-
VIDEO
Demokratët marrin pjesë në hapjen e fushatës, por largohen kur fillon fjalimin Berisha
Pavarësisht talljes së Sali Berishës me procesin farsë të Primareve, demokratët sërish nuk e braktisën Partinsë Demokratike, duke marrë pjesë në hapjen zyrtare të fushatës nëpërmjet një takimi masiv në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë, por sapo fjalën e mori ish-kryeministri, një pjesë e konsiderueshme e tyre filluan të largohen.
-
VIDEO
Berisha në hapjen e fushatës: Rama do ta ketë të vështirë natën sonte, u përpoq që Shqipëria të mos ketë opozitë
Kreu i PD, Sali Berisha, në fjalën që po mban para pjesëmarrësve në sheshin “Nënë Tereza” ku hapi zyrtarisht fushatën elektorale, tha se me 11 Maj do të ketë një vështrim të ri për Shqipërinë.
Duke u shprehur i bindur për fitore dhe triumf, Berisha tha se Rama do ta ketë të vështirë natën sonte.
“Në jetën time kam mbajtur shumë fjalime por sonte jam më i emocionuar si asnjëherë kur iu shoh juve, njerëz të lirë, burra edhe gra fisnikë që i keni dhënë sot këtij sheshi energjinë dhe entuziazmin e fitores tonë. Shqipëria Madhështore është Shqipëria e shpirtit tuaj, është Shqipëria e dashurisë tuaj, e dashurisë për familjes dhe atdhetarisë tuaj, e idealeve të lirisë. Njerëz të lirë imagjinoni për një moment krahun tjetër me patronazhistë mëkatarë. Imagjinoni Edi Ramën që ka në krah Veliajn, Çyrbjen, Beqjan, por prisni prisni edhe McGonigal. E sa shumë e presin e presin. Edi Rama sonte do ta ketë të vështirë natën. Miqtë e mi, kjo është një natë ndër më të veçantat sepse sonte ne vijmë këtu për të nisur betejën tonë, e fitores, e Shqipërisë Madhështore, betejë në të cilën Shqipëria ngrihet përsëri. Këto vite e keqja e vuri para vendin tonë. Këto vite 12 vite ishin për Shqipërinë, vite të shkretimit të saj, të varfërimit të saj, ishin vite në të cilat regjimi i narko dhe mafias ndërkombëtare bëri gjithçka që të fshijë nga kujtesa veprën tuaj të pavdekshme, Shqipërinë pluraliste, arritjet madhore të Shqipërisë në rrugët e lirisë.”, u shpreh Berisha.
-
VIDEO
LaCivita ‘flet’ me gjuhën e Berishës: Po përpiqen të burgosin opozitën, por do dështojnë si me Trump në SHBA
Këshilltari amerikan për fushatën elektorale të PD për 11 Majin, Chris LaCivita e krahasoi Sali Berishën me Donald Trump, duke thënë se socialistët po përpiqen ta burgosin ashtu sikurse u munduan që të burgoson Trumpin në SHBA.
-
VIDEO
'Vajzat dhe gratë do ta prezantojnë bufin me ‘Noc Rrokun’, Rama flet për problemet teknike gjatë takimit: Ishte plasja e syrit të keq
Kryeministri Edi Rama, nga takimi me vajzat dhe gratë ditën e sotme tha se këto takime do të vijojnë dhe në 12 qarqet e vendit.
Ai tha se do të jenë gratë dhe vajzat që do ta prezantojnë bufin duke iu referuar kreut të PD Sali Berisha, me Noc Rrokun.
‘Me 60 për qind të grave dhe vajzave dhe 40 për qind të burrave dhe djemve ne do bëjmë shumicën që i duhet vendit në 2030. Shqipëria do të bëhet zonjë vetëm kur të bëhet zonjë anëtare e BE. Dhe e ka dashur që të jemi ne ata që fati na e ka dhënë në dorë yllin që na takon ta ngjisim në majën e BE. Për problemet teknike na falni, ai ishte syri i keq që plasi. Po këto takime që janë bërë me do ti bëjmë në të 12 qarqet me të gjitha gratë anëtare të PS dhe do ndezim zjarrin më të madh femëror në historinë e zgjedhjeve dhe do të jenë gratë dhe vajzat që do ta prezantojnë bufin me Noc Rrokun’, tha ai.
-
VIDEO
PD me aleatët çel fushatën në sheshin 'Nënë Tereza', Berisha krah LaCivitas dhe Mediut, të pranishëm fëmijët e Metës
Berisha mbërriti në Sheshin “Nënë Tereza” i shoqëruar nga konsulenti elektoral amerikan dhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili paraditen e sotme ishte në GJKKO në seancë gjyqësore për çështjen e "Gërdecit".
-
VIDEO
Rama: BE do e sjellim në Shqipëri, vetëm me integrimin garantojmë paprekshmërinë e reformës në drejtësi! Bufi kërkon ta shkrijë
Kryeministri Edi Rama thotë se vetëm me integrimin e Shqipërisë në BE garantohet paprekshmëria e reformës në drejtësi.
"Me këtë pasaportë, Shqipëria bëhet sa Bashkimi Europian dhe Bashkimi Europian bëhet sa Shqipëria, sepse nuk kam asnjë pengesë, kufi apo dallim – njësoj si të nisesh nga Shkodra për të shkuar në Korçë, ashtu edhe nga Tirana për të shkuar në Lisbonë apo Berlin. Është e njëjta gjë, komplet. Për fëmijët që sot janë 14, 13 vjeç ose më të vegjël, dhe që nesër prindërit duan t’i çojnë të studiojnë në BE, vajzat dhe djemtë mund të studiojnë në çdo universitet, njësoj, me ato tarifa si studentët vendas – jo si studentë të huaj, me tarifa apo kuota të ndryshme. Edhe për punën, me atë pasaportë, çdo shqiptar mund të shkojë dhe të tentojë të punojë në çdo vend të Bashkimit Europian. Me të njëjtat të drejta, me të njëjtat sigurime shëndetësore dhe shoqërore si çdo qytetar europian. Nëse ne më 11 maj marrim mandat të fortë dhe mbyllim negociatat, pensionet e atyre që jetojnë në BE, shqiptarëve, i njihen automatikisht. S’ke nevojë të marrësh pasaportën italiane që të konkurrosh si qytetar i BE në zgjedhjet vendore atje”, tha Rama.
Në duam që ta sjellim BE këtu, që Shqipëria të jetë pjesë e BE. Duke u bërë pjesë e kësaj familjeje, ne kemi një Shqipëri më të sigurt, më të drejtë dhe më të mirëqenë. Sepse në kohët që po vijnë, për të gjithë botën po shihet se situatat do të jenë shumë sfiduese. Prandaj Bashkimi Europian po forcon radhët dhe po synon të zgjerohet për të rritur kapacitetet mbrojtëse. Si mund ti lini ju nënat e këtij vendi, fëmijët, në mëshirën e kujt do vijë në qeveri, jo e shkriva SPAK, jo e pranova drejtësinë e pavarur jo se pranova. Ne morën vendim historik, dorëzuam shpatën e ndëshkimit që rrinte tek zyra e kryeministrit që nga 1912. Ne dorëzim shpëton por që ta garantojmë që ajo nuk kthehet më kurrë në duart e pushtetit politik duhet të futemi urgjentisht në BE”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Më 11 Maj, PD do marrë disfatën më të madhe që nga ’97! Ka në krye një tufë delirantësh, pas zgjedhjeve do klithin “na vodhi”
Kryeministri Edi Rama tha se Sali Berisha e di që më 11 Maj do të marrë disfatën më të madhe që nga 1997. Në fjalimin që mbajti para grave dhe vajzave, kryesocialisti u shpreh me ironi se menjëherë pas zgjedhjeve, do të fillojnë edhe të flasin për vjedhje votash pasi s’do pranojnë humbjen.
“Bufi e di më mirë se unë, ju e të gjithë që vetëm një magji mund ta shpëtojë nga distafa dhe disfatën më 11 maj do ta ketë më të madhen që nga 97. Magjia do t’i ndodhë por për së prapthi dhe pastaj hajde e dëgjoi se na kanë bërë magji, na i morën se i kishim në kuti.”, u shpreh Rama.
Më tej, kreu i qeverisë ironizoi Aleancën e tyre madhështore. Sipas tij, deri në ditën e zgjedhjeve do të flasin për premtime madhështore, por pas kësaj dite, do të ankohen për vjedhjen madhështore.
-
VIDEO
Ironia e Ramës: Erdhi “Sherifi”, erdhi “Latifi”. Flasin për presidentin e SHBA sikur e kanë komshi
Kryeministri Edi Rama ironizoi PD, teksa tha se flasin për SHBA dhe presidentin Donald Trump sikur po komunikojnë me një komshi për salcën e kosit. Një koment bëri edhe për këshilltarin amerikan Chris LaCivita, të cilët iu referua si ‘magjistari’, me të cilin Berisha mundohet të ‘trullosë’ këdo për t’i bindur se do të fitojë.
“Ne populli shqiptar, pa dallim partiake, e duam Shqipërinë sa më parë në BE. Keni dëgjuar bufin kur flet, se për hir të së vërtetës, nuk e ndjek por më vijnë memet. Edhe më thonë që i fiket llampa çdo ditë. Kishte thënë se taksat i vjedhin qytetarët. Llampa që fiket, nuk është se ai vërtet e mendon këtë. Keni dëgjyuar që thonë se nuk është prioritet hyrja në BE, por Shqipëria madhështore. Por kur thonë se do shkrijmë SPAK më 12 Maj? Por kur flasin për Amerikën dhe presidentin sikur e kanë komshi që hyjnë e dalin për salcë kosi? Edhe për të krijuar idenë se vërtetë hyjnë e dalin për salcë kosi në Shtëpinë e Bardhë, sa në kënetë sa në Shtëpinë e Bardhë, kanë paguar me puplat e kokës dhe të trupit të bufit, një këshilltar që e quajnë magjistari dhe përpiqen të trullosin kë të munden. Erdhi sherifi dhe latifi. Bufi e di më mirë se unë, ju e të gjithë që vetëm nhjë magji mund ta shpëtojë nga distafa dhe disfatën më 11 maj do ta ketë më të madhen që nga 97. Magjia do t’i ndodhë por për së prapthi dhe pastaj hajde e dëgjoi se na kanë bërë magji, na i morën se i kishim në kuti.”, u shpreh Rama.
-
VIDEO
Anëtarësimi në BE, Rama: Serbia dhe Mali i Zi i kanë nisur negociatat shumë kohë para nesh, Shqipëria sot është vetëm dy vite larg
Kryeministri Edi Rama nga takimi me gratë dhe me vajzat, u ndal edhe tek anëtarësimi i vendit në BE.
Ai mori shembullin e Serbisë dhe të Malit të Zi, për të cilët tha se kanë vite që i kanë nisur negociatat dhe janë sot në të njëjtin pozicion me Shqipërinë. Kryeministri tha se vendi ynë është vetëm dy vite larg anëtarësimit në BE.
'Thanë që më kishin lënë pa ngrënë se isha sjell si bandit dhe pastaj u publikua se 14 prilli do të jetë konferenca e 4 dhe do të hapim një seri tjetër kapitujsh. Ju i dëgjoni ata që thonë ca është ky muhabetë Rama kishte kohë që të na fuste në BE dhe tani thotë na jep edhe një mandat.
Po Mali i Zi i ka nisur në 2012 negociatat dhe Shqipëria jo vetëm që nuk ishte vend kandidatë por ishte dele e zeze dhe sot ne jemi në të njëjtin pozicion me Malin e Zi dhe jemi dy vende që jemi kandidatë për në BE.
Thuajini që Serbia i ka nisur në 2014 dhe deri dje ne i shihnim targën Serbisë se ishte para nesh dhe sot është pas nesh, ne jemi vetëm dy vite larg nga mbyllja e negociatave, kemi edhe Maqedoninë e Veriut që ndërruan edhe emër ata, e imagjinon ndonjëra që të ndërrosh emër për të marr burrë dhe burri të thotë nuk të dua, ndërruan emër në 2005 dhe janë mbrapa nesh. Kush e do Shqipërinë dhe këtë vend që të bëjë prokopi duhet ta dojë më shumë se partinë, duhet që ta dojë flamurin më shumë se flamurin e kënetës dhe të çdo moçalishte të re që është krijuar’, tha ai.
-
VIDEO
Rama: Kemi mundësinë historike për t’u futur në BE, i ndryshuam imazhin Shqipërisë! Më 16 maj në Tiranë mblidhen liderët e Europës
Kryesocialisti Edi Rama thotë se Shqipëria ka një mundësi historike për t’u futur në BE.
“Nuk u dorëzuam asnjë ditë, të gjitha ato zhgënjime nga ato refuzime arbitrare dhe atë helmin që përgatitej dhe hidhej në pjatat e shqiptarëve sa herë hapnin penxheret e berberhaneve televizive, e kthyem në forcë të shtuar dhe vazhduam me një ide, ne duhet ti shohim të gjitha hapet që bën një vend kur hap negociatat dhe duhet ti bëjmë të gjitha hapat sikur t’i kemi hapur negociatat. Kështu ndodhi. E ngritëm Shqipërinë çdo vit dhe më larg, emrin e Shqipërisë dhe pozicionin e flamurit të Shqipërisë, deri aty ku s’ka qenë më parë, deri në Këshillin e Sigurimit të OKB. Erdhën në Shqipëri për herë të parë të gjithë udhëheqësit e BE në të parën mbledhje jashtë BE. Por, s’kishim parë gjë akoma as ne vetë se më 16 maj, 5 ditë pasi juve ta keni hedhur atë pëlhurën rozë në të gjithë Shqipërinë, do jenë të ulur për shfaqjen e mirëseardhjes të gjithë udhëheqësit e Europës për samitin e komunitetit politik Europian, në 2027 do zbarkojnë udhëheqësit e vendeve të NATO-s. Sot jemi aty ku as nuk imagjinohej kur morëm detyrën, Shqipëria ishte një vend që u shkaktonte vetëm stres të huajve. Sot e kemi në tavolinë planin e dakordësuar me BE, për ti mbyllur negociatat për dy vjet dhe për herë të parë kemi në dore një mundësi historike për tu futur në BE brenda kësaj dekade. Yjet janë rreshtuar në favorin tonë, për herë të parë nuk jemi vetëm ne që duam të futemi sa më parë në BE, për herë të parë është edhe BE që do të na marrë sa më parë në gjirin e vet”, tha Rama.
-
VIDEO
‘Qua qua qua-të që flasin për shëndetësinë...’, Rama: Jemi në bisedime, QSUT do ta shndërrojmë në ekselencën e rajonit! Universitetin e Mjekësisë do e kthejmë në destinacion edhe për studentët e huaj
Kryeministri Edi Rama tha se ‘qua qua qua-të’ që flasin për shëndetësinë, duhet të bëjnë një pyetje se kur e kanë ndërtuar spitalin e fundit kur ishin në pushtet. Gjatë fjalës së tij në takimin me gratë dhe vajzat në Tiranë, kryesocialisti tha se janë në bisedime me partnerë të huaj për ta shndërruar QSUT në atë që ai e quajti “ekselencën e rajonit”.
Rama tha gjithashtu se edhe Universitetin e Mjekësisë do ta shndërrojnë në një destinacion jo vetëm për studentët shqiptarë por edhe për të huajt.
-
VIDEO
Rama: Do të nis programi i vaktit të drekës në shkollë për nxënësit, sistem vëzhgimi kamerash edhe në klasa
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me gra dhe vajza u ndal edhe tek arsimi.
Ai tha se shumë shpejt do të nis edhe programi i vaktit të drekës në shkolla gjë që do ti vijë në ndihmë të gjitha nënave që janë të punësuara.
Kemi vite që japim tekste falas dhe duket sikur ka qenë aty dhe nuk ka qenë aty. Të gjitha familjet duhet të blinin librat që kushtonin shumë, ne kemi paguar 80 milion euro për çerek milionë nxënësish që marrin libra falas. Shteti ka dhënë bursa për nxënësit që vijnë nga komunitet rome dhe egjiptiane dhe janë 3500 bursa.
Ne kemi kandidatën e parë rome për deputete, një vajzë e shkëlqyer Ina Majko nga Delvina. Kemi hapur një program të ri të detyrave të shtëpisë në shkollë dhe kjo i ofron një mbështetje të madhe prindërve dhe tani do fillojë programi. Gjatë vaktit të drekës në shkollë, nënat që shkojnë në punë nuk do të kenë nevojë më që të shkëputen nga puna se po del fëmija nga shkolla. Ne do të zgjerojmë programin e arteve dhe zejeve dhe fermës në shkollë.
Kemi futur në shkolla psikologë dhe punonjës social dhe bashkë me oficerët e sigurisë që janë një komponentë i ri. Siguria në shkollë do të mbështetet edhe nga një sistem kamerash jo vetëm në oborrin e shkollës por edhe në çdo klasë’, tha ai.