-
VIDEO
Vota e diasporës/ Berisha: Votojmë pagesën për postën por jo lëvizjen e afateve! Rama të pranojë kushtin për votën me ID të huaj
Sali Berisha ka bërë një hap mbrapa teksa u pyet për veton për Kodin Zgjedhor që rrezikon votën e emigrantëve. Ai tha se amendamentin për postën e voton, por kundërshton afatet, ndërsa kërkonss që diaspora të votojë edhe pa dokumente shqiptare.
-
VIDEO
Berisha mbledh aleatët për protestën nesër dhe koalicionin parazgjedhor! Detajet, kush ishin të pranishëm në tryezë dhe kush mungoi
Me Ilir Metën në burg, në tryezën e ftuar nga Partia Demokratike, Partia e Lirisë u përfaqësua nga Tedi Blushi. Ndërkohë të pranishëm ishin dhe kreu i PAA, Agron Duka, kreu i PDK-së, Nard Ndoka, kreu i partisë Balli Kombëtar Artur Roshi.
-
VIDEO
Spahiu: Asnjëherë në histori, që një parti me 24% të rritet 51% tre muaj para zgjedhjeve dhe të përmbyset rezultati!
Juristi Kreshnik Spahiu shpjegon se kujt qëllimi i shërbejnë protestat, teksa analizon se përqindjet sipas sondazheve për zgjedhjet, pavarësisht marzhit, tashmë janë të njohura dhe nuk mund të ndodhë përmbysja e rezultatit.
“Protesta është e PD-së, dhe objektivat e saj janë krejt të tjera. Objektivat afatshkurtra janë realizuar, afatgjatë jo. Afatgjatë janë ato elektorale që janë të pamundura, afatshkurtër është çështja e vulës së partisë që mori Sali Berisha, duke mënjanuar edhe partitë e vogla opozitare, i ka shfaktorizuar. Nuk mbaj mend që PD të ketë bërë protestë te kryeministria prej një viti. Partitë e reja ose janë kapur, janë të dikujt prej këtyre, ose nuk kanë mundësi. Ka disa sondazhe që janë të përafërta, me PS që është e para por s’e kalon 50%. Kemi PD që shkon deri te 30%, prirjet janë këto, është e vështirë që rezultatet të përmbysen. Sondazhi tjetër është që partitë e reja vijnë në rudhje dhe jo në rritje. Kanë arritur në 6% e më pak, kjo vetëm 4 muaj nga zgjedhjet”, thotë Spahiu.
-
VIDEO
Vota e diasporës/ Balliu e PD: Të votojnë edhe ata me dokumente të huaja, janë shqiptarë! Demalia: Nuk përmbysin dot rezultatin
TIRANË- Partia Demokratike ka kushtëzuar votën për ndryshimet në Kod duke kërkuar që të votojnë në zgjedhjet e 11 majit edhe emigrantët shqiptarë me dokumente të huaja. Nëse PD nuk jep votën, rrezikohet që të mos miratohet ndryshimet në Kod, përmes së cilave synohet që shteti të paguajë votën e emigrantëve edhe në kthim.
Anëtarja e PD, Alesia Balliu e ftuar në Report Tv thotë se ky është një kusht, me qëllim që të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë të shprehin vullnetin e tyre në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Balliu thotë se PD është ndër partitë e para që ka dashur realizimin e votës së diasporës.
-
VIDEO
Trump ngriu fondet për institucionet e SPAK, BE: Vazhdojmë mbështetjen për reformën në drejtësi, kemi dhënë 50 milionë euro asistencë teknike
TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar për gazetarët pasi urdhrit të Trump për ngrirjen e fondeve, që preku edhe institucionet shqiptare, mes tyre edhe SPAK.
-
VIDEO
Mediu bashkëorganizon Forumin e Sigurisë në Kongresin Amerikan: Në Shqipëri, gjyqësori përdoret si armë politike kundër opozitës
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, bashkëorganizoi me kongresmenët amerikanë Pete Sessions dhe Robert Aderholt Forumin e Sigurisë “Veprimet keqdashëse të Kinës, Rusisë dhe Iranit në Europë".
-
VIDEO
Diaspora pret votat e Kuvendit! PD vë kushte, Basha-Alibeaj “as” nën mëngë! Në Rregullatorin e KQZ dyzim për ID-të e huaja
Kushti i PD që të votojnë edhe emigrantët me dokumente të huaja ka nxitur debate edhe në KQZ. Anëtarët e komisionit rregullator janë të ndarë në mendime, me kryetaren Ilirjana Nano që thotë se rregullat aktuale ligjore e pamundësojnë, ndërsa anëtari nga radhët e opozitës Muharrem Çakaj thotë se kjo mund të realizohet me vullnet politik.
-
VIDEO
Financimi 250 mln euro në bujqësi, Rama: Do jetë histori suksesi për sipërmarrësit rural, si hotelet me 5 yje! Synojmë që eksportet të kapin 1 mld euro në 2030
Kryeministri Edi Rama, gjatë një tryeze të organizuar nga Banka e Shqipërisë, e cilësoi këtë skemë si një hap cilësor për rritjen e eksporteve bujqësore, me synimin për të arritur vlerën e 1 miliard eurove deri në vitin 2030. Rama theksoi se skema do t'u vijë në ndihmë sipërmarrësve ruralë, lidhur edhe me 'Paketën e Maleve', që do jetë sipas kryeministrit një histori suksesi.
-
VIDEO
Veliaj dhe arkitekti Ingles inspektojnë punimet për Teatrin e Ri: Përfunduam infrastrukturën nëntokë, nis puna për ndërtimin e godinës në sipërfaqe
Puna për Teatrin e Ri po ecën me ritme të mira dhe pritet që brenda këtij viti të përfundojë ngritja e godinës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektimin e radhës në kantier e zhvilloi me projektuesin e Teatrit të Ri, arkitektin e BIG, Bjarke Ingles, i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Bratislavës, Matus Vallo
-
VIDEO
'Shpikjet në financa janë tërheqëse për artistët, por problematike për ekonomistët', Rama: Patëm zhvillim artistik në 95-96, që prodhoi katastrofën e 1997
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në tryezën e organizuar nga Banka e Shqipërisë lidhur me prezantimin e planit për financimin e 250 mln eurove në sektorin e bujqësisë, që do i vijë në ndihmëve fermerëve dhe sipërmarrësve rural.
-
VIDEO
Financimi 250 mln euro në bujqësi, Rama: Do jetë histori suksesi për fermerët dhe sipërmarrësit rural! Synojmë që eksportet të kapin 1 mld euro brenda 2030
Kryeministri Edi Rama, gjatë një tryeze të organizuar nga Banka e Shqipërisë, e cilësoi këtë skemë si një hap cilësor për rritjen e eksporteve bujqësore, me synimin për të arritur vlerën e 1 miliard eurove deri në vitin 2030.
-
VIDEO
Diaspora/ Balla u drejtohet emigrantëve: Regjistrohuni në KQZ, nga sot hiqet edhe pengesa e dokumentit biometrik të skaduar! Deri tani janë 94 mijë të konfirmuar
Në një video-mesazh të drejtuar bashkatdhetarëve, ministri dhe drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ka falënderuar të gjithë ata që kanë përmbushur detyrimin, duke u regjistruar si votues nga jashtë dhe u bëri thirrje atyre që s'e kanë përfunduar, ose që kanë dokumentet e skaduara që të regjistrohen për zgjedhjet e 11 Majit