-
VIDEO
Fëmijët e Metës 'nisin punën' për të bërë babain deputet, të 3 marrin pjesë në çeljen e fushatës në sheshin 'Nënë Tereza'
Koalicioni opozitar demokrat hapi fushatën kombëtare me një miting në Tiranë. Në sheshin ‘Nënë Tereza’, Sali Berisha hipi në tribunë bashkë me ish-këshilltarin e Trump La Civita. Meta nuk dërgoi audiomesazh, nuk flasin as aleatët e tjerë. LaCivita fjalim vetëm 2 minuta.
-
VIDEO
Rama: Thuajse 100% e grave dhe vajzave mbështetën mbylljen e TikTok, burrat jo dhe aq
Kryeministri Edi Rama se gratë dhe vajzat kanë qenë mbështetëset më të mëdha për mbylljen e TikTok.
“Nuk e di nëse do të kishim arritur të mbyllim Tiktok dhe të merrnin në mbrojtje fëmijët tanë nga ato kanosje pa ndjeshmërinë e posaçme të nënave të nxënësve dhe njëkohësisht të grave dhe vajzave mësuese, të cilat përbëjnë 80 përqind të trupës kombëtare mësimore. Por ajo që di është se mbështetja e tyre për idenë e mbylljes së asaj platforme ishte thuajse 100 përqind, ndërkohë që e burrave jo dhe aq. Di se ndotësit më të mëdhenj të rrjeteve sociale nuk janë gratë dhe vajzat, por tjetërkush. Ashtu sikundër dhe ndotësit më të mëdhenj të gjithë bexhelisit të debatit publik e mediatik i përkasin botës mashkullore. Çfarë thashë dhe çfarë mund të thuhet pët gratë dhe vajzat në raport me burimet e problemet tona sociale, tregon sesa më shumë shoqëria ta pranojë dhe mbështesë potencialin e tyre të jashtëzakonshëm, aq më mirë është edhe për burrat pa diskutim. Njohja, mbështetja dhe promovimi i këtij potenciali nga PS si forca më e madhe e shqiptarëve, ka rëndësi të posaçme për të adresuar problemet ende jo të paktë dhe jo të vogla të botës së grave në tërësi në botën shqiptare”, u shpreh Rama.
-
VIDEO
Rama: Thuajse 100% e grave dhe vajzave mbështetën mbylljen e TikTok, burrat jo dhe aq
Kryeministri Edi Rama se gratë dhe vajzat kanë qenë mbështetëset më të mëdha për mbylljen e TikTok.
“Nuk e di nëse do të kishim arritur të mbyllim Tiktok dhe të merrnin në mbrojtje fëmijët tanë nga ato kanosje pa ndjeshmërinë e posaçme të nënave të nxënësve dhe njëkohësisht të grave dhe vajzave mësuese, të cilat përbëjnë 80 përqind të trupës kombëtare mësimore. Por ajo që di është se mbështetja e tyre për idenë e mbylljes së asaj platforme ishte thuajse 100 përqind, ndërkohë që e burrave jo dhe aq. Di se ndotësit më të mëdhenj të rrjeteve sociale nuk janë gratë dhe vajzat, por tjetërkush. Ashtu sikundër dhe ndotësit më të mëdhenj të gjithë bexhelisit të debatit publik e mediatik i përkasin botës mashkullore. Çfarë thashë dhe çfarë mund të thuhet pët gratë dhe vajzat në raport me burimet e problemet tona sociale, tregon sesa më shumë shoqëria ta pranojë dhe mbështesë potencialin e tyre të jashtëzakonshëm, aq më mirë është edhe për burrat pa diskutim. Njohja, mbështetja dhe promovimi i këtij potenciali nga PS si forca më e madhe e shqiptarëve, ka rëndësi të posaçme për të adresuar problemet ende jo të paktë dhe jo të vogla të botës së grave në tërësi në botën shqiptare”, u shpreh Rama.
-
VIDEO
Rama: Jam i bindur që s’do të jetë e largët dita kur vendi do të ketë gruan e parë kryeministre
Kryesocialisti Edi Rama, teksa po fliste për rëndësinë që PS i ka dhënë grave dhe vajzave, tha se është i bindur që nuk do të jetë e largët dita kur Shqipëria do të ketë një grua kryeministre.
“Sot kuvendi drejtohet nga një grua socialiste, e cila zëvendësoi një tjetëtr grua socialiste. Jam i bindur që nuk është aq e largët dita sa mund të dukej deri dje kur Shqipëria do të jetë edhe gruan e parë kryeministre, dhe as nuk e diskutoj fare se do të jetë socialiste. Shikoni se si kemi rritur pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në kuvendet vendore në këshillat bashkiakë ku ka qenë PS gjatë gjithë kohës, që ka tërhequr të tjerët dhe kur në mënyrë të vazhdueshme ne e kemi vënë si kusht për të kaluar më tej në miratimet e ligjeve zgjedhore”, u shpreh Rama.
-
VIDEO
‘Mbytën pabesisht fituesit e vërtetë’, Rama: Primaret, spektakël bizantin hipokrizie politike! Të kujton Komisionin e Festës së Kadaresë
Kryeministri Edi Rama ironizoi Primaret e PD gjatë takimit me vajzat dhe gratë në Tiranë.
“U mbytën në mënyrën më të pabesë fituesit e sinqertë të farsës së primareve. Primaret janë spektakël bizantin hiporizie politike që të kujton Komisionin e Festës së Kadaresë. Kush nuk e la lexuar, ua sugjeroj ta lexojë. Keni aty primaret nga fillimi deri në fund”, u shpreh Rama.
-
VIDEO
‘Thonë se PS ka mbështetjen e krimit’, Rama: Këtë e thonë ata që vrarë njerëz në bulevard, askush se ka luftuar korrupsion më parë si ne
Kryeministri Edi Rama nga takimi me gratë dhe me vajzat u përgjigjë edhe akuzave të opozitës se PS ka lidhje me krimin.
Ai tha se këto deklarata vijnë nga ata që kanë vrarë në Bulevard duke iu referuar 21 janarit dhe Sali Berishës.
‘I them atyre që ju bien fyellit prej shumë vitesh në të njëjtën vrimë, se kjo parti ka mbështetjen e krimit prandaj është e pathyeshme dhe këtë e thonë njerëz që kanë vrarë në bulevard me pushkët e shteti apo ata që mllefin e kanë si motiv për tu zgjuar në mëngjes. Askush asnjëherë më parë nuk e ka luftuar korrupsion si kemi bërë ne dhe e dyta ata le të vazhdojnë që ti bien atij fyelli. Arsyeja pse ne jemi të pathyeshëm është se jeni dhe bëheni gjithmonë e më shumë ju, gratë dhe vajzat e armatës sonë fitimtare. Keni 71 përfaqësuese në skuadrën e 11 majit.
Zamira në listën e Vlorës që erdhi nga kampi tjetër nuk është një rastësi dhe asnjë rast i veçuar i një momenti elektoral. Ndërkohë që vajza nga kampi tjetër janë bashkuar PS edhe në disa qarqe të tjera dhe unë ju them që s’do të bëhen kurrë pishman. Në na thanë se dinim se PS, ishte kështu dhe i them s’keni parë gjë akoma’, tha ai.
-
VIDEO
‘4 me 0 në Kavajë’, Rama shigjeton Berishën: Ia gëlltiti Kavajës fituesin e primareve, po bluhet në zorrët e kënetës! Mezi pres të shoh rezultatin më 11 maj
Kryesocialisti Edi Rama në një takim me gratë dhe vajzat tha se mezi pret të shohë rezultatin në Kavajë që ia ka besuar drejtimin Elisa Spiropalit. Me ironi komentoi edhe faktin që Berisha la jashtë listës kandidatin më të votuar të primareve në Tiranë, Hysen Kadiu.
Është kthyer si hapëse dyersh të pahapura prej vitesh, nga Kamza në Shkodër, me fitore dhe tani në Kavajë. Mezi pres ta shoh çfarë do dalë më 11 maj, aq më tepër në kushtet kur këneta ia gëlltiti Kavajës mu në thellësitë e zorrëve të beta fituesin e primareve të gjithë Tiranës. Mos duartrokisni se është gjynah ai. Ai besoi tek primaret dhe përfundoi duke u bluar në zorrët e kënetës që i la me të dy gishtat demokratët e Kavajës, ndërsa ne i kemi dhënë atij qyteti dy deputete në listë të mbyllur, që i kanë deputete, Elisën dhe Ilvën dhe dy kandidatë burra, ish0kryeministrin Majko dhe një dajë Kavaje, 4 me 0 është niveli i respektit mes Kavajës dhe kënetës madhështore.
-
VIDEO
Rama: Kamza dikur shëmbëlltyrë e kënetës, sot vlerë e shtuar e PS falë grave dhe vajzave! Përmbysën realitetin e zymtë të asaj zone
Kryeministri Edi Rama tha se numri i grave në PS është rritur nga 15 në rreth 40 përqind, por shtoi se duhet të jetë një shifër që të kalojë 50%. Gjatë fjalës së tij në takimin me gratë dhe vajzat në Tiranë, kreu i qeverisë përmendi edhe Kamzën, si shëmbëlltyrën më të mirë të “integrimit” të grave dhe vajzave brenda PS.
Sipas Ramës, përmes përfshirjes së grave dhe vajzave, PS ka krijuar një vlerë të shtuar sociale, duke përmbysur realitetin e zymtë të Kamzës, që dikur ishte shëmbëlltyrë e kënetës.
-
VIDEO
Edi Rama: Para disa vitesh nuk kishte asnjë grua e vajzë në takime, sot kemi pjesëmarrjen më të lartë të tyre në kabinetet qeveritare
Nga takimi me gratë dhe vajzat, kryesocialisti Edi Rama tha se vite më parë në takimet që zhvilloheshin nuk kishte gra dhe vajza.
Ai tha se qeveria është në 5-shen e parë të klasifikimit për pjesëmarrjen më të lartë të grave në kabinetet qeveritare.
'Para disa vitesh nuk kishte asnjë grua dhe asnjë vajzë në takime, ajo që e bënte dëshpëruese takimin e këtij lloji ishte përgjigja e pyetjes sime pse s’ka asnjë grua këtu. Kur ata nuk reagonin shtoja edhe pyetjen tjetër po në shtëpi kush kujdeset për, ju vetë për veten tuaj. Imagjino sikur të gjitha ju të iknit nga Shqipëria, për pak kohë, kur të ktheheshit ky vend do ishte i mbushur me burra me mjekëra dhe me flokë të gjata, të palarë rrugëve.
Në atë kohë parlamenti nxinte nga burrat dhe qeveria e sapo formuar kishte një grua. Po në këtë parti nisi një revolucion gjinor duke e rritur pjesëmrrjen e vajzave dhe grave në parti. Raporti burra- gra në rolë drejtues u shtri në listat e këshillave bashkiak dhe më pas në kuvend, qeveria jonë është në 5-shen e parë të klasifikimit për pjesëmarrjen më të lartë të grave në kabinetet qeveritare’, tha ai.
-
VIDEO
Rama takim me vajzat dhe gratë: Mëngjesin e 12 majit Shqipëria do ngrihet e mbuluar me rozë
Nga takimi me gratë dhe vajzat, kryesocialisti Edi Rama thotë se më 12 maj Shqipëria do të ngrihet e mbuluar me rozë. Rama theksoi se flamuri i PS do mbulojë hartën elektorale.
“Mes dy palëve, unë zgjedh të parat gjithmonë, nënat, bijat dhe motrat. Sot në ditën e rënies së gongut të fushatës zgjedhore, nuk mund ta nisim këtë etapë veçse kështu me gratë dhe vajzat. Meritojnë të quhen komandot e armatës sonë fitimtare që koordinojnë veprimtaritë e të gjitha njësive të skuadrës jo vetëm brenda, por edhe jashtë Shqipërisë. Ai flamur që ju keni qëndisur zonë me zonë, njësi më njësi, do ta mbulojë të gjithë hartën elektorale të 11 majit. Në mëngjesin e 12 majit Shqipëria do ngrihet e mbuluar me rozë, që është ngjyra e grave dhe vajzave, por edhe ngjyra e PS”, tha Rama.
SI.E./Shqiptarja.com
-
VIDEO
Rama: Shqipëria është grua, Evropa është grua! Suksesi i përpjekjes drejt BE varet së pari nga nënat, motrat dhe bijat e vendit
-
VIDEO
‘Sekreti i PS janë gratë dhe vajzat’, Spiropali ironizon opozitën: Bie dakord me ta kur thonë se nuk e mundin dot Ramën
Drejtuesja politike e PS për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali tha se ‘sekreti’ i PS është mbështetja e grave dhe vajzave në vend. Gjatë fjalës së saj në takimin “Vajzat dhe Gratë Socialiste për Shqipërinë 2030”, Spiropali u shpreh se vetëm PS iu ka dhënë atyre hapësirën e duhur grave dhe vajzave.
Spiropali nuk kurseu ironinë edhe për opozitën, teksa tha se për herë të parë bie dakord me ta, kur pranojnë se nuk mund ta mundin dot Edi Ramën dhe PS.
“Sa herë Shqipëria hyn në zgjedhje, shtrohet pyetja se si ia bëjnë këta socialistët që fitojnë. Cili është sekreti dhe sot që kemi hyrë në periudhën zgjedhore për fitoren tonë të 10 me PS, besoj se disa përgjigje mund t’i japim. Disa thonë se sekreti e kanë njohur pushtetin shumë gjatë, janë partia e vjetër që ka trashëguar strukturat, frymën dhe është pasardhëse. Disa të tjerë thonë që është dëshira e tyre për pushtet, fakti që nuk i ndajnë fjalët nga veprat dhe distanca e tyre me të vërtetën është e vogël, dinë të korrigjohen, të jenë vetëkritik dhe të jenë më të mirë. Të rinovojnë skuadrat, të kenë alternativa më të mira dhe ja ku janë.
Kundërshtarët tanë e shohin ndryshe, thonë me gojën plotë se Ramës nuk mundet. Për herë të parë jam dakord me ta, s’e mundin dot Ramën dhe PS. E në çdo studio e ekran e kudo ku diskutohet publikisht, këto pyetje shtrohet dhe përgjigjet janë të ndryshme. Por duke parë këtë sallë sot, dhe parë anketimet kyu gratë na mbështesin në masë të madhe dhe entuziazmin me të cilën ato i besojnë PS, dhe Ramën, them se sekreti ynë më i madh nuk është sekret, por është publik, është mbështetja që kemi nga gratë dhe vajzat e republikës së Shqipërisë që më mirë se të tjerët e dinë se është PS që iu ka dhënë hapësirë të madhe komunikimi e drejtimi në çdo nivel.”, u shpreh Spiropali.
Xh.D/Shqiptarja.com