-
VIDEO
Basha takim me gra dhe vajza: Në 11 maj zgjedhja është, ose për familjen dhe Shqipërinë ose me Edi Ramën dhe shoktë e tij te 7x7-313
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në takimin me gratë dhe vajzat ku foli për pikat e programit për familjen, theksoi rëndësinë e zgjedhjes që do të bëhet më 11 maj. Ai tha se qytetarët do të zgjedhin mes një të ardhmeje më të mirë për familjet e tyre dhe Shqipërinë, apo vazhdimit të politikave të Edi Ramës me 7x7-313, të cilat, sipas tij, kanë çuar në rritje të çmimeve dhe varfëri për shumë familje shqiptare.
Basha nënvizoi se çmimet e larta dhe rritja e kostos së jetesës janë pasojë e korrupsionit dhe politikave të gabuara, duke i drejtuar një thirrje për gratë dhe vajzat në veçanti, nëse “besojnë tek e ardhmja e familjes, apo tek Edi Rama pas 12 vitesh në pushtet? A janë me të ardhmen e fëmijëve të tyre, apo me njeriun që largoi të rinjtë në emigracion, sepse të dyja bashkë nuk shkojnë”.
-
VIDEO
Rama takim me të rinjtë e Durrësit, të pranishëm dhe kandidatët e qarkut
Rama është fokusuar në votuesit për herë të parë dhe këtë radhë ka zgjedhur Durrësin për të folur për mesazhet e fitores një ditë para nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore të 11 majit.
-
VIDEO
Zgjedhjet në Report Tv/ Pëllumbi: PD bën premtime elektorale se e di që nuk fiton, objektivi ynë BE-ja! Hoxha: Do bëjmë përmbysje historike, PS edhe programin na e vodhi
Zgjedhjet, programi, premtimet dhe objektivat. Të ftuar për debat dhe analizë politike në ‘Studio Live’ sot ishin dy kandidatë për deputetë, Lisandër Hoxha nga PD dhe deputeti aktual i PS, Arben Pëllumbi
-
VIDEO
Durrës/ Takim me turoperatorë dhe hotelierë! Ministrja Kumbaro: Në 2024 turizmi i solli Shqipërisë 5 miliardë euro
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, zhvilluan një takim ditën e sotme me turoperatorë, hotelierë dhe profesionistë të turizmit, në një diskutim për sezonin e ardhshëm veror.
-
VIDEO
Zvarritja e aferës ‘Partizani’/ Nesër seanca e radhës paraprake, GJKKO pritet të vendosë nëse Berisha dhe dhëndri do kalojnë për gjykim
Nesër në 09:30 seanca e radhës paraprake për aferën e dosjes Partizani. Gjyqtarja Davidhi pritet të vendosë nëse do kalojë ose jo për gjykim, Berishën, dhëndrin dhe 3 të tjerët. Seanca përkon me të njëjtën ditë që nis edhe fushata zgjedhore. Dërgimi në gjyq i dosjes do të ishte përballja e parë reale e Berishës dhe Malltezit me drejtësinë shqiptare.
-
VIDEO
'Rama të gjithë shokët në burg i ka rras, ishalla i shkon edhe vetë nga pas!' Basha në versionin Charlie Chaplin, mesazh Ramës me këngë parodi, buzëqeshje e tundje koke
Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, njëkohësisht edhe i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka postuar serialin e ri me video-dissing për kryeministrin Edi Rama
-
VIDEO
‘Gonzato më vuri në siklet me frëngjishten e tij!’ Rama me diplomaci e batuta: Hera e parë që një president francez vizitoi vendin që nga pushtimi osman! Shqiptarët i duan të gjitha njëherësh
Kryeministri Rama mbajti sot fjalimin para të pranishmëve në aktivitetin e Art-Explorer në Durrës, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, ministri i Francës për Europën dhe të ftuar të tjerë.
Kreu i qeverisë tha se në fillim askush nuk besonte tek ky projekt, që do i shërbejë, artit, kulturës, turizmit dhe kthimit në destinacion.
Gjithashtu kujtoi se Franca tani i ka kthyer edhe sytë nga Shqipëria, teksa për herë të parë që nga pushtimi osman i vendit tonë, u vizitua nga një autoritet i lartë, si presidenti Emanuel Macron, për të cilin tha se do vijë përsëri më 16 maj.
-
VIDEO
"Ethet" e garës dhe programet, partitë “joshje” me premtime ekonomike. Ku ndahen e bashkohen të “mëdhenj” e të “vegjël”?
Të gjitha partitë, të mëdha e të vogla, po mundohen të joshin shqiptarët, me premtimet ekonomike. Pagat, pensionet dhe taksat janë në krye të programeve të tyre. Të gjitha synojnë pensione minimale 200 euro e pagë minimumi 500 euro. Tek taksat PS e ‘Lëvizja Bashkë’ zgjedhin atë progresiv, ndërsa PD dhe ‘Shqipëria Bëhet’ zgjedhin tatimin e thjeshtë.
-
VIDEO
Anija ‘Art Explora’ ankorohet në Portin e Durrësit, për 10 ditë do të ofrojë festivale e ekpozita për publikun shqiptar
Pas anijes historike “Amerigo Vespucci”, në Portin e Durrësit është ankoruar edhe anija “Art Explora”, për të ofruar një sërë aktivitetesh artistike e kulturore, si festivale, ekspozita, koncerte dhe shfaqje të ndryshme, duke synuar të sjellë artin më afër publikut shqiptar.
-
VIDEO
Dy muaj në qeli, Veliaj: Ende pa akuzë prej një anonimi që nuk ekziston! Më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk
Në një mesazh nga qelia, Veliaj shprehet se sot bëhen dy muaj larg familjes, punës në bashki dhe fushatës. Kryebashkiaku shprehet se pavarësisht kësaj kohe në qeli, ende është pa akuzë prej një anonimi që nuk ekziston. Ai përcjell edhe një falënderim për të gjithë ata që kanë qëndruar pranë familjes së tij.
-
VIDEO
PL prezanton kandidatin për deputet në Durrës, Meta audio-mesazh nga qelia: ‘Rilindja’ grabiti qytetin, i bindur se do të arrijmë fitore madhështore
Në prezantimin e kandidatit për deputet në Durrës Adriatik Hoxha për zgjedhjet e 11 Majit, presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta mbajti një audio mesazh nga qelia e paraburgimit të 313-ës në Tiranë, ku ndodhet prej tetorit të kaluar. Meta tha se Hoxha do të jetë një “avokat” i fuqishëm i qytetarëve durrsakë në Kuvend.
-
VIDEO
Nesër nis fushata/ Kreu i OSBE: Zgjedhje të lira dhe të ndershme! Thelbësore hetimi i të gjitha akuzave për krime zgjedhore
Në prag të nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore, prezenca e OSBE-së në Tiranë dhe Prokuroria e Përgjithshme organizuan një tryezë për forcimin e rolit të prokurorëve në luftën kundër krimeve zgjedhore.