-
VIDEO
Bardhi në fshatrat e Roskovecit, fermerët: Nuk kemi treg, na i marrin produktet për 5 lekë
Bardhi deklaroi se me programin e Partisë Demokratike i jepet zgjidhje disa prej problemeve më të mprehta që ka sot fshati shqiptar dhe sidomos në këto zona ku për vite me radhë është aplikuar bujqësi intensive me prodhime që kanë shkuaredhe për eksport jashtë vendit.
-
VIDEO
Pas Llallës, ‘sheikut’ Gjoni dhe Ndojës, Berishës i bashkohet edhe Arben Sefgjini! Ish-drejtori i SHISH u akuzua për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës
Një tjetër figurë e lakuar për krime në krahun Sali Berishës, për ta risjellë në pushtet për herë të tretë. Arben Sefgjini, që ish-kryeministri e mbrojti që të mos burgosej kur ishte Drejtor Tatimesh më 2008 dhe Drejtësia kërkonte izolimin në qeli, u pa sot në sallën e Pallatit të Kongreseve. Si shpëtoi me procedura, e zvarritje, deri te amnistia dhe pafajësia, duke qenë në detyrë si zyrtar e firmosur nga shtëpia, edhe pse i pandehur
-
VIDEO
Zgjedhjet/ ‘Shqipëria Bëhet’ nis fushatën zyrtarisht nga Vlora, Shabani: Rrjeti i merimangës mban peng vendin! Lapaj: Atyre me xhetona u themi se nuk ndalemi
Në fjalën e tyre, para mbështetësve të pranishëm në shesh, Shabani dhe Lapaj shpalosën programin elektoral, ku ngritën shqetësimet për gjendjen ekonomiko-sociale të vendit, skandalet e korrupsionit dhe premtuan rritje ekonomike, deri edhe Bankë Kombëtare Agrare për fermerët, bujqit dhe bizneset
-
VIDEO
Bardhi ironizon Ballukun me të rinjtë në Lushnje: Kërcejmë, por jo nga belaja!
Duket se reagimi ironizon Belinda Ballukun e cila u shfaq duke kërcyer sot në Tiranë në hapjen e fushatës.
-
VIDEO
Berisha akuzon Ramën për programin: Kopja mbetet kopje, sot sheshin e kishte bosh! (por vetë s'e mbushi dot sallën as me LaCivita)
Sali Berisha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për abuzimet në 12 vite, teksa lëshoi premtime elektorale nga një sallë pjesërisht e boshatisur dhe që nuk e mbushi dot as me LaCivita.
-
VIDEO
Berisha nuk mbush sallën as me LaCivita
Sali Berisha po prezanton programin e Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve. Në takim është edhe i “shumëprituri”, këshilltari amerikan Chris LaCivita. Por, as me ardhjen e tij nga Amerika, Berisha nuk e ka mbushur sallën dhe në këtë pamje shihet qartë që një pjesë e sallës është bosh.
-
VIDEO
PD prezanton programin, LaCivita: Konservator si i Trump e Reagan! Rama një dështim që fshihet pas hijes së vetë
Dhe hapi fushatën elektorale, kurse sot PD mblodhi Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Kongreseve për programin. Një pjesë e sallës e boshatisur. Sulmon me spot kryeministrin, duke e quajtur mik të Sorrosit, armikut të madh të Trump. Sot Berisha u shoqërua me hitin 'Bubullima', nga AC/DC
-
VIDEO
Rama: Skënderbeu profeti ynë, Europa fati ynë
-
VIDEO
PS hap fushatën nën ‘shenjën’ e BE-së, Rama kërkon votën përtej të majtës: Të mos humbasim takimin me historinë për mustaqet e Gjuzit! Drejtësinë s'e lëmë në dorë të bufit, solli një ‘latif’ nga SHBA
Më mijëra socialistë, Edi Rama hapi fushatën në një mënyrë të veçantë me 12 qarqet që parakaluan në sheshin “Skëndërbej”, ndërsa në fjalën e tij, kryecosialisti fokusin e vendosi tek integrimi në BE. Kryeministri tha në nisje të fjalës së tij se kemi 30 ditë përpara për të ndryshuar rrjedhën e historisë dhe për t’u lidhur dorë për dore për të ulur zonjën Shqipëri në sallën e BE. Ironizon Berishën dhe LaCivita.
-
VIDEO
Rama në çeljen e fushatës: Përshëndes Zamirën që u bashkua me ne për mos të hyrë në rolin e miut! Vlora është ajo që ndjen erën e historisë
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme, gjatë çeljes së fushatës, ka sjellë në vëmendje sërish rastin e kandidates për deputete të Vlorës, Zamira Sina, e cila iu bashkua PS-së pas ikjes si anëtare aktive në PD. Rama tha se e falenderon kandidaten që, sipas tij, zgjodhi PS-në për mos u futur në rolin e ‘miut’.
"Historia jonë është gjë tjetër. Dua të përshëndes këtu Zamirën, dekanen e fakultetit të Vlorës, edhe si vlonjate që nuk e bënte dot rolin e miut, erdhi dhe u bashkua me ne duke përfaqësuar sot Vlorën në skuadrën tonë në 11 Maj. Erdhi jo vetëm po me shumë të rinj e të reja të FRPD të Vlorës, vlonjatë dhe ata, nuk mund të rrinin dot në radhë për t'u bërë minj. Shembulli i demokratëve të Vlorës është shembulli i Vlorës. Sepse Vlora është ajo që e ndjen në mënyrë të çuditshme erën e historisë."-tha Rama.
-
VIDEO
Rama tregon historinë e kenetes: Luli harroi që ishte një mi që u soll si ari
Kryeministri Edi Rama gjatë çeljes së fushatës në sheshin e ‘Skëndërbej’ është ndalur duke ironizuar opozitën, si një kundërpërgjigje ndaj videos së shpërndarë nga LaCivita me simbolin e miut.
Rama u shpreh se ‘bufi i kullufiti si minj’ ata që e kanë besuar më shumë sipas tij.
"Edhe për të duartrokitur asaj që s’thuhet në atë farë feje është vërtet të kesh lindur me këmishë. Se që bufi është bufi, kjo s’ka diskutim, kurse për miun ka shumë kandidatë, që nga Luli i shkretë, që harroi që ishte mi dhe u soll si ari, dhe deri tek ai i shkreti nga Kavaja, fituesi i primareve të Tiranës, që besoi te bufi si njëri dhe ai e kullufiti si një mi. Kjo është këneta dhe historia e saj."-tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Braktisni profetët e rremë që ofrojnë madhështira e barna popullore
Kryeministri Edi Rama e mbylli fjalën e tij me një thirrje drejtuar shqiptarëve që të besojnë për Shqipërinë në BE dhe të braktisin ata që ai i quajti si ‘profetët’ e rremë, që predikojnë madhështira qesharake.
“Do të meritojnë më në fund, dhe nuk e kanë merituar shumë e kanë marrë peng këtë vend dhe e kanë kthyer me sytë nga Azia, do të meritojnë ngaëzillimin e tyre që më bukur se kurdo tjetër shprehet me fjalët e pavdekshme të Gjergj Fishtës, si erdh turrej mendja e shqiptarit për të gëzuar lirinë jetike, trashëgim lanë atij prej të parit e sa u ba gjaku dhe sa rrena e tradhëtia, derisa dul Shqipëria më veti, s’i premtue kish perëndia. Më pas vjen fjalia rrënqethëse, të falesh Shqipëri, ti shpirtim tem dashuri. Besojini kësaj profecie shqiptare me bindjen, besojini këtij momenti ndryshe se është ndryshe jo për ne dhe as për ju, por për Shqipërinë tonë të përbashkët dhe bashkoni me shumicën tonë. Besojini Shqipërisë në BE. Braktisini profetët e rremë, qeniet qesharake që predikojnë madhështira qesharake apo ofrojnë barna popullore për hallet tuaja, të cilat duhet t’i zgjidhim vetëm së bashku për të qenë të lartësuar në historinë e Shqipërisë me Evropën dhe të Evropës me Shqipërinë. Sot është koha për këtë besim të lartë, besim shumë i lartë. Më shumë se kurrë sot është dita që Naimi e pa dhe u ngazëllye... Besojini se Shqipëria bëhet kur ne bijtë dhe bijat e saj t’ia vendosim në kokë kurorën me 12 yjet që flamuri evropian ia huazoi kurorës së zojës lart në qiell, nënë e pepelgrinëve që shpresojnë që si pajtore e Shqipërisë”, tha Rama.