-
VIDEO
LaCivita? Rama për Report Tv: Turist që shpenzon në Shqipëri, ‘magjia’ do përfundojnë me klithmat që na u vodhën zgjedhjet
Në një intervistë për Report Tv, kryesocialsiti Edi Rama komenton ardhjen e Chris LaCivita si këshilltar i PD, ndërsa thotë se e sheh thjesht si një turist, duke ngritur edhe pyetjen se ku i gjeti paratë Berisha për ta paguar. ‘Magjitë’ e LaCivita, Rama thotë për gazetarin Arbër Hitaj se do të përfundojnë me klithmat që na u vodhën zgjedhjet.
-
VIDEO
Deklarata e pazakontë e analistit Mërtiri: Shyqyr i erdhëm kësaj dite që SPAK po shkel të drejtat e Veliajt, prokuroritë e mëparshme i binin në qafë qytetarëve të thjeshtë
Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri bëri një deklaratë të pazakontë në emisionin e gazetarit Ylli Rakipi në MCN.
-
VIDEO
Akuzat se Proda s’zbatoi vendimin për kontroll te biznesi i Suel Çelës/ SPAK përgënjeshtron Këlliçin: Kemi pasur bashkëpunimin dhe mbështetjen e plotë të Policisë së Shtetit
SPAK i hodhi poshtë këto pretendimet të përfaqësuesit të PD-së, Belind Kelliçi, dhe u shpreh se ka pasur bashkëpunimin dhe mbështetjen e plotë të Policisë së Shtetit, si dhe të Drejtorisë së Policisë Vendore të Elbasanit.
-
VIDEO
Sondazhi i 'Piepoli' dhe Report Tv/ Spahiu: Berisha duhet japë dorëheqje në 12 Maj, nëse fiton më pak deputetë se Basha më 2021
Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu, analizoi në studion e ‘Frontline’, sondazhin e radhës së “Piepolit”, në bashkëpunim me Report Tv. Pse ka rënë besueshmëria e Berishës dhe tre faktorët
-
VIDEO
‘Zgjimi i Lulit’/ Rama: Ma këndoje himnin dy herë poshtë shtëpie o Lul, kur s’dola me ty në debat si mund të dal me një ‘buf kënete’
Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka postuar një video të Bashës që i drejtohet pse nuk del në debat me ‘bufin’, duke iu referuar Berishës, Rama i përgjigjet duke i thënë se ‘nuk mund të dal me bufin, kur në fakt nuk doli me atë vetë’.
-
VIDEO
Rama: Me anëtarësimin në BE mbyllim diskriminimin ndaj nesh! Me diasporën deri në 1 mln vota, në Durrës marrim mandatin e 9-të
Rama u ndal në Durrës me të rinjtë duke folur për rëndësinë e votës në 11 Maji. Kreu i qeverisë tha se shqiptarët nuk do të diskriminohen më si më parë, sipas tij. Në fund, kryeministri kërkoi, duke nënvizuar se në Durrës janë shumë afër mandatit të 9-të dhe, sipas tij, ekziston besimi për ta marrë.
-
VIDEO
Demalia: Saliu ‘non grata’, s’vjen dot në pushtet me Llallën e Gjonin! Rama mbi 70 deputetë! Petraj: Dikur Berisha rrinte me gërshërë në dorë, si rrobaqepës
‘Studio Live’ në Report Tv, të ftuarit e moderatorit Arbër Hitaj, analisti Ilir Demalia dhe avokati Edmond Petraj. A rikthehet dot Berisha dhe opozita në pushtet dhe si do funksionojë Task-Forca për krimet elektorale
-
VIDEO
Demalia: Kur ndodhi masakra e Peshkëpisë, Berisha qante në zyrë nga mllefi, tani me Belerin në krah! Ishte në grupin terrorist, të hetohet! Petraj: Dosja s’ekziston, u zhduk qëllimisht
Dosja e masakrës së Peshkëpisë duhet të rihetohet bashkë me Fredi Belerin, si pjesë e grupit terrorist grek, që më 11 prill 1994 mësynë dhe vranë ushtarakët në repart, duke pushtuar territorin shqiptar.
Analisti Ilir Demalia kujtoi historinë e 31 viteve më parë, në ditën e përvjetorit të masakrës, se Sali Berisha që ishte President në atë kohë, qante në zyrën e tij nga mllefi apo hipokrizia dhe kërkonte arrestimin e Belerit në atë kohë, kurse tani del si aleat me të në krah, shkon në Parlamentin Europian apo në Greqi për fushatë, duke bërë politikën greke me territoret shqiptare.
Ai kërkoi rihetimin e masakrës, pasi nuk mund të parashkruhet si krim terrorist dhe gjithashtu të hetohet edhe Fredi Beleri.
-
VIDEO
Rama kërkon nga Durrësi mandatin e 9-të: Jemi shumë afër, kam shumë besim që do e marrim
Kryeministri Edi Rama theksoi nga Durrësi ditën e sotme me të rinjtë se do duhet të punojmë sa më shumë për të arritur më shumë se 900 mijë vota në 11 Maj.
Më tej Rama vijoi duke thënë se jemi shumë pranë mandatit të 9-të në Durrës dhe se synojmë fort, sipas tij, që ta marrim.
Ne duhet të dalim në 11 Maj pa dyshim me më shumë se 900 mijë vota dhe duhet të bëjmë ç’mos. Është shumë e lehtë ta thuash, por është shumë e vështirë ta bësh. Ama këtu në Durrës ne i kemi eksperiencat, por ne betejën për mandatin e 9 mund ta arrijmë. Ne duhet të synojmë të marrim mandatin e 9 këtu në Durrës. Edhe kam shumë besim që do ta marrim dhe ne jemi shumë më afër mandatit të 9.-tha Rama. -
VIDEO
Rama: Jemi krenarë për drejtësinë! E keni parë Lulin? Vetëm tek pullë si shofer policie thotë 'Ku i ke shokët'
Gjatë takimit me të rinjtë e qytetit të Durrësit, kryeministri Rama u ndal tek integrimi i Shqipërisë në BE. Sipas tij Shqipëria e ka lënë pas të kaluarën dhe po punon për moton që është thënë pas regjimit komunist “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Pra kjo kohë thotë kryeministri ka ardhur.
Me integrimin në BE, Shqipëria nuk do të jetë më e poshtëruar nga shtete më të fuqishme, por do të jetë me të drejta të barabarta, ashtu sikurse do jenë të barabartë përpara ligjit të gjithë shqiptarët.
Rama u ndal edhe tek puna e drejtësisë duke thënë se për herë të parë në histori vendosen para ligjit zyrtarë të lartë të lidhur me pushtetin. Sa u takon kritikave të kundërshtarëve politikë, Rama pati një përgjigje: Jemi kryelartë që drejtësia po bën punën e vet.
-
VIDEO
Rama me të rinjtë në Durrës: Votoni që mos të emigrojmë si azilantë për të gjetur punë! Nëse jemi në BE, kemi të drejtën të qëndrojmë
Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme nga Durrësi në një takim me të rinjtë për diferencën e madhe që ka, sipas tij, midis Shqipërisë së paanëtarësuar në BE dhe asaj që do të jetë e anëtarësuar. Ai solli në vëmendje faktin se shumë shqiptarë kanë emigruar dhe kanë kërkuar azil që të kenë të drejtën të punojnë në tregun e vendeve të BE-së, por nëse, sipas Ramës, do jenë në BE, nuk do të ndodhë më kjo gjë.
-
VIDEO
Rama takim me të rinjtë e Durrësit: Më anëtarësimin në BE mbyllim kapitullin e diskriminimit ndaj nesh
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë në Durrës. Kreu i ekzekutivit theksoi se anëtarësimi i Shqiëprisë në BE është garancia se drejtësia dhe shteti në vendin tonë do të funksionojë siç duhet pavarësisht se kush qeveris
"Për ne, të qenit pjesë e BE-së përfaqëson përmbylljen e një historie shumë të gjatë, një histori me pengesa, gjatë së cilës nuk kemi qenë kurrë në gjendje të vendosim vetë se ku duam të jemi. Gjithmonë kemi qenë nën presionin e të mëdhenjve, gjithmonë kemi qenë të shtypur, dhe asnjëherë nuk kemi pasur mundësinë të zgjedhim.
Sepse nuk kemi qenë aty ku duhej të ishim, kemi kaluar vështirësi të shumta. Ndaj sot, mund të kuptojmë dhe vlerësojmë se kjo është zgjedhja e parë e lirë e shqiptarëve që prej rrëzimit të komunizmit, kur shqiptarët bënë thirrjen: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa.”
Nëse mbyllim këtë kapitull të historisë, mbyllim njëkohësisht edhe të gjitha ato plagë, diskriminimin që na kanë vendosur në një pozitë më të vështirë në krahasim me popujt e tjerë, një popull që është përbuzur dhe shtypur, jo vetëm nga të huajt, por shpesh edhe nga vetvetja.
Pozicioni në Bashkimin Europian e bën më të lehtë për ne të arrijmë disa gjëra, që duken janë të thjeshta- por s'janë të thjeshta për t'u garantuar- pavarësisht se kush qeveris në Tiranë. Ky është Bashkimi Europian.
Të gjitha këto projekte që kundërshtarët tanë bëjnë sikur i kundërshtojnë, apo gjithë ata që bëjnë “papagallin” nëpër studio me pyetje, E keni dëgjuar Lulin: Ku i ket shokët Rame?
Të gjitha këto janë më se të mjaftueshme për të kuptuar se sa mendjelehtë dhe qesharake janë"-tha Rama ndër të tjera.