-
VIDEO
Rama: Historia e kënetës ka marrë fund, më shumë nxorri Big Brother kandidat në lista sesa Primaret
Kryeministri Edi Rama tha se historia e kënetës ka marrë fund dhe nuk mund të vijë kurrë në pushtet.
“Në asnjë ekran nuk e nxjerr dot kënetën jo përpara se nuk bën vaki, por as aq afër nesh sa të mund të flitet për një rikthim imagjinar të kënetës në krye të vendit. Ka ikur historia e kënetës, ka marrë fund. Është e mbyllur, është historia e trishtueshme e atyre që vazhdojnë e besojnë kënetën, e atyre njerëzve të kënetës që u futën me kokë më primare dhe më shumë nxorri Big Brother kandidat në listat e kënetës sesa nga Primaret, për të përfaqësuar kënetën e bufin.”, tha Rama
-
VIDEO
Akuzat e Berishës për negociatat dhe darkën zyrtare/ Rama ironizon: Bufi i kënetës me Dulen shkuan në PE, ua hapi derën Beleri
Kryeministri Edi Rama komentoi edhe akuzat e Sali Berishës se BE ka bllokuar negociatat dhe për darkën e anuluar në vitin 2022.
“Një popull i tërë simetrik me atë që kemi angazhuar ne këtej në administratë për t’u bërë negociatat. 1 mijë vetë që merren me të gjitha detajet si mund të gabojnë dhe të jenë të pagabueshëm ca qua qua qua që i ke përnatë në sallonet e berberhaneve televizive që rruajnë e qethin kë t’u dalë përpara. Jemi absolutisht në rrugën e duhur, kemi patjetër plot gjëra për të bërë akoma. Për këtë arsye po punojmë instensivisht, të meta olot sa të duash, por jo atë të meta që na i këndon këneta e qua qua qua. Më pas jemi spostuar në Luksembutrg ku zhvillohej dita e BE, sepse sipas traktatit janë tre herë në vit që BE spostohet në Luksemburg dhe ku kemi çelur një tjetë grupkapitujsht që siç e dëgjuat dhe ua thanë dhe ua rrokanisën kokën në kuadrin e bombardimit me gënjeshtrat e tyre nuk do të hapen më sepse ishte mbyllur dera përe Shqipërinë sepse mua s’më kishin dhënë as darkë se isha sjellë keq dhe sepse po prisnin tani bufin e kënetës. O zot, çfarë bëhet kështu. Po prisnin bufin e kënetës bashkë me qirje Dulen, se shkoi bashkë me të në PE që ua hapi derën qirje Beleri dhe u përmbys bota. Të tërë u ngritën në këmbë. O perëndi!", tha Rama.
-
VIDEO
‘Sy m’sy’, Rama nis bashkëbisedimin live me ndjekësit
Rama po iu përgjigjet pyetjeve që i kanë parashtruar ndjekësit në rrjete sociale.
-
VIDEO
Programet e partive politike, Gjokutaj: PD më pak investime në fusha më rëndësi! Çoçoli: 75% e premtimeve të PS të realizueshme!
Teksa u ndal tek programi i PD, Eduard Gjokutaj tha se në programin e PD parashikohen më pak investime tek arsimi dhe shëndetësia që janë fusha me rëndësi. Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli u shpreh se pasaporta europiane do të sjellë përfitim të shumta në ekonomi për Shqipërinë.
-
VIDEO
Hapen negociatat për ‘Tregun e Brendshëm’, Rama: Integrimi në BE zgjedhje ekzistenciale, ta mbyllim brenda 2030-ës! Kos: Shqipëria histori suksesi, vijoni me reformat
Është zhvilluar këtë të hënë konferenca e katërt ndërqeveritare BE-Shqipëri, ku u hap grupkapitulli i negociatave, “Tregu i Brendshëm”. Nga Luksemburgu, Rama se Shqipëria do të vazhdojë të angazhohet me përkushtim për mbylljen e negociatave me BE deri në 2027, duke punuar për mbylljen e grupkapitujve dhe kapitujve me një ritëm pune shumë të lartë.
-
VIDEO
Berisha nga Durrësi: Ka dy ditë që nuk fle dhe i vë nofka gjigandit LaCivita-s! World Disney është në mbështetjen tonë
Kryetari i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takimin elektoral në Durrës. Berisha ka thënë se Rama, sipas tij ka disa ditë pa gjumë dhe mundohet të prish figurën e Chris LaCivita, këshilltarit të fushatës së demokratëve.
-
VIDEO
Integrimi në BE, Rama: Synojmë që të gjithë grupkapitujt të jenë mbyllur brenda 2027, mirënjohës ndaj shteteve anëtare
Nga një konferencë të përbashkët për shtyp me Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerim dhe Radosłaë Sikorsi, Ministër i Punëve të Jashtme i Polonisë, kryeministri Rama se synimi është që brneda 2027 duhet që të mbyllen të gjitëh negociatat me grupkapitujt.
-
VIDEO
Ngjela për Report Tv: PS-PD s’i kanë votat kundër SPAK-ut, t’u zgjatet mandati! Berisha i dyshuar nga amerikanët, antishqiptar greko-serb! Me të ‘non grata’, PD s’vjen kurrë në pushtet
Ish-deputetit demokrat tha sot për ‘Studio Live’ në Report Tv, se duhej marrë në konsideratë edhe mundësia që PS dhe PD të bashkonin votat në këtë qëllim, nëse do i kundërviheshin Prokurorisë së Posaçme. Parashikimi i tij për zgjedhjet, fati penal dhe politik i Berishës, shit-blerja e votës pas rastit të goditur në Lushnjë dhe situata politike në Kosovë: Kurti s'e ka mbështetjen, do ketë përsëri zgjedhje
-
VIDEO
Zvarritja e ‘Partizanit’, Ngjela: Do kalojë në proces, ndryshe dështon Gjykata! LaCivita po paguhet sa ‘frengu pulën’! A e shpëton dot një amerikan normal Berishën nga ‘non grata’ në SHBA?
Avokati Spartak Ngjela tha sot për ‘Studio Live’ se taktikës së zvarritjes së seancës paraprake të aferës në dosjen ‘Partizani’, ku i pandehur është Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë, po u vjen fundi dhe do kalojë në proces.
-
VIDEO
Spahiu: Çudi por të njëjtët emigrantë marrin pjesë në çdo miting të partive të vjetra apo të reja
Juristi Kreshnik Spahiu, u ndal edhe tek vota e emigrantëve në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ku tha se PS ka epërsi ndaj partive të tjera. Ai tha se të njëjtët emigrantë marrin pjesë në çdo miting të partive të vjetra apo të reja.
-
VIDEO
Krimet zgjedhore/ Spahiu: Votat i blen partia që mund humbas dhe jo partia që ka të sigurt fitoren
Juristi Kreshnik Spahiu, teksa u ndal tek fushata elektorale, në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, tha se fushata këtë vit po bëhet në rrjetet sociale, dhe partitë nuk janë duke shpenzuar shumë para si në vitet e kaluara.
-
VIDEO
Basha në ‘Studio Live’: I jam bashkuar PS edhe sepse i hap dyert të rinjve, nuk mund të isha më pjesë e një farse! Pritja që më bënë, përtej pritshmërive që kisha
Ish-anëtari i Kryesisë së PL-së, Faik Basha la të kuptohej qartë se pas kaq shumë vitesh kontributi dhe duke parë listat e Partisë së Lirisë, nuk mund të ishte më pjesë e kësaj farse plitike, duke zgjedhur të afrohet me PS-në.