• VIDEO

    Manual për diasporën, si të votoni kur iu vjen zarfi: Fleta ‘blindohet’ në 3 zarfe, s’duhet asnjë shënim! Emigranti telefonon korrierin, e merr zarfin në banesë

    Është çështje ore që votuesit e parë në diasporë të kenë në dorë zarfin zgjedhor. Report TV ju sjell një material shpjegues se si duhet të veproni, që fleta juaj e votimit të mos dalë e pavlefshme. Duhet të keni kujdes që të mos bëni shënime as mbi zarfet e votimit.

  • VIDEO

    Tjetër hap drejt BE/ Sot hapet grupkapitulli për ‘Tregun e Brendshëm’, Costa: Progresi i Shqipërisë, inkurajues! Rama në Bruksel: Të mbyllim negociatat brenda 2027

    Pritet të mbahet sot Konferenca e Katërt Ndërqeveritare BE-Shqipëri, ku do të hapet grupkapitulli për tregun e brendshëm. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Rama. Fillimisht ai u ndal në Bruksel, ku në një deklaratë me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa, tha se Shqipëria është e përkushtuar të përmbushë të gjithë detyrat. 

    • VIDEO

      11 Maji/ ‘Fluturojnë’ fletët e para të votimit për diasporën në Greqi e Itali, votues të qarkut Berat e Dibër! Problem 17 zgjedhës në Rusi e Iran, nuk shkon posta

      Votuesit e Beratit dhe Dibrës do të jenë të parët në diasporë që do të marrin fletët e votimit duke u bërë kështu votuesit e hershëm pa pritur 11 majin. Në KQZ po punohet për paketimin e zarfeve për emigrantët, dhe deri më tani janë përgatitur pakot për 35 mijë zgjedhës, nga 245 mijë që është totali.

      • VIDEO

        Akuzat për bllokim të negociatave/ Rama i përgjigjet Berishës: Rrugës për në Luksemburg për të hapur një tjetër grupkapitull

        Teksa ndodhet rrugës për në Luksemburg, ku pritet të mbahet konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian për hapjen e një tjetër grupkapitulli, kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të Sali Berishës se Unioni evropian ka bllokuar negociatat me vendin tonë.

        • VIDEO

          Berisha harron edhe datën e zgjedhjeve...

          Kreu i PD-së, Sali Berisha, akuzoi drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, si dhe ish-kryepolicin Ardi Veliu, se janë autorët e manipulimit të rastit të Lushnjës, të ryshfetit 500 euro për blerjen e votës në favor të PD-së, ku u bë edhe një arrestim nga Policia.

          Ai e krahasoi në ngjashmëri me rastin e Fredi Belerit në Himarë, teksa e shoqëroi me të qeshura dhe ironi, duke paralajmëruar edhe dy “autorët” e manipulimit se pas 11 majit do “fluturojnë”, por në këtë moment pësoi edhe një boshllëk mendimi” pasi nuk po kujtonte dot datën e zgjedhjeve duke thënë (pas 11... pas 11).

          Berisha paralajmëroi se edhe personi që është përfshirë në manipulim, nëse i përket strukturave, do përjashtohet përjetësisht nga PD-ja.

          “Po të garantoj unë një më një se është si rasti i Belerit, e inskenuar nga Vlora Hysenaj dhe Ardi Veliu, kategoria e provokatorëve se do fluturojnë atje ku e meritojnë dhe pas datës 14, pas datës 11, pas, data, 11... (harron datën e zgjedhjeve) do përgjigjet para ligjit, nëse ai që eka bërë garantoj se do e përjashtoj nga PD-ja si të rekrutuar nga Ardi Veliu dhe Vlora Hysenaj”, tha ai mes të tjerash.

        • VIDEO

          Shqipëria hap negociatat për një tjetër grupkapitull, Berisha: Gjermania dhe Franca kanë shpallur ndalimin e zgjerimit! Sulmon drejtësinë, kundër zgjatjes së mandatit të SPAK

          Kryetari i Partisë Demokratike përfshiu sot edhe konsulentin e tij Chris LaCivita në projektin e shpallur të zhbërjes së reformës në drejtësi, me motivin që e cilësoi “depolitizimi i drejtësisë”, teksa shtoi edhe se BE-ja kishte ndaluar negociatat përkohësisht me Shqipërinë, pasi nuk po realizohen reformat

        • VIDEO

          Dumani: Krimi është bërë inovator, përdor strategji të sofistikuar! Transaksionet nuk bëhen direkt te zyrtarët, por humben gjurmët

          Kreu i SPAK tha sot se krimi i organizuar është bërë inovator dhe i sofistikuara, teksa edhe zyrtarët e korruptuar nuk i marrin më përfitimet në dorën e parë si dikur, por me mekanizma për humbjen e gjurmës së parasë.

          Dispozita ligjore ekziston, por duhet përforcuar që të mundësojë më shumë hetimin e thelluar dhe gjurmimin për të siguruar këto prova.

          “Krimi dhe subjektet e procedimeve penale, janë novatorë. Krimi sofistikohet. Të rralla janë rastet kur komunikimi është i drejtpërdrejtë mes atij që merr dhe atij që jep. Tani nuk ka më raste kur paraja përfundon direkt te xhepi i zyrtarit, por krijohen transaksione, njëri pas tjetrit, apo mes subjekteve të ndryshme të përfshira në këtë rrjet. Dhe transaksion pas transaksioni kjo para përfundon tek ai zyrtari shtetëror. Mekanizmat ligjorë ekzistojnë, por tani edhe krimi përdor këto skema për të humbur gjurmën e parasë, pra janë sofistikuar”, tha Dumani.

        • VIDEO

          Dumani: Kërkesat për ekstradim për personat që akuzohen për krim të organizuar duhet të jenë kompetencë e SPAK

          Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se është e nevojshme edhe pasja e këshilltarëve ligjorë. Ai kërkoi nga KLP, të cilin e konsideroi si “qeveria” e prokurorëve që të adresojë pranë Kuvendit këtë shqetësim të tyre.

          “Këtë problematikë e kemi adresuar edhe aty ku duhet, në Kuvendin, edhe në raportet e mëparshme. Është argumentuar nevoja e pasjes së këshilltarëve ligjorë. Por, duke konsideruar KLP si qeverinë e prokurorëve. ne menduam ta ngremë këtë problematikë edhe në këtë institucion. E dimë se cili është institucioni që mund të bëjë ndryshimet ligjore dhe i kemi adresuar dhe atje, por mendojmë se zëri ynë duhet të dëgjohet dhe nga KLP dhe si qeveria e prokurorëve  të përcjellë te insticuonet që kanë në kompetencë për të bërë ndryshimet e duhura ligjore siç është kuvendi i republikës.”, u shpreh Dumani.

          Sa i përket ekstradimeve, Dumani tha se kërkesa drejtuar autoriteteve të huaja për persona të lidhur me krimin e organizuar duhet të kalojë në kompetencë të SPAK.

          “Nisur edhe nga fakti që këta shtetas janë shqiptarë, akuzuar, hetuar apo dënuar për vepra penale që kanë të bëjë me krimin e organizuar, do ishte e përshtatshme që edhe ekstradimi i drejtuar autoriteteve të huaja të ishte në kompetencën e SPAK, por jemi të vetëdijshëm që ka nevojë për ndryshime në kodin penal që të bëhet e mundur kjo”, tha Dumani.

        • VIDEO

          Dumani: Duam që të dëgjohemi nga KLP për ndryshimet ligjore! Problem mungesa e këshilltarëve, institucionet nuk denoncojnë! Vlerësojmë rekomandimet e Kuvendit

          Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani kërkoi që KLP të dëgjonte institucionin në lidhje me ndryshimet ligjore që duheshin bërë, teksa theksloi se SPAK i ka marrë parasysh rekomandimet e Kuvendit.

          Ai nënvizoi problematikën e mungesës së këshilltarëve ligjorë në SPAK që ndihmojnë punën juridike dhe ligjore, por edhe ngarkesa që kanë. Dumani vuri gjithashtu në dukje edhe numrin e ulët të referimeve apo kallëzimeve nga institucionet në SPAK.

          “Mungojnë referimet nga institucionet për referimet, numër i vogël denoncimehs. Problem moseketradimet nga jashtë. Po punohet edhe për plotësimin e rekomandimeve të Kuvendit. Ka problematika me këshilltarët ligjorë dhe ngarkesën. Në lidhje me ndryshimet ligjore, kërkojmë vëmendje dhe që të dëgjohemi edhe nga KLP”.

        • VIDEO

          Dumani kritika Policisë: U përgjysmuan kallëzimet, qytetarët denoncuan më shumë! Vetëm 9,7% e personave të paraburgosur! 65,5 mln pasuri të sekuestruara

          Kreu i Prokurorisë së Posaçme ngriti përsëri sot kritika ndaj Policisë së Shtetit në lidhje me bashkëpunimin në kallëzimet për krimin e organizuar dhe korrupsionin, rreth çështjeve të kallëzuara.

          Ai tha gjatë raportimit në KLP se pothuajse janë përgjysmuar kallëzimet e Policisë së Shtetit në krahasim mes viteve 2023 dhe 2024. Madje sipas tij më shumë referime dhe kalëlzime kanë bërë qytetarët në krahasim me uniformat blu.

          “Ka rënie të numrin të kallëzimeve nga ana e Policisë së Shtetit, që janë referuar në SPAK. Nga 65 në 30 çështje, e krahasuar nga 2023 në 2024, kanë rënë denoncimet e policisë së shtetit. Në 2024 janë regjistruar 327procedime të reja. 2018 çështje të përfunduara me 18% rritje në krahasim me 2023. Ulje e nisjes së hetimeve për kallëzimet e nisjes së hetimeve nga Policia”, vuri në dukje kreu i SPAK.

        • VIDEO

          Sot konferenca e katërt ndërqeveritare, Rama nga Brukseli: Të përkushtuar të përmbushim të gjitha detyrat! Kosta: Në Maj do vizitoj personalisht vendet e Ballkanit Perëndimor

          Kryeministri Edi Rama dha një prononcim të shkurtër për mediat së bashku me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa, me të cilin u takua në Bruksel para se të udhëtojë për në Luksemburg për konferencën e katërt ndërqeveritare BE-Shqipëri për hapjen e një tjëtër grupkapitulli.

        • VIDEO

          Basha nga Selaniku: Kredi për banesë për 30 mijë çifte të reja dhe 20 mijë euro për fëmijën e tretë, pensioni minimal 250 euro, ai mesatar 450 euro

          Gjatë takimit me shqiptarët në Selanik, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, foli për disa nga pikat e programit për mbështetjen e familjeve të reja dhe pensionistëve. Ai tha se çdo vit 30 mijë çifte të reja do përfitojnë kredi të lehtësuara për banesë dhe bonuse për fëmijët, deri në 20 mijë euro për fëmijën e tretë.

        Për lajme të tjera kërkoni në arkiv