dhe këshillë për burrat demokratë.
Ai apeloi që të votohej për Shqipërinë europiane më 11 maj dhe jo për kënetën, që të mendonin për të mirat ekonomike dhe të fëmijëve, sesa për tifozllikun partiak.
“Atyre që janë demokratë u them, demokratit nga Sulova psh:
Jeta jua mund të marrë kuptim tjetër, nëse Shqipëria bëhet anëtare e BE dhe lagja apo fshati jot bëhet lagje dhe fshat i Europës. Për bujqit e fermerët kemi marrë 200 mln euro ndihmë deri tani në total, kurse me hyrjen në BE marrim 300 mln euro çdo vit dhe kështu Sulova psh., të marrë pjesën e saj nga kjo ndihmë. Prindërve u them se nuk e di sesi mund ta hedhin votën e tyre në kënetë e të mos mendojnë për të ardhmen e fëmijëve”, u shpreh ai.
Dhe teksa shpjegonte se ky është moment historik si i vitit 1990, sugjeroi me batutë që ndryshe nga tre dekada më parë, këtë herë të mbyllin hundët dhe të votojnë PS-në dhe BE-në dhe jo për kënetën, që “të mos ju duket era e saj si parfum”.
“Vetëm me ne dera e Europës nuk mbyllet. Shumë nga ne më 1990 votuan për PD-në sepse nuk kishte tjetër, shqiptarët votuan për mbylljen e një kapaku të vjetër dhe hapjen e një të riu, PD u gjend aty në kohën e duhur. Ndaj demokratët duhet të mbyllin hundën dhe të votojnë PS-në më 11 maj për Shqipërinë në BE. Pse ta mbyllin hundën? Mbase nuk na e durojnë dot erën! Por të paktën duke e mbyllur hundën, nuk do u duket parfum era e kënetës”, përfundoi ai.
-
VIDEO
Rama: Duke votuar për Shqipërinë në BE, garantoni reformën në drejtësi? Nëse ne s’e donim SPAK, pse ia dhamë ‘kodet e shtëpisë’? Bufi 80-vjeçar do që ta bëjë përsëri çorap vendin
Kryeministri Edi Rama tha se vetëm PS e arriti reformën në drejtësi dhe i dha shpatën SPAK-ut, atë prokurori që nuk e njihte kush deri më sot.
Ai u shpreh se shqiptarët për ta garantuar këtë reformë në drejtësi që bëri PS, duhet të japin votën më 11 maj për anëtarësimin në BE, sepse kështu as bufi dhe as këneta nuk e shkrijnë dot më.
Me pyetje retorike iu drejtua publikut se nëse qeveria e tij është hajdute, përse do ia jepte “kodet e shtëpisë” SPAK-ut?
Ai theksoi se Altin Dumanin e bëri mazhoranca të njohur, pasi prokuror ishte edhe në kohën e “bufit të kënetës” dhe nuk guxonte të thërriste për të pyetur pushtetarët e lartë, e jo më t’i arrestonte e çonte në gjykatë.
-
VIDEO
Fushata elektorale / Kandidatja e PD-së për Tiranën, Zhulali: Shqetësimi që dëgjoj më shumë është pasiguria për spitalet, ilaçet dhe ushqimin! Kjo kohë do guxim
Zhulali thotë se shqetësimet që ka dëgjuar më shumë në fushatë janë “pasiguria” dhe niveli i lartë i korrupsionit.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Elena Kocaqi: Qytetarët të votojnë kundër Ramës dhe Berishës, mbështesim SPAK dhe zgjatjen e mandatit! Kodheli: S'bëjmë koalicion paszgjedhor me asnjë parti
Kryetarja e ‘Aleanca Kombëtare Shqiptare’, Elena Kocaqi u shpreh se qytetarët duhet të votojnë kundër partive të vjetra, sepse me Berishën dhe me Ramën nuk ka ndryshim. Ajo u shpreh kundër një bashkëpunimi me partitë e reja.