-
VIDEO
Rama mbledhje në selinë e PS-së, drejtuesit politikë të qarqeve, kërkon më shumë angazhim për votën e diasporës
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve.
Fokusi i kësaj mbledhje ishte tek organizimi i brendshëm i PS për zgjedhjet dhe vota e diasporës.
Burime për gazetaren Raziela Myslimaj, bëjnë me dije se në mbledhje kryeministri Rama u ka kërkuar drejtuesve më shumë angazhim për votën e diasporës, i shqetësuar edhe për fiktivitetin e deklarimeve të emigrantëve që pritet të regjistrohen për të marrë pjesë ne zgjedhjet e 11 majit.
-
VIDEO
'Bufi i stërplakur ktheu opozitën në një kor zhabash', Rama i përgjigjet komentuesit: 3 vakte në ditë merren me librin e shtëpisë sime! Nuk përfaqësojnë askënd
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me përgjigjen ndaj komentuesve në episodin e radhës në ‘Sy më sy’. Komentuesi i radhës thoshte se nga gjuha që Rama përdor me opozitën nuk meriton të qeveris vendin. Rama përgjigjet se ai merret 1 herë në 3 muaj me opozitën, ndërsa ata përgojojnë atë dhe familjen e tij çdo ditë.
-
VIDEO
Spahiu: Rama t'i thotë rinisë pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Gjermani! Ai po bën fushatë për dy mandate, synon 93 mandate
Juristi Kreshnik Spahiu analizon takimin dhe fjalimin e kryeministrit në Kuvendin Rinor të PS-së dje, ku edhe disa nga fjalimet dhe videot e të rinjve u bënë virale. Pse mendon se Rama po punon për 2 mandate dhe jo vetëm për të 2030, a po synon 93 vota për ndryshime Kushtetuese dhe si e sheh situatën e Kosovës
-
VIDEO
‘Si Enveri’, Rama iu përgjigjet kritikëve: Llumi do pastrohet më 11 maj! Ata të BE janë çmendur, duan të fusin në union një 'narko regjim'
Në rubrikën e tij, Sy më Sy, kryeministri Rama ka replikuar me komentuesit e tij në rrjetet sociale. Shefi i qeverisë tha se Shqipëria po bëhet dhe se llumi politik do të pastrohet akoma më 11 maj.
-
VIDEO
Listat ‘gjysmë’ të hapura rrezikojnë përfaqësimin e grave në Kuvend, aktivistet Çepani dhe Meta: Të mbrohen përmes listave të mbyllura
Aplikimi për herë të parë i listave gjysmë të hapura e gjysmë të mbyllura, rrezikon që Kuvendi që do të dalë nga 11 Maji, të ketë më pak gra. Aktivistet Edlira Çepani dhe Gerta Meta, thanë për Report TV, se ky rrezik është më i madh në qarqet me pak deputetë, dhe ju bënë thirrje partive t’i mbrojnë gratë në listat e mbyllura.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Rama thirrje diasporës të votojnë: I ngritëm kokën Shqipërisë në Europë e botë! Vota e çuar te të tjerët është gur i hedhur në ujë
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një ftesë për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit për t’u regjistruar për zgjedhjet më 11 maj
-
VIDEO
‘Drejtësia po përdoret si armë kundër opozitës’, Erisa Xhixho: Ilir Metën e burgosën që të na përçanin
Zv. presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në fjalën e saj në Konventën e PL tha se kreu i PL është burgosur në mënyrë që të përçahej kjo pati.
-
VIDEO
Tedi Blushi: Jemi në luftë me organizatën kriminale sorosiste SPAK, pushteti ka kapur prej fyti drejtësinë
Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi nga konventa e PL vijoi akuzat ndaj SPAK duke thënë se PL është në në luftë më këtë institucion duke e cilësuar si organizatë kriminale sorosiste.
-
VIDEO
Olsi Komici në krye të AKU, PD: Tregon lidhjen e PS-së me drejtësinë
Për Partinë Demokratike, emërimi i Olsi Komicit në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit pas largimit të Edmond Rrushit tregon lidhjen mes Partisë Socialiste dhe Drejtësisë si dhe mungesën e pavarësisë së kësaj të fundit.
-
VIDEO
Meta nga burgu: Do zgjidhem deputet nga burgu! S' më largon dot nga politika as Rama e as Dumani
Kreu i PL Ilir Meta, foli nga burgu në Konvetën e PL, ku tha në zgjedhjet e 11 majit, nga burgu, ai do të zgjidhet deputeti më i votuar i Kuvendit të Shqipërisë.
-
VIDEO
'Unë dhe ne jemi një çetë hajdutësh' Rama mesazh të rinjve pas sulmit të opozitës duke përdorur Arben Ahmetajn
Kryeministri Rama kishte dhe një mesazh për të rinjtë për ‘baltosjen’ që opozita ka ndërmarrë pas intervistës së Arben Ahmetajt ish zv/kryeministrit në arrati prej qershorit 2023. Numri 2 I qeverisë nën hetim për disa vepra penale, që nga “shpërdorimi i detyrës” te “mosdeklarimi i pasurisë”, "korrupsioni” apo dhe “pastrimi i parave”ndodhet në kërkim ndërkombëtar nga SPAK
-
VIDEO
“Jo më një Shqipëri në gropë”/ Rama: 100 ditët e ardhshme vendimtare! Llumi i kënetës drejt nesh do të vërshojë edhe me shumë tërbim
Kryeministri dhe kryetari I PS-së kishte dhe një mesazh për të rinjtë.