-
VIDEO
Pensionet/ Rama 'shigjeton' opozitën: Premtojnë gjëra imagjinare, hidhen me sy mbyllur drejt një humnere
Kryeministri Edi Rama shigjetoi opozitën sa i takon premtimeve për pensionet, duke thënë premtojnë gjithçka të dëshirueshme dhe të imagjinueshme, në një kohë që nuk kanë asgjë në dorë. Nga konferenca për reformën e pensioneve, Rama tha se kjo qasje e opozitës do të thotë t’i hapësh luftë fakteve dhe të hidhesh sy mbyllur drejt një humnere.
“Kur vjen puna tek pensionet, duke pasur parasysh faktin që jemi afër një zgjedhjeve, ata që nuk kanë asgjë në dorë, premtojnë gjithçka të dëshirueshme dhe të imagjinueshme. Të premtosh gjithçka të dëshirueshme dhe të imagjinueshme, do të thotë ti hapësh luftë fakteve, ti kthesh kurrizin ekspertëve, ekspertizës dhe të hidhesh sy mbyllur drejt një humnere. Do të thotë që hajde të bëjmë një ditë festë me gjithçka kemi dhe pastaj nesër le të bëhet qameti. Ne nuk mund ta bëjmë këtë dhe do ecim paralelisht me bonuset që janë rritur në mënyrë të ndjeshme, janë rritur ne asketin sasior dhe në aspektin e kohës së dhënies. Nga një bonus të fundvitit, kemi kaluar në 2 dhe i kemi lidhur këto bonues me rritjen ekonomike. Duam që këto bonuse të vazhdojnë”, tha Rama.
-
VIDEO
Sistemi i pensioneve/ Rama: Me reformën e vitit 2014, pensionet u bënë më të larta
Sistemi i pensioneve/ Rama: Me reformën e vitit 2014, pensionet u bënë më të larta
Kryeministri Edi Rama thotë se me reformën e vitit 2014, pensionet u bënë më të larta. Gjatë fjalës së tij në konferencën për reformën e pensioneve, Rama u shpreh se pensionistët duhet të përfshihen në shpërndarjen e reformave dhe të rritjes së ekonomisë.
“Sot jemi mbledhur knëtu për të diskutuar mes aktorëve institucionalë, ekspertëve ndërkombëtarë, këshilltarëve prestigjozë që kemi privilegjin të kemi, se çfarë duhet të bëjmë më tej me sistemin e pensioneve. Për të bërë një bilanc, dhe më pas për t’u projektuar në të ardhmen, duke pasur si ambicie, majën e 2030-s, ku Shqipëria duhet dhe unë besoj do të jetë anëtare e BE. 10 vjet më parë e kemi nisur këtë rrugë, për të bërë sistem të pensioneve, duke qenë të vetëdijshëm se pensionet janë kocka më e vështirë për t’u gëlltitur për një qeveri dhe një shtet. Ka qenë një rrugë relativisht e gjatë, por nga e cila kemi mësuar jo pak,. Sot ne jemi një vend tjetër, kemi prodhim të përgjithshëm kombëtar, dy herë e gjysmë më i lartë se 10 vjet më parë, eksporton 4 fish më shumë se 10 vite më parë. Ishim një vend që kishim një borxh prej 1.2 miliardë euro vetëm në kompaninë e shpërndarjes së energjisë. Vetëm borxhet ndaj kompanive të kontraktuara në infrastrukturë, kalonin shumën e 400 milionë eurove. Sot jemi në kushte abolutisht të tjera dhe patjetër që e ndjejmë, e mirëkuptojmë dhe e marrim përgjegjësinë për kërkesën e pensionistëve për të marrë pjesë në shpërndarjen e reformave dhe rritjes së ekonomisë.
Do ishte fatale, nëse në këtë pikë, ne do të vepronim pa pasur një vizion afatgjatë dhe plan të qëndrueshëm. D o shkaktonimn pasoja të ngjashme që u shkaktuan nga veprimet që na kishin vënë para një sistemi pensionsh absurd dhe të rrezikshëm. Në reformën e vitit 2014, bëmë një proces të ngjashë, duke përfshirë sa më shumë aktorë, duke analizuar sa më shumë skenarë. Pensionistë sot, që kanë pasur të njëjtat vite pune, kanë paguar të njëjtat kontribute, marrin dy pensione të ndryshme. Sot, mjekë, mësues, ekonomistë, njerëz nga sistemi i drejtësisë, që kanë dalë në pension pas 2014, marrin pension mbi 50 mijë lekë. Kolegët e tyre, para reformës së 2014, marrin pensione më të ulëta.”, theksoi ai.
-
VIDEO
‘Shqipëria si Somalia’, Rama: Pritëm 12 mln turistë, mos shih me gjyzlykët e bretkosave kënetës së opozitës! Lider rajonal për prokurimet publike
Në episodin e radhës të 'Sy më sy', kryeministri Rama vijoi me përgjigjet ndaj komentuesve në rrjetet sociale. Teksa një komentues i shkruan se në vend nuk ka ujë të pijshëm dhe njërëzit e marrin me bidona si në Somali kreu i qeverisë i përgjigjet se nëse vendi ynë do të ishte në këtë situatë situatë si ka mundësi që numri i turistëve sa vjen e rritet?!
-
VIDEO
Banka Botërore: Informaliteti i lartë 'minon' skemën e pensioneve! Rama: Ndërhyjmë pa prekur 'themelin' e reformës, vazhdojmë me bonuse! Opozita premtime imagjinare
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një konferencë për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, u ndal edhe tek informaliteti i pagave.
-
VIDEO
SHBA ngriu fondet për SPAK, Balla në Report Tv: Mos t’i japim shpresë ndonjë politikani të korruptuar, Amerika s’ka ndryshuar qasje
Ministri i Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla i ftuar në Report Tv komenton edhe dekretin e Trump që preku edhe Shqipërinë me ngrirjen e fondeve për institucionet, mes tyre edhe SPAK. Në reagimin e parë që vjen nga Partia Socialiste, ministri Balla thekson se SPAK është një institucion i pavarur i një vendi sovran dhe që mbështetet nga buxheti i shtetit. Balla shprehet se nuk duhet t’i japim shpresë ndonjë politikani të korruptuar, pasi sipas tij SHBA nuk ka ndryshuar qasje për Shqipërinë, veçse administrata Trump po bën një ridimensionim të ndihmës së huaj. “SHBA ka qenë dhe mbetet mbështetëse e reformave shtetformuese në Kosovë, të shtetit të se drejtës në Shqipëri. Nuk shoh ndryshim të qasjes, Shqipëria mbetet partneriteti më i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor për SHBA. Trump ka qenë president në mandatin e kaluar, në atë kohë ishte momenti kur u krijua SPAK dhe u mbështet. Të mos ngatërrojmë, dy qasje që s’kanë lidhje me njëra tjetrën. SHBA janë duke ridimensionuar mënyrën e akordimit të fondeve të tyre, po mendojnë të ulin asistencën jashtë, por kjo s’do ndërpritet dhe Rubio ishte i qartë në deklaratën e djeshme. Partneriteti i rëndësishëm vazhdon, po ridimensionojnë ndihmën e tyre të huaj. Ajo që thotë Rama merr edhe vlerë më të madhe, SHBA këtu ka qenë ndër vite që nga ‘91, por PS ishte ajo që e vuri në program dhe që e realizoi reformën në drejtësi dhe PS është ajo që do vazhdojë të mbështesë dhe me fondet që i duhen. Mos t’i japim shpresë ndonjë politikani të korruptuar, për ta përdorur këtë qasje të re të administratës amerikane me një institucion të një vendi sovran siç është Shqipëria. Edhe këtë vit nëse e shihni buxheti i alokuar nga buxheti i shtetit për SPAK, ka pasur rritje nga ai alokuar 1 vit më parë”, tha Balla në Report Tv SI.E./Shqiptarja.com
-
VIDEO
‘Ndikoi për arrestimin e Çapjave’, Balla i përgjigjet për herë të parë akuzave të Berishës: Sajime që prej 2005! Të kallëzova për aferën e Partizanit, e pranoj baltën me kënaqësi
Ministri i Taulant Balla i ftuar në Report Tv u përgjigjet për herë të parë akuzave të Sali Berishës lidhur me një përgjim të SkyECC, ku ai pretendon se një anëtar i banës së Suel Çelës i ka kërkuar arrestimin e Çapjave. Dhe sipas Berishës, Balla ndikoi të arrestoheshin Çapjat në mars të 2021, para zgjedhjeve.
Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, ministri Balla thotë se kjo është një baltë që Berisha hedh ndaj tij që prej vitit 2005 me lloj lloj sajimesh. Por Balla, thotë se në 20 vite politikë është përpjekur të vendosë standardin që kur akuzon kundërshtarët politikë të paraqesë prova e fakte, e për këtë përmend edhe kallëzimin për aferën e privatizimit të ish-klubit Partizani, për të cilën Berisha dhe dhëndri janë marrë të pandehur.
“Berisha më ka akuzuar nga 2005, ku isha 27 vjeç me lloj lloj sajimesh, ka një diferencë në politikë. Jam përpjekur të vendos një standard, u bënë 20 vite në Kuvend, për të gjitha akuzat që kam pasur ndaj kundërshtarëve jam munduar ti shoqëroj me prova dhe ti dërgoj në Prokurori. Berisha është akuzuar prej meje për privatizimin e kompleksit Partizani. Një meritë të veçantë ka dhe ky televizion që ka zbardhur ditë pas dite muaj pas muaji vit pas vite elementë të bazuar në atë dosje, prova e fakte. E kam marrë përgjegjësinë të çoj në prokurori disa herë raste të korrupsionit, është partizani, është dosja e privatizimit të OSSH, abuzimet ne ministrinë e mbrojtjes, edhe në rastin e 21 janarit kam shkuar në emër të PS kur kam dorëzuar kallëzimin e parë. Nga gjithë kjo betejë, në anën time një betejë institucionale, nëse kam pasur akuzë e kam shoqëruar me prova, vjen edhe balta që duhet të marrësh, e pranoj me kënaqësi. Në fund ajo që mbetet është vlerësimi, fjalët i merr era dhe kallëzimet janë ato që mbeten”, tha Balla në Report Tv.
-
VIDEO
Aferat serbe të Berishës përfundojnë në SPAK, tjetër kallëzim për ish-kryeministrin, familjen dhe bashkëpunëtorët, avokati Beqiri: Ja si Argita e dhëndri pastruan paratë me Damir Fazlliç
Një tjetër kallëzim penal në SPAK për Sali Berishën, familjarët e bashkëpunëtorët e tij lidhur me aferat me dy serbët Fazlliç e Lazaroviç nga 2005-a. Avokati Idajet Beqiri dorëzon në SPAK kallëzimin prej 11 faqesh ku zbërthen të gjithë skemën e pastrimit të parave mes tyre, përfshirë dhe ish ministrat e asaj kohe Genc Ruli e Lulzim Basha.
-
VIDEO
Balla në Report Tv: Berisha kërkon të prishë zgjedhjet, kushtëzimi që diaspora të votojë me dokumente të huaja alibi! PS synon 84 mandate, Shqipëria jo peng i Saliut
Partia Socialiste është e prerë me opozitën sa i takon kushtëzimit të saj, që për të votuar ndryshimet e reja në Kod që parashikojnë pagesën për kthimin e votës së diasporës, të lejohet të votojnë më 11 maj edhe emigrantët me dokumente të huaja.
-
VIDEO
Vota e diasporës/ 25 mijë emigrantë dështuan edhe gjatë riaplikimit, Celibashi: Nuk bëhem vasal i askujt
Ilirjan Celibashi tregoi sot se numri real i votuesve që janë refuzuar nga jashtë, është vetëm 25 mijë, ndërsa shifra e refuzimeve rezulton 50 mijë, sepse ka persona që kanë aplikuar pa sukses më shumë se 2 herë.
-
VIDEO
'Korrupsioni një trashëgimi jo e lehtë', Rama: Ilaçi nuk është kap, arresto, dëno dhe vazhdo! Më e vështira është modernizimi i sistemit
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në raportimin e OECD për administranë publike. Rama vlerësoi procesin e digjitalizimit në shërbime publike, teksa 95% e shërbimeve janë online. Më tej Rama tha se janë kryer 47 mln ndërveprime online mes administratës publike dhe qytetarëve që ka kursyer mjaft nga pritjet në radhë dhe sportele.
-
VIDEO
Raporti i OECD për administratën publike, Rama: Ministrja Pirdeni ka udhëhequr me sakrifica! Administrata jonë do i përgjigjet qytetarëve si gjermanët
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në prezantimin e raportimit të OECD/SIGMA për administratën publike. Rama vlerësoi punën e ministres Adea Pirdeni në krye të ministrisë së shtetit për Administratën Publike. Ndërsa tha se mbetet shumë punë për të bërë lidhur me menaxhimin e lartë administrativ.
-
VIDEO
Blushi në PD, nisin negociatat për koalicion parazgjedhor dhe protestën e 8 shkurtit
Përfaqësuesit e Partisë së Lirisë kanë shkuar në selinë PD për të diskutuar mbi koalicionin parazgjedhor dhe protestën e thirrur nga opozita më 8 shkurt në Tiranë.