-
VIDEO
'5 Pyetjet'/ Shehi: Koalicion me Bashën dhe Alibeajn, s'kemi kandidat për kryeministër! Hoxha: Të largohen mamuthët e korrupsionit! Toska: Basha do e vjedhë mandatin! Soko: Do marrim deputetë
Zgjedhjet e 11 Majit në Report TV/ Analizë dhe debate në studion e Ilir Babaramos nga të ftuarit Dashamir Shehi, deputet, Poli Hoxha, gazetar, Inida Gjata, kryetare e Aleanca Kombëtare Shqiptare, Pano Soko i nisma 'Thurje' dhe gazetari Almer Toska. Pse nuk maksimalizohet vota e partive të reja, por ka përçarje mes tyre
-
VIDEO
‘Studio Live’/ Ngjela: Deputetët i zgjedhin si kryetarë çetash, liderë të pazhvilluar! Sondazhet të qarta, e majta fiton! S’mund të ketë kryeministër, që është ‘non grata’ në SHBA
Zgjedhjet e 11 Majit po afrojnë dhe avokati Spartak Ngjela bën analizën e tij të përllogaritur edhe në sondazhet e deritanishme të publikuara nga REPORT TV, për të cilat ai shprehet se janë të drejta dhe përshkruajnë realitetin.
Ai nuk e vë në dyshim fitoren e të majtës, e jo për meritë të qeverisë, sesa për dështim të opozitës pa ide, programe dhe me liderë të “pazhvilluar” siç i quan ai. Madje e cilëson si paradoksale që partia më e madhe në vend të kërkojë të fitojë zgjedhjet me liderin e saj të shpallur ‘non grata’ nga SHBA-të.
-
VIDEO
Afera Partizani/ Doçi në Report Tv: Berisha përdori pushtetin për pasurimin e familjes, dhëndri fitoi miliona euro! SPAK provoi korrupsionin e pastrimin e parave
Në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, gazetari Adriatik Doçi thotë se SPAK ka provuar me fakte implikimin e Berishës në korrupsion në aferën Partizani, si edhe rolin e dhëndrit në pastrim parash. Doçi shprehet se Malltezi fitoi miliona euro, ndërsa dosja është në GJKKO ku pritet të vendoset nëse do kalojë ose jo për gjykim.
-
VIDEO
Përurimi i dy godinave në Qytet Studenti, Rama: Bashkia e Tiranës, lokomotiva e zhvillimit në të gjitha drejtimet! Nuk imagjinohej më parë të vinin studentë të huaj
2 godina të reja, tërësisht të rikonstruktuara, janë shtuar në Qytet Studenti. Kryeministri Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, inspektuan punimet, teksa kreu i qeverisë i cilësoi si një nga investimet më të rëndësishme për brezin e ri. Kryebashkiaku Veliaj tha se godinat në verë do të përdoren si Airnbnb për turistët.
-
VIDEO
'Qytet Studenti po kthehet në një kampus evropian', ministrja Manastirliu: Gati investime të reja për Universitetin e Tiranës
Sot u përuruan dy godina konviktesh në Qytetin Studenti. Kryeministri Rama ishte i pranishëm në pëurim së bashku me kryebashkiakun Veliaj dhe ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu. Kjo e fundit u shpreh se kushtet e akomodimit për studentët po përmirësohen vit pas viti, duke e transformuar këtë hapësirë në një kampus modern me standarde europiane.
-
VIDEO
Zgjedhja e drejtorit të RTSH, Ardita Reci: Në mbledhjen për shqyrtimin e kandidaturave është votuar unanimisht, ky është gabim
Anëtarja e Këshillit Drejtues të RTSH Ardita Reci në mbledhjen e Komisionit të Medias, ditën e sotme tha se gabimi që është bërë sipas saj, ka qenë tejkaluar momenti në të cilin ndodhej procesi i përzgjedhjes së drejtorit të RTSH.
Ajo tha se në mbledhjen për shqyrtimin e kandidaturave është votuar unanimisht.
‘Jam detyruar që të mbaj qëndrim pakice si është edhe rasti i këtij procesi për të cilin po japim sot shpjegime. Që në momentin e përfundimit të afati për dorëzimin e dokumenatacionit për kandidatët është zhvilluar vetëm një mbledhje për shqyrtimin e kandidaturave dhe në këtë mbledhje janë bërë disa shkelje. Në këtë ditë nuk duhej votuar unanimalisht, në proceverbal është se ne nuk kemi shqyrtuar asnjë kandidtuarë për sa i përket përmbajtjes së dosjes së tyre, por kemi vlerësuar mungesën e dokumentacionit dhe më pas duhet të votonim në bllok për kandidatët që se kishin të plotë dokumentacionin, dhe ky ishte gabimi. Dhe ne mund të bëjmë gabime, ne kemi tejkaluar momentin në të cilin ndodhej proceci i përzgjedhjes së drejtorit’, tha ajo. Zgjedhja e drejtorit të RTSH, Ardita Reci: Në mbledhjen për shqyrtimin e kandidaturave është votuar unanimisht, ky është gabim
-
VIDEO
Përurimi i godinave 16 dhe 17 në Qytet Studenti, Rama: Bashkia e Tiranës, lokomotiva e zhvillimit në të gjitha drejtimet
“Bashkia e Tiranës është lokomotiva në të gjitha drejtimet dhe mbështetja jonë”. Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama, i cili së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ministren Ogerta Manastirliu morën pjesë në përurimin e godinave 16 dhe 17 në Qytetin Studenti, të cilat tashmë janë me kushte bashkëkohore.
-
VIDEO
Sali Berisha: Shqipëria nuk ka pasur kurrë ndonjë politikan kaq të mirë sa Lulzim Basha
Sali Berisha: Shqipëria nuk ka pasur kurrë ndonjë politikan kaq të mirë sa Lulzim Basha
-
VIDEO
Zgjedhja e drejtorit të RTSh-së/ Zhupa: Këshilli drejtues e mbushi kupën! Kushi i PS-së: Nuk është rrufe në qiell të hapur
Kryetarja e Komisionit të Mediat tha se kupa e paligjshmërive e Këshillit Drejtues të RTSh u derdh me procesin e fundit të garës për zgjedhjen e drejtorit të RTSH
“Ju vazon me paligjshmëri e keni mbushur por kjo ishte pika që e derdhi. Ju keni bërë dhe kur zgjodhët Alfred Pezën duke votuar për të skualifikuar një kandidat që I kishte të gjithë kriteret, si Ëngjëll Musai. Gjithë kohën kam qenë koherente” tha Zhupa.
E të njëjtit qëndrim ka qenë dhe nënkryetarja, deputetja e PS-së Evis Kushi
“Vazhdimisht na kanë ardhur kritika, denoncime. Ne nuk duam tju paragjykojmë por na informoni çfarë ndodhi. Nuk është rrufe në qiell të hapur por në mënyrë të vazhdueshme por ne nuk kemi dashur të ndërhyjmë. Por kam një pyetje të parë. A ka një procedurë të miratuar nga ju për mënyrën si përzgjidhet drejtori I përgjithshëm i RTSH-së' u shpreh Kushi
-
VIDEO
Bungo në Komisionin e Medias: Në atë institucion mungon transparenca, zv. drejtoresha u zgjodh në kundërshtim me ligjin
Ditën e sotme është duke u zhvilluar në Komisionin e Medias seancë dëgjimore me anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH në lidhje me procedurat që janë ndjekur në përzgjedhjen e kandidaturave për drejtor të Përgjithshëm të RTSH.
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH Leka Bungo, tha se zv. drejtoresha u zgjodh në kundërshtim me ligjin.
Bungo tha se në atë institucion mungon transparenca dhe se kur ai konstaton shkelje nuk ka të drejtë të veproj.
‘Në atë institucion mungon transparenca. Zv drejtoresha u zgjodh në kundërshtim me ligjin. Unë dhe kur konstatoj shkelje nuk kam të drejtë të veproj. Unë si kryetar këshilli kur kam munguar në mbledhje më janë vërsulur dhe më kapin më thonë pse kam munguar, kur unë e kam thënë që nuk pajtohem me vendimin tuaj dhe do ta hedh këtë çështje në gjyq dhe deri sa kjo të sqarohet unë nuk marr pjesë në mbledhje. I kam çuar letër KLSH, kryeministrit dhe kryetares së Kuvendit duke trajtuar këto probleme dhe ndoshta për efekt kohe s’kam marr përgjigje, edhe në mbledhjen e fundit kemi diskutuar ku mendoj se ka shkelje, unë ka kam kërkuar të diskutohen vlerat e kandidatëve para se të votohen', tha ai.
-
VIDEO
Akuzat për paligjshmëri në garën për drejtorin e RTSH, komisioni i Medias nis seancën dëgjimore me anëtarët e Këshillit Drejtues, Zhupa: Kam lexuar çudira
Komisioni i Medias nisi seancën dëgjimore me anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH në lidhje me procedurat që janë ndjekur në përzgjedhjen e kandidaturave për drejtor të Përgjithshëm të RTSH.
-
VIDEO
Akuzat për paligjshmëri në garën për drejtorin e RTSH, komisioni i Medias nis seancën dëgjimore me anëtarët e Këshillit Drejtues
Komisioni i Medias nisi seancën dëgjimore me anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH në lidhje me procedurat që janë ndjekur në përzgjedhjen e kandidaturave për drejtor të Përgjithshëm të RTSH.