-
VIDEO
Vilma Nushi paditi Albana Vokshin për shpifje, mbahet seanca e radhës në GJKKO! Paraqitet edhe deputetja e PD
Në GJKKO po mbahet seanca mes Vilma Nushi dhe deputetes së PD, Albana Vokshi e paditur për shpifje.
-
VIDEO
Rama: Nuk kam në burg asnjë anëtar të qeverisë prej shumë kohe! Dita e përballjes me drejtësinë s’erdhi nga qielli, e sollëm ne
Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjete sociale, iu përgjigj edhe një pyetjeje lidhur me zyrtarët e arrestuar të PS. Kreu i qeverisë tha se prej shumë kohësh asnjë anëtar i qeverisë nuk është në burg, ndërsa shtoi se edhe kur kjo ka ndodhur, këta persona s’kanë qenë anëtarë të qeverisë.
Më pas, Rama përmendi edhe problemet e Berishës me drejtësinë dhe të Ilir Metës, i ndodhur tashmë në burg, teksa tha se dita ku figura të larta politike po përballen me drejtësinë nuk erdhi nga qielli, por e solli PS.
“E para nuk rri tërë ditën se po të shikosh edhe postimet këtu, e arrin kollaj konkluzionin se tërë ditën merren me shumëçka tjetër. Por ama nëse prekesh se në ato pak minuta që merrem me bufin e Lulin tërhiqet vëmendja dhe nuk e di dmth, çfarë ideje të krijohet më vjen shumë keq. E dyta, kjo e gjysmës së qeverisë në burg është qesharake. Nuk kam në burg asnjë anëtar të qeverisë prej shumë kohe dhe në fakt po të shikosh të gjithë ata që janë marrë në hetim apo janë çuar në gjykim nuk kanë qenë anëtarë qeveria kur ka ndodhur. Kam 12 vjet këtu, nuk duhet të harroni se nëse juve ju erdhi dita të flisni për drejtësi, për ministra, për kryetar bashkish, për persona të lidhur me pushtetin politik por edhe për ish president dhe ish kryeministra, kjo nuk është ditë që erdhi nga qielli, por që e solli PS me mua në krye. Kjo është shprehja e vullnetit tonë absolut për të sjellë në Shqipëri atë që shqiptarët s’e kanë pasur kurrë barazinë para ligjit”, u shpreh Rama.
Xh.D/Shqiptarja.com
-
VIDEO
Rama: Më 12 maj bufi do jetë duke u shkrirë në lotët e kënetës, te kutitë e votimit do i dalë noc rroku
Kryesocialisti Edi Rama ironizoi Sali Berishën gjatë komunikimit me ndjekësit në rrjetet sociale, duke thënë se më 12 maj do jetë duke u shkrirë në lotët e kënetës, pasi kur të hapë kutitë e votimit do i dalë noc rroku.
“Më 12 maj bufi do jetë duke u shkrirë në lotët e kënetës për atë që do të ndodhë kur të fillojnë të hapen kutitë e të dalë noc rroku aty për bufin dhe të gjithë kua-kuatë”, tha Rama.
-
VIDEO
‘S’e ke më Kimeten dhe kokëkashtën Vlahutin, do luash basketboll te 313’, Rama-komentuesit: Ti demokrat i Fierit, bëhu gati të numëroni mirë votat atje
Gjatë bashkëbisedimit në ‘Sy m’sy’, një ndjekës iu drejtua duke thënë se duhet të bëhet gati të ‘luajë’ basketboll me shokët e tij te 313-ta ndërsa i përmendi edhe ish ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe ish ambasadoren e BE Romana Vlahutin.
“Rri se nuk ke më as Kimeten e Soros dhe as kokëkashtën Vlahutin, bëhu gati të luash basketboll me shkuadrën e tij te 313’, ishte komenti që kishte bërë një ndjekës.
Kryeministri iu drejtua duke thënë se me siguri është një demokrat nga Fieri që bashkë me të tjerë i shkojnë pas Berishës, ndërsa shtoi se ajo që duhet të bëjë është se duhet t’i numërojë mirë votat më 11 Maj.
“Ti vllai im demokrat i Fierit bashkë me të tjerët që i shkoni prapa bufit të kënetës bëhuni gati të numëroni pak votën në Fier. T’i numëroni mirë, një nga një me terezi.”
-
VIDEO
Berisha harroi datën e zgjedhjeve, Rama e ironizon me videon e një bufi: A dihet gjë ça u thotë këtyre shokëve?
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish Sali Berishën pasi ditën e djeshme, gjatë konferencës për mediat, harroi datën e zgjedhjeve më 11 Maj.
-
VIDEO
‘Kur është lënë vizita në SHBA’, Rama ‘debat’ me komentuesin: Ça halli ke ti, pse qenka lajm bombë! Kur të më ftojnë, do shkoj
Një ndjekës e ka pyetur kryeministrin Rama se kur do të zhvillojë vizitën në SHBA, ndërsa dikush tjetër më herët e pyeti nëse e kalon dot oqeanin. Rama tha se nuk ka asnjë shqetësim apo urgjencë, duke theksuar se vizita në SHBA për të takuar presidentin apo të tjerët.
Komentuesi: Na e thuaj lajmin bombë kur është lënë vizita në USA, apo e keni lënë pas zgjedhjeve.
Rama: Ca problemi ke ti, ca halli ke ti. Vizita në USA, kur të ftojë USA, nëse bëhet fjalë për të takuar presidentin apo të tjerët. Kur të më ftojë USA do bëhet vizita, nuk jam duke u shqetësuar, nuk shoh asnjë urgjencë, asnjë problem, asnjë hall. Ti ku e ke hallin, pse qenka një lajm bombë një vizitë në USA, ca janë këto bomba. Nuk e morët vesh akoma si funksionon kjo botë, si funksionojnë shtetet. Nuk e keni kuptuar akoma që jemi një vend mjaftueshmërisht i vogël për të kujdesur për veten, për të bërë sa më shumë punë, për të pasur sa më shumë rrugë të hapura. Lajmi bombë se kur do jetë vizita ime.
-
VIDEO
‘Në Kosovë kemi ndërruar 5 kryeministra, jeni bërë vend diktatorial...’, Rama-komentuesit: Gjermania të duket diktaturë ty?
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe një komentuesi nga Kosova, i cili i shkruante se atje janë ndërruar 5 kryeministra gjatë 12 viteve të fundit, dhe se Shqipëria është kthyer në një vend diktatorial.
“Ne në Kosovë i kemi ndërruar mbi 5 kryemininstra këto 12 vite të fundit, ju jeni bërë vend diktatorial me dakada të tëra një kryeministër’, i shkroi komentuesi.
‘E para, nuk janë dekada por 10 vjet. E dyta, të duket diktaturë Gjermania ty? Gjermania ka pas 2 kancelarë në katër mandate. Holanda për shembull diktaturë të duket që kryeministrin e vetë e kishte 4 mandate. Sot është sekretar i NATO-s. Po vendet e Evropës veriore, Suedia e Finlanda diktaturë të duken ty? Zgjedh populli i dashur Bardhyl, të tjerat janë dokrahina thotë At Gjergj Fishta”, tha Rama.
-
VIDEO
‘Altin Dumani s’erdhi nga hëna’, Rama: Në kohën e bufit vriteshin njerëz nga dritaret, Luli më këndonte himnin nga çadra se s’donte reformën në drejtësi
Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjete sociale, komentoi edhe drejtësinë. Kryeministri përmendi 21 Janarin, teksa tha se Sali Berisha që sot flet për drejtësinë, dikur lejonte nga zyra e kryeministrisë që të vriteshin njerëz. Rama sulmoi edhe Lulzim Bashën, duke thënë se këndonte “himnin” ditë për ditë nga çadra sepse nuk donte të votonte reformën në drejtësi.
-
VIDEO
‘Boll iu lutët Evropës se s’di ku është vetë’, Rama-komentuesit: Shprehje kafeneje, ne s’kemi asnjë rrugë tjetër përveç BE-së
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj një komentuesi që i tha se po i lutet BE.
“E para nuk besoj se e kem tepruar me asnjë premtim, ne ndajmë me njerëzit që prej fushatës së kaluar, objektivat e programit tonë qeverisës dhe besoj se i jemi përgjigjur objektivave shpesh në kohë, ndonjëherë me vonesë sipas rasteve dhe rrethanave që krijohen. Por çdo gjë që kemi thënë e kemi bërë dhe po e bëjmë. Kjo nuk diskutohet. Ndërsa sa i përket ‘Boll e lutët një Evropë që s’di ku është vetë’, është shprehje kafeneje se nuk kemi ne asnjë rrugë tjetër, destinacion tjetër dhe shpëtim tjetër nga historia jonë përveç BE. Kjo është këmbëngulje, jo lutje. “
-
VIDEO
Rama ironizon opozitën: Këtë herë do hanë shumë gola, do thonë na ‘çanë rrjetën’! Largimi i shqiptarëve? S’jetojmë më në bunkerin e Enver Hoxhës, tani kanë filluar të kthehen
“Kjo është propagandë sepse boll fakti në mënyrën më të pacipë, bufi e latifi dhe të tjerët i thonë pa pikë turpi njerëzve ikën 1 mln shqiptarë, ndërkohë që nga censuri i bërë, numërimi shpi më shpi, janë 2.4 mln sot që janë aktualisht këtu. Nëse kanë ikur 1 mln, nja 1.2 kishin ikur deri në kohën kur morëm detyrën, i bie të jemi 4.6 mln. Kështu që bëjeni mirë llogaritë. E dyta kanë ikur shqiptarët patjetër por në asnjë mënyrë nuk kanë ikur më shumë sesa çkanë ikur historikisht dhe gradualisht vit pas viti. E treta, nuk jetojmë më në bunkerin e Enver Hoxhës. Jemi të lirë të ikim e të vijmë. Shqiptarët kanë filluar të kthehen më shumë seç ktheheshin më përpara dhe do të vijnë më shumë kur të kenë të njëjtët standarte dhe paga si një mesatare po themi se nuk po diskutojmë këtu Gjermaninë dhe Francën që kanë pagat më të larta në Evropë por edhe taksat. Po diskutojmë nivelin e vendeve si Greqia dhe Kroacia, që jemi duke u afruar hap pas hapi. Po të bëheshin me magji se do të kishte dalë ndonjë magjistar. Të gjithë e kanë pasur njësoj këtë histori. “, u shpreh Rama.
-
VIDEO
500 euro në këmbim të votës për PD-në e Berishës, Rama: Këneta ka para, e keni parë sa e paguan 'latifin'! Mos e bëni këtë gabim, krim që ndëshkohet rëndë
Në bashkëbisedimin me komentuesit në rrjetet sociale, kryesocialisti Edi Rama komentoi edhe rastin e zbuluar në Lushnje, ku një 38-vjeçar u arrestua pasi premtonte 500 euro në këmbim të votës për PD-në e Sali Berishës. Ndjekësi i kërkoi Ramës live para për votën, ndërsa kryesocialisti u ndal tek rasti i Lushnjës, duke thënë se këneta ka dalë të japë para, ndërsa bëri thirrje që askush mos ta bëjë këtë krim se ndëshkohet rëndë.
“Jo vlla nuk kemi lekë për vota se kemi bërë më parë, nuk e bëjmë sot. Pashë që kishin dalë ca që jepnin lekë, nga këto paratë e kënetës. Se këneta ka shumë para. E keni parë sa e ka paguar latifin, ku i gjejnë xhanëm. E keni parë latifin. Kam parë se ka dalë këneta me para, se kishin kap një zhapik andej nga Lushnja që jepte para për votën, askush mos ta bëjë këtë gabim, se është krim që ndëshkohet rëndë, nuk ja vlen fare”, tha Rama.
-
VIDEO
‘Non Grata e Berishës një turp kombëtar’, Rama: Kjo historia që do hiqej në janar, shkurt, mars... ta shohim
Një turp kombëtar e ka quajtur kryeministri Rama non gratën e Sali Berishës nga SHBA, ndërsa me ironi komentoi edhe deklaratat e tij se do i hiqej në janar, shkurt, mars apo prill.
“Non gratën e kam konsideruar turp të madh kombëtar, për të gjithë Shqipërinë dhe për mua. Sikur të mos kishte ndodhur do kishte qenë 100 herë më mirë, për të gjithë bashkë. Por kjo historia që do hiqej në janar, shkurt, mars e prill, ta shohim. Mos më qani hallin mua”, tha Rama.