• VIDEO

    Non-grata e Berishës, Flogert Muça: Përtej oqeanit nuk ka lajme të mira! Beloja ndoshta e ka gënjyer, Trump ka hallin e Groenlandës apo Gazës

    Gazetari Flogert Muça duke folur në 'Repolitix' mbi deklaratat e Berishës se për heqjen e non-gratës ndaj tij prej SHBA-së do lobohet në një moment të dytë, tha se përtej oqeanit nuk ka lajme të mira.

    Sipas tij, edhe Belind Këlliçi ndoshta e ka gënjyer Berishën, pasi u kthye nga Amerika në një kohë kur Trump ka halle të tjera si Groenlanda, Kanadaj apo Gaza.

  • VIDEO

    'Vota e diasporës nuk mund të anulohet', Përparim Çaça: Jemi në mes të dasmës! Nuk mund të zhbëhet

    Avokati Përparim Çaça foli në 'Repolitix' lidhur me kushtin e Berishës për votën e diasporës që të lejohet dhe regjistrimi i atyre shqiptarëve jashtë që kanë një pasaportë të huaj dhe jo shqiptare.

    Ky kusht mund të rrezikojë votimin e kodit për votën e diasporës dhe mund ta rrezikojë këtë proces në zgjedhjet e 11 majit. Çaça theksoi se KQZ ka filluar një proces për të mundësuar votimin e diasporës me një modalitet të ri dhe i ka dhënë afat deri më 5 mars. Ai theksoi se ky proces nuk mund të ndalohet, pasi aplikacioni ka filluar dhe diaspora është duke u regjistruar. Ai krahasoi situatën me një dasmë që ka nisur dhe tani është shumë vonë për ta ndaluar.

  • VIDEO

    Deklaratat e Grenell për Kurtin, ish-ambasadori: Sinjal i rëndë për Kosovën! Qeveria e Albinit të jetë e kujdesshme! Kamberi: Gjeo-politika po ndryshon

    TIRANË - Ekspertët e çështjeve ndërkombëtare Lutfi Bilalli dhe Geron Kamberi diskutuan në ‘Studio Live’ lidhur me deklaratat e forta të Richard Grenell ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

    Bilalli theksoi se këto deklarata janë një sinjal i rëndë për Kosovën, duke shtuar se SHBA ka dalluar miqësinë me Kosovën nga ajo me qeverinë që udhëheq. Ai u shpreh se Kosova duhet të ketë kujdes në fjalor dhe veprime, pasi çdo përpjekje për të krijuar armiqësi me forcat ndërkombëtare mund të favorizonte Serbinë.

  • VIDEO

    Kushti i Berishës rrezikon votën e diasporës, Lavdrim Krashi: Rregullat e lojës nuk ndryshohen pasi ka nisur loja! Kthupi: PD ishte e bindur se emigrantët nuk do votonin

    Në 'Repolitix', u diskutua kushti i PD-së që rrezikon votën e diasporës. Berisha kërkoi sot që të regjistrohen edhe ata shqiptarë në Diasporë që nuk kanë asnjë mjet identifikimi shqiptar. Për deputetin Lavdrim Krashi, procesi ka nisur dhe nuk ka më kuptim të ndryshohen rregullat e lojës. 

  • VIDEO

    Spiropali: Tirana, një nga motorrët më të fuqishëm për europianizmin e Shqipërisë

    Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka vlerësuar punën e kryebashkiakut Erion Veliaj për transformimin e kryeqytetit.

    Duke folur në Samitin e Paktit të Qyteteve të Lira, Spiropali deklaroi se Tirana është një nga motorrët më të fuqishëm të gjithë kësaj lëvizje të këtyre ndryshimeve për europianimzin e Shqipërisë.

    “Ne kemi shpallur si objektiv strategjik kombëtar anëtarësimin në familjen europiane brenda vitit 2030 dhe po punojmë fort për ta realizuar këtë objektiv. Tirana është një nga motorrët më të fuqishëm të gjithë kësaj lëvizje, të këtyre ndryshimeve për europianizmin e Shqipërisë. Tirana nuk është vetëm një qytet dinamik dhe me zhvillim të shpejtë, por dhe një model i politikave urbane progresive, një kantier ndryshimesh si një laborator i qeverisjes efektive. Çfarë ishte dikur e mjaftueshme si fjetinë, nesër  gjithmonë e më shumë duhet të jetë pushteti I të bukurës së dobishme që rrit dhe çmon cilësinë e jetës së qytetarit që e bën atë më të lehtë. Ne në Tiranë, këtë e dimë shumë mirë, edhe falë punës së Erionit dhe Bashkisë Tiranë”, deklaroi Spiropali.

  • VIDEO

    Non grata e SHBA/ Sali Berisha: Nuk është përparësi e Trump në këtë kohë! Do t'i shkruaj sapo të plotësohet administrata e re

    Në një konferencë me gazetarët, kryetari i PD pranon se nuk ka nisur ndonjë lobim që presidenti Donald Trump t’i heqë non gratën, edhe pse në fakt me fitoren e tij trumbetoi bashkë me militantët se do t’i hiqej shumë shpejt nga lista e zezë e SHBA. 

  • VIDEO

    Zgjedhjet në 11 maj, zgjatet me VKM afati i pasaportave dhe kartave ID të skaduara! Hoxha: Të gjithë shqiptarët jashtë mund të votojnë

    Qeveria ka zgjatur afatin e pasaportave dhe katave të ID që kanë skaduar, në mënyrë që qytetarët të kenë mundëi që të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.  

    Lajmi u bë me dije nga Ministri i Brenshëm Ervin Hoxha pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë ditën e sotme. Sipas tij janë 500 mijë mjete ID të skaduara dhe se tashmë me zgjatjen e afatit të gjithë shqiptarët jashtë mund të votojnë     

    ‘Këshilli i ministrave miratoi zgjatjen e afateve të vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaporavee biometrike.

  • VIDEO

    ‘Pushkët i kemi plot’, Kurti i ‘përgjigjet’ Grenell? Vetëvendosja i mbron kufijtë e Kosovës

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e nisi fjalimin gjatë tubimit elektoral në Podujevë duke pretenduar se “populli e di kush i mbron kufijtë e Kosovës”.

    Kurti shmangu përmendjen e Richard Grenell në fjalim, por duket se i dha atij një përgjigje indirekte pas deklaratës ku e kritikoi ashpër se nuk është i besueshëm për SHBA.

    “Po të ishin ato partitë e tjera, do të kishte qenë problem me këto komunat kufitare. Kur e ke kojshinë e keq, duhet të mbash moralin lart dhe pushkën plot”, tha Kurti.

  • VIDEO

    Në siklet nga Ahmetaj, Këlliçi vetëpërgënjeshtrim rekord: Protesta thellësisht me militantë...plotësisht qytetare! Pa përgjigje për aleancën “Belo & Bela”

    Ish kandidati demokrat për kryebashkiak i Tiranës, i cili vijon të organizojë protestat para Bashkisë, ende nuk e ka sqaruar akuzën e bërë nga Ahmetaj se këto protesta i ndihmon me para zv. Kryeministrja Belinda Balluku. Madje në një studio televizive së fundmi përgënjeshtroi veten brenda pak minutave, duke e quajtur protestën një herë thellësisht partiake dhe një herë plotësisht qytetare.

    • VIDEO

      Tjetër kallëzim/ KESH padit për shpifje Gazmend Bardhin në GJKKO

      Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi është kallëzuar sërish në gjykatën e posaçme për shpifje dhe fyerje parashikuar nga nenet 119 dhe 120 të kodit penal.

    • VIDEO

      Reforma e pensioneve/ Rama: Vazhdojmë me bonuse, ndërhyjmë në skemë pa prishur themelet

      Duke folur për reformën e sistemit të pensioneve, kryeministri Rama tha se duhet të udhëhiqet nga tre udhërrëfyes. Rama tha se qeveria do të vazhdojë me bonuset për pensionistët dhe do ndërhyjë në skemë pa prishur themelet e sistemit të reformës së pensioneve.

      “Ndryshimi ka ndodhur se me reformën e 2014, vendosëm kontributet në funksion të pensionit. Plaga po mbyllet dalëngadalë, por vazhdojmë të kemi një pjesë që vuajnë nga ajo plagë. Udhërrëfyesit që duhet te kemi: ‘Mos rregullo një skemë që nuk funksionon, por projekto diçka të re. Mos provo diçka të re kur një skemë funksionon. Udhërrëfyesi i dytë është të zgjedhësh mes dhimbje afatshkurtër dhe afatgjatë, se reformë pa dhimbje nuk ka. Nëse kemi përjetuar një dhimbje afatgjatë kjo ka ardhur si rezultat i faktet se të gjithë ata para nesh kanë dashur të bëjnë një reformë pa dhimbje.

      Udhërrëfyesi i tretë është që reformimi i skemës së pensioneve, është maratonë, nuk është sprint. Të gjitha sprintet na kanë çuar në situatën e 2014, ku FMN e Banka Botërore thoshin rrisni çmimin e energjisë, ulni pensionet dhe filloni paguani se ndryshe nga priste kolapsi i plotë nga të katër anët. Sot ne jemi që nga 1 shkurti vendi i vetëm në këtë rajon, që kemi ulur çmimin e energjisë.  

      “Do ecim paralelisht me bonuset që janë rritur në mënyrë të ndjeshme, janë rritur ne asketin sasior dhe në aspektin e kohës së dhënies. Nga një bonus të fundvitit, kemi kaluar në 2 dhe i kemi lidhur këto bonues me rritjen ekonomike. Duam që këto bonuse të vazhdojnë”, tha Rama.

    • VIDEO

      Rama: Kemi ende luftë kundër informalitetit të pagave

      Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për reformën e pensioneve, theksoi se ka ende punë për luftën ndaj informalitetit të pagave.

      “Kemi akoma hapësirë të konsiderueshme në luftën kundër informalitetit të pagave. Ka një ndryshim të rëndësishëm, ka një rritje të pagave, ka një ndryshim të rëndësishëm se pas gjithë procesit të komunikimit që kemi pasur në shtator dhe tetor, është konstatuar një rritje e pagave të deklaruara dhe kontributeve, por ka ende shumë hapësirë për të marrë më shumë në funksion të skemës së fondit të sigurimeve”, Rama.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv