• VIDEO

    Spahiu: Direktiva e kryetarëve të partive kush të votohet në listat e hapura, është krim zgjedhor

    Juristi Kreshnik Spahiu, në emision ‘Repolitix’, në Report Tv teksa komentoi listat e partive, tha se ata që janë në lista të hapura janë më aktiv në fushatë se ata që janë në listat e mbyllura. 

    Spahiu theksoi se direktiva e kryetarëve të partive kush të votohet në listat e hapura, përbën një krim zgjedhor.

    'Ata që janë në listë të hapur janë në një aksion në terren më aktiv se ata që janë në listë të mbyllur.  Ne shohim vetëm zërat dhe fytyrat e atyre që janë në listë të hapur ata që janë në listë të mbyllur janë në gjumë.  Tek PS ose PD dalin ata që janë në listë të hapur dhe flasin, ata që janë në listë të mbyllur si intereson fare së ca është fushata, edhe tek PD del Tabaku për të gjithë listën e mbyllur. Pyetja është a është vepër penale nëse kryetari devijon votën e listës së hapur?', tha ai. 

  • VIDEO

    Bido mesazh Berishës për raportin mes PD-së dhe Greqisë: Doktor, në një luftë kundër Shqipërisë, me kë do të jesh?

    Kandidati për deputet në Qarkun e Vlorës Ardit Bido ka reaguar me një status ku i drejtohet ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me raportet e PD-së me Greqinë.

  • VIDEO

    Macron rikthehet në Tiranë, vizita e dytë zyrtare në maj, presidenti francez vjen në ditët kur do zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Evropian

    Presidenti francez Emanuel Macron pritet që rikthehet në Tiranë në muajin Maj, në vizitën e dytë zyrtare në Shqipëri. Kjo vizitë e tij korespondon edhe me Samitin e Komunitetit Politik Europian të 16 Majit. Lajmi u bë i ditur nga ministri Igli Hasani gjatë takimit me ministrin Francez të deleguar për Evropën, Benjamin Haddad. Macron vizitoi Shqipërinë për herë të parë në një vizitë zyrtare më 16 tetor 2023.

    • VIDEO

      Rama rendit arritjet në tregun e punës: Nga 322 euro pagë mesatare e ngritëm në 830 euro, kemi paga më të larta se në Greqi! Mos e shihni Shqipërinë nga televizori

      Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme, në një takim me sipërmarrës, disa nga arritjet në tregun e punës. Sipas Ramës, paga mesatare ka arritur në 830 euro nga 322 euro që ka qenë më parë.

      Nga ana tjetër, Rama theksoi edhe rritjen e prodhimit nga 10 miliardë në 25 miliardë euro.

      "Sot në Shqipëri kemi një pagë mesatare 830 euro dhe jemi nisur nga një pagë mesatare 322 euro. Është një kapërcim i madh dhe kjo shihet tek prodhimi i përgjithshëm. Sepse është gjë tjetër kur e sheh Shqipërinë nga televizori ose e ndjek nga portalet. Nuk sheh fare nga këto gjëra, se në Shqipëri mund të ketë realitete si këto. Apo se në Shqipëri mund të ketë më shumë kompani sesa në Greqi. Nëse shohim rritjen e prodhimit të përgjithshëm, nga 10 miliardë euro, sot e kemi 25 miliardë euro. Është rritur nga puna dhe jo nga ndonjë arsye tjetër. Sot kemi nivelin më të ulët të papunësisë."-tha Rama. 

    • VIDEO

      Beqiri: Berisha erdhi në pushtet me dhrahmi greke, ia shiti interesat Athinës e Beogradit! Tani në krah të Belerit! SPAK ta hetojë masakrën e Peshkëpisë, nesër përvjetori

      Avokati Idajet Beqiri akuzoi kreun e PD-së Sali Berisha se ka bërë që prej viteve 9-të politikë antikombëtare në favor të Greqisë dhe Serbisë dhe madje po vijon edhe në këto zgjedhje parlamentare, duke pasur në krah Fredi Belerin.

      Ai i bëri thirrje edhe SPAK-ut që të hetojë masakrën e Peshkëpisë, pas së cilës tha se qëndron Beleri, teksa vuri në dukje se bashkë me juristët e tjerë do e ‘kopsisin’ dosjen e do ia dërgojnë Prokurorisë së Posaçme,që të zbardhin krimin terrorist, që nesër ka edhe përvjetorin (10 prill 1994), duke mbetur ende i pazbardhur.

      Beqiri shprehet se Berisha ka ardhur në pushtet që në fillim me “dhrahmitë greke” dhe u ka shërbyer atyre duke dashur t’i jepte Jugun e Shqipërisë dhe tani mbron dhe kandidon Belerin, madje do që t’i japë Himarën.

    • VIDEO

      Valteri: Berisha e paguan LaCivita me paratë e Mediut në Gërdec dhe gjakun e shqiptarëve! Saliu i e pagoi 50 mln dollarë, po pastron paratë e atij që Trump e shpalli ‘non grata’

      Një nga pikat e analizës dhe diskutimit në ‘Studio Live’ ishte prania e konsulentit të fushatës elektorale të PD-së, Chris LaCivita dhe pyetja se ku gjenden paratë për tapaguar apo nëse vërtetë mund të ndikojë te rezultati i fushatës.

      A është LaCivita një magjistar?

      “Unë nuk besoj në magjistar, por në punë, jo që do hamë me lugë floriri apo do ulim dividentin siç thotë Berisha, që nuk e ka haberin së çfarë thotë, flasin çdo gjë të mundshme që ta hanë sapunin për djath shqiptarët. Ne jemi me punën, ka dhe gabime se janë 12 vjet, nuk ka perfeksion, kemi dhe njerëz të përballur me ligjin, por ne bëjmë përpara”, thotë Valteri.

      Por ku i gjen paratë opozita që paguan një konsulent kaq të shtrenjtë? Valteri nuk harron të bëjë një listë të gjatë për përgjigjen:

      “Berisha ka para tepër, nga të Fatmir Mediut, të Gërdecit, që mbajnë erën e 26 viktimave që u dogjën nga baruti i asaj fabrike. Ka nga Rruga e Kombit, që mbajnë erën e gjakut të shqiptarëve, të 21 janarit që mbajnë erën e gjakut të njerëzve të nënave e familjeve të të vrarëve. Ka erën e Damir Fazlliç, të vajzës së Berishës, ka erën e parave të piramidave, Xhaferrit, Sudes, Popullit, kur thoshte se “paratë e tyre janë të pastra”. Ne nuk jemi me kllounë që vijnë nga Amerika për të zgjidhur problemet. Problemet zgjidhen këtu, me njerëz, apo me njerëz të njëjtë që dalin në fushatë. Nëse zgjedhjet i fiton LaCivita, ata të mos dalin fare në fushatë, le të rrinë në shtëpi, kurse ne kemi fushatën me qytetarët, me rezultatin, me punën, përballja me qytetarët. Ata janë me listat e mbyllura dhe me struc që fshehin kokën”.

    • VIDEO

      Rama prezanton strategjinë e punësimit, me objektiv arsimin profesional

      Në ambientet e Tirana Industrial Park, së bashku me biznese dhe punonjës për të diskutuar mbi strategjinë e politikat e punësimit dhe aftësimit të forcës së punës, në një treg gjithmonë e më dinamik, të ndikuar ndjeshëm nga zhvillimi i shpejtë i teknologjisë.

    • VIDEO

      Igli Hasani takim me ministrin francez të deleguar për Evropën: Avancim i marrëdhënieve mes dy vendeve, Konferenca e 4 Ndërqeveritare brenda pak ditësh

      Gjatë takimit, të dyja palët kanë nënvizuar angazhimin e përbashkët për integrimin evropian, intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal. Sipas Ministrit Hasani, vizita e Haddad është reflektim i marrëdhënieve të veçanta,  të shëndosha dhe shumëdimensionale të ndërtuara mes Shqipërisë dhe Francës mike.

    • VIDEO

      Gonxhja: ‘Vila 31 x Art Explora’, një platformë për promovimin e artit dhe kulturës

      Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja deklaroi sot se “Vila 31 x Art Explora” sjell bashkëjetesën e kujtesës historike me krijimtarinë e gjallë të së tashmes.

      Në ceremoninë e pritjes së rezidentëve të parë nga Franca, Tunizia, Libani, Malta, Italia e vende të tjera, në “Vila 31 x Art Explora” – ish-rezidenca e një epoke të errët e kthyer në një qendër inovative artistike dhe kulturore, Gonxhja tha se transformimi i “Vilës 31”, është shembull i përkushtimit për të promovuar artin dhe kulturën si motorë të zhvillimit ekonomik, forcimit të identitetit dhe rritjes së ndikimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare kulturore.

    • VIDEO

      Vila 31 x Art Explora, Gonzato: BE do të mbështesë dhe rezidenca të tjera artistike në Tiranë

      Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh sot se, Java Europiane e vitit 2025 do të organizohet në gjysmën e dytë të muajit maj.

      Në fjalën e tij në inaugurimin e Vila 31 x Art Explora, Gonzato u shpreh se: 

      “Sot jemi mbledhur në një vend i cili simbolizonte në të shkuarën izolimin dhe shtypjen, por sot ju e keni shndërruar këtë vend në një vend ku lulëzon liria e fjalës dhe do të ketë shkëmbime artistike dhe kulturore. Pra një shndërrim që është simbolik dhe shumë domethënës”.

    • VIDEO

      ‘Si futet vendi në Europë pa drita, edhe Nastradini do të kishte zili? Rama i përgjigjet komentuesit: BE do të mbyllë negociatat brenda 2027 me Shqipërinë

      Një tjetër komentues shkruan se kryeministri vijon premtimet edhe pas 12 vitesh në pushtet: ‘Po boll se keni 12 vjet në pushtet dhe akoma premtoni si bufi’, thotë një komentues. Rama i është përgjigjur duke thënë se nëse ai do bënte premtime si budi duke iu referuar Sali Berishës edhe vendi do të ishte njësoj si në kohën kur ai ishte në pushtet. 

    • VIDEO

      Basha me mjekë, farmacistë e studentë: Rama premtoi shëndetësi falas, pasuroi shokët dhe oligarkët! E ka Beqajn të 313-ta, luftë kundër mafias së barnave

      Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, së bashku me kandidatët për deputetë, Gazment Koduzi dhe Diana Toma, u takuan dhe biseduam sot me mjekë, farmacistë dhe studentë të Fakultetit të Mjekësisë mbi planin tonë për shëndetësinë

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv