-
VIDEO
Manastirliu: Tirana do të udhëheqë fitoren e 10 të PS, gratë dhe vajzat përfaqësohen denjësisht në çdo nivel drejtimi
Drejtuesja politike për qarkun e Tiranës, Ogerta Manastriliu në një takim me vajzë dhe gratë tha se PS po udhëheq fitoren e dhjetë radhazi. Manastirliu theksoi se në çdo nivel drejtimi gratë përfaqësohen denjësisht.
“Përshëndetje të gjitha atyre dhe vajzave që janë sot në çdo qark të Shqipërisë, një energji që vetëm gratë e PS dinë ta japin. Nuk ka më bukur sa ta nisësh këtë fushatë me ju, që nuk jeni vetëm forca e PS por dhe zemra e saj. Nuk është një klishe por realitet që e ka ndërtuar Edi Rama, duke rritur rolin e grave në vendimmarrje.
Jam vërtetë krenare që jam pjesë e njëjtës skuadër, që ndaj në këtë sallë dhe jashtë saj përgjegjësinë e organizmit elektoral të forcës sonë politike që do të udhëheqë fitoren e dhjetë radhazi.
Në çdo nivel drejtimi gratë përfaqësohen denjësisht. Falë kontributit të çdo njërës prej jush, jo vetëm në Tiranë, por gjithë vendin PS po shkon drejt fitores së mandatit të katërt”, tha Manastirliu.
SI.E./Shqiptarja.com
-
VIDEO
Takimi ‘Vajzat dhe Gratë Socialiste për Shqipërinë 2030’, Evis Kushi: E shndërruam PS nga ‘shtëpia’ e burrave, në partinë e hapur për të gjithë!
Drejtuesja e Forumit të Grave Socialiste, Evis Kushi, në nisje të takimit ”Vajzat dhe Gratë Socialiste për Shqipërinë 2030” që po mbahet në TKOB, foli për hapat e saj në politikë dhe ftesën që mori nga PS.
“Pranova për dy arsye sepse kuptova që suksesi i individit është i lidhur ngushtësisht edhe me jetën e fqinjit. Prandaj e vlerësova ftesën si mundësi të mirë që të bëja diçka për qytetin tim të dashur, Elbasanin. Së dyti, pranova të jepja kontributin tim modest në modelin e të bërit politik, pa urrejtje, shpifje dhe baltë, por me komunikim njerëzor dhe këtë jam përpjekur të bëj çdo ditë”, tha Kushi.
Më pas, ajo tha se ka mbajtur detyra të ndryshme në PS, por më shumë rëndësi për të ka posti si drejtuese e Forumit të Gruas Socialiste të Shqipërisë. Kushi shtoi se nga një “shtëpi” burrash, PS tashmë është kthyer në një parti për të gjithë, ku gratë përbëjnë 36 për qind.
“Kam pasur nderin që brenda PS të mbaj detyra të ndryshme por s’ka privilegj më të madh se sa të drejtoj Forumin e Gruas Socialiste të Shqipërisë. Sot jemi rreth 38 500 gra dhe vajza në familjen tonë të madhe socialiste, rreth 36% dhe një nga vendimet më të mira që kemi marrë ka qenë bashkë drejtimi i organizatave nga një burrë dhe grua. Kur Rama lancoi këtë nismë në 2019, shumë pak besuan se mund të bëhej realitet, por sot funksionon në 95 për qind të organizatave në të gjithë vendin. Së bashku ne i kemi dhënë vendit energjinë dhe kreativitetin e grave, delikatesën, qëndrueshmërinë dhe pasionin. E kemi shndërruar PS nga shtëpia e burrave të fortë, në partinë e hapur për të gjithë, në shpresën e të gjithë shqiptarëve për progres.”, u shpreh mes të tjerash Kushi.
-
VIDEO
Fushata/ Të dielën ‘dueli’ i parë në diasporë! Rama në Milano, Berisha në Breshia, matin forcat pak kilometra larg njëri-tjetrit
Pasi të kenë hapur zyrtarisht në Tiranë fushatën, dy kandidatët për kryeministra do të matin forcat, në diasporën e Italisë. Rama dhe Berisha do të jenë në veri të Italisë të dielën, njëri në Milano e tjetri në Bresha.
-
VIDEO
Jo korrupsioni dhe krimi, shqiptarët me mendjen të çmimet e pagat! 89% e të pyeturve nga Piepoli: Kryeprioriteti i qeverisë pas 11 majit
89% e shqiptarëve mendojnë se kryeprioriteti i qeverisë pas 11 majit duhet të jetë ulja e çmimeve dhe 85% duan rritje pagash. Në sondazhin e Piepoli në Report Tv vetëm 27% thonë se lufta kundër korrupsionit është prioritare, ndërsa për krimin e organizuar vetëm 14%.
-
VIDEO
“Mozart”, Teatri i Operës hap dyert për artistët e rinj! 15-vjeçari Erbli Zade interpreton me orkestrën e TKOB-it
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ka hapur dyert për artistët e rinj. Si pjesë e projektit “Mozart”, mbrëmë nën shoqërimin e Orkestrës së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, interpretoi pianisti i talentuar i Liceut Artistik, Erbli Zade vetëm 15 vjeç.
-
VIDEO
Zyrtarisht të ndarë, Meta dhe Kryemadhi i japin fund martesës 27-vjeçare! Nga rrugëtimi politik te përplasjet për nepotizmin në PL
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë zyrtarisht të ndarë. Gjykata e Tiranës zgjidhi sot martesën 27-vjeçare mes tyre. Tashmë prindër të 3 fëmijëve, rrugëtimi i tyre politik nisi që kur ata ishin në drejtimin e organizatës rinore socialiste FRESH, ndërsa tronditja’ e marrëdhënies u shfaq publikisht kur riformatimi i strukturave drejtuese të PL, la jashtë tyre Kryemadhin.
-
VIDEO
'Ne po rrimë, anëtarësimi bëhet vetë!' Rama ironizon opozitën: Nëse ‘këneta’ fiton, negociatat nuk do ecin si me ne! Damka në lule të ballit e ‘bufit’ nuk shlyhet në sytë e BE-së
Teksa shpjegoi se anëtarësimi në BE vjen vetëm pasi të bëhen detyrat e shtëpisë dhe kapja e afatit të vitit 2027 të vendosur nga Unioni. Ai theksoi se “nëse këneta fiton më 11 maj, negociatat nuk do shkojnë ashtu siç po shkojnë me qeverisjen e PS-së”.
-
VIDEO
Deklaratat për Drejtësinë pas arrestimit të Veliajt? Rama: Ishin kritika dhe jo retorikë e ashpër! Nuk kam komente për përgjimet! T’i japim mesazh BE-së me shumicë votash
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe disa prej pyetjeve të bëra në lidhje me deklaratat e dhëna pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj më 10 shkurt nga SPAK dhe akuzave të opozitës.
-
VIDEO
Rama intervistë për Report Tv: PD kënetë, më 11 maj humbin edhe më keq! LaCivita turist që s’e di sa ka kushtuar! Asnjë retorikë të ashpër me SPAK, por kritika
Kryesocialisti Edi Rama në një intervistë për Report Tv flet për çeljen e fushatës, kundërshtarët politikë. Këta të fundit thotë se nuk janë asgjë tjetër veçse një kënetë
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Basha mesazh nga Peza e Vogël në ditën e parë të fushatës: O me Ramën dhe shokët e tij te 313-a, ose me të ardhmen e Shqipërisë
Në ditën e parë zyrtare të fushatës, postimi i po i parë i Bashës në llogarinë personale të rrjetit social Facebook, ka qenë pikërisht nga Peza e Vogël në Tiranë, ku u drejtoi thirrje shqiptarëve dhe ironizoi qeverinë “Rama” në distancë
-
VIDEO
Gjatë 48 orëve kreu 7 vjedhje, arrestohet hajduti serial në Tiranë
Një 23-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë. I riu dyshohet se gjatë 48 orëve, kreu 7 vjedhje (3 prej tyre me thyerje). I riu ka qenë edhe më parë i dënuar gjithashtu për vjedhje
-
VIDEO
Retorika ndaj opozitës/ Rama për Report Tv: Kush i ka problem memet mos t’i shohë! Aleanca për Shqipërinë Madhështore, grumbullim i mbetjeve politike
Grumbullim mbetjesh politike i quan kryesocialsiti Edi Rama kundërshtarët e tij politikë. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Rama thotë se kush i ka problem memet mos t’i shohë, ndërsa thekson se PD është thjesht një kënetë dhe jo ajo që ka qenë dikur.