-
VIDEO
Gjiknuri për Report Tv: Qeveria shtyn vlefshmërinë e ID-ve të skaduara vetëm për diasporën! Absurde të votojë kush s’ka dokument shqiptar
Partia Socialiste nuk i pranon kërkesat e reja të opozitës mbi ndryshimet ligjore që i paraprijnë 11 majit. Damian Gjiknuri tha për Report TV se do të lejohen të votojnë me dokumente të skaduara vetëm emigrantët, dhe jo votuesit në Shqipëri. Ai e cilësoi absurde dhe alibi për humbjen, kërkesën e fundit të PD, që të votojnë edhe ata shqiptarë që nuk kanë asnjë dokument shqiptar identifikimi.
-
VIDEO
Dhurata Çupi kundërshton te 'Ligjet' shtesat në projektligjin për letërnjoftimet elektronike: Përpjekje për t'i bërë favorin e radhës kompanisë qeveritare! Të votohet pas zgjedhjeve
Sipas Çupit, projektligji për letërnjoftimet elektronike, është përpjekje elektorale e socialistëve për të favorizuar kompaninë qeveritare me koncesionin e radhës.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Report TV brenda zyrës ku po përpunohen të dhënat e diasporës
Report TV ka mundur të hyjë përmes një autorizimi të posaçëm brenda sallës së sigurisë së veçantë në KQZ, aty ku po përpunohet kërkesat e dhjetëra-mijëra shqiptarëve në diasporë, të cilët po kërkojnë të votojnë nga jashtë.
-
VIDEO
'Po talleni me njerëzit, 700 kW janë pak', Rama iu përgjigjet komentuesve: Ulëm çmimin e energjisë si askush rrotull nesh! Kush fiton pak paguan më pak
Në episodin e radhës të 'Sy më sy', kryeministri Rama vijoi me përgjigjet ndaj komentuesve në rrjetet sociale. Dikush i shkruante për çmimin e energjisë, duke i thënë se po tallen me njerëzit. Rama thotë ulja që kreu qeveria shqiptare dhe që hyn në fuqi nga 1 shkurti është si askush tjetër në në vendet fqinje.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
Në zgjedhjet e 11 majit, për herë të parë do të aplikohen edhe listat e mbyllura, aty ku do të kandidohen të preferuarit e partive. KQZ ka bërë llogaritë, sipas të cilave, çdo subjekt zgjedhor do të ketë 46 emra të shpërndarë sipas qarqeve, që fitojnë të parët mandat sipas listës së fiksuar. Kush merr më shumë se kaq mandate, mund të futë në Kuvend, edhe kandidatë nga lista e hapur.
-
VIDEO
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
Dosjet e nxehta të politikës, Berisha-Meta, krimi i organizuar dhe operacioni më i fundit i SPAK për sekuestrimin e 10 mln eurove pasuri në kriptomonedha të familjes Çopja në Elbasan ishin disa nga temat e tjera të analizës dhe diskutimit në “Studio Live”, në Report TV. Flasin avokati Edmond Petraj dhe eksperti Fatjon Softa
-
VIDEO
Softa: 21 Janari plagë e hapur, e kthyer në betejë politike! Të pyeten ata që kishin akses te serverat dhe të analizohen bisedat në radio
Komentin e tij për ngjarjen e 21 Janarit, vendimin e Strasburgut për hetimin e të gjithë zinxhirit komandues në atë ngjarje, zbardhjen e plotë, si dhe hetimet e nisura nga SPAK, e dha edhe eksperti i sigurisë, Fatjon Softa.
Duke folur për emisionin “Studio Live” në Report TV, ai shprehu keqardhjen që ngjarja mbetet ende plagë e hapur dhe hetimet nuk kanë shkuar ende deri në fund apo çështja është zvarritur.
Softa e vë theksin tek verifikimi i të gjithë procedurave të ndjekura, që nga leja e dhënë për protestën dhe deri te analiza e komunikimeve të regjistruara në radio që ekzistojnë, për të zbardhur përgjegjësitë, veprimet dhe mosveprimet në atë kohë.
Gjithashtu vuri theksin te fakti se 21 Janari tashmë është bërë betejë politike mes palëve, ku çdo vit një krah justifikohet dhe tjetra vendos trëndafila te vendi i ngjarjes. Por Softa mendon se duhet të pyeten të gjithë personat që kanë pasur lidhje me ngjarjen dhe veçanërisht ata që kishin akses te kamerat e sigurisë apo ata që dhanë urdhrat sipas zhvillimeve të çdo momenti.
-
VIDEO
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
Drejtësia dhe politika ishin temat e diskutimit mbrëmjen e sotme në “Studio Live” në Report TV, të gazetarit Arbër Hitaj. 21 Janari dhe dosjet për korrupsionin e politikës gjithashtu u trajtuan në një analizë të plotë me avokatin Eduart Petraj dhe ekspertin e sigurisë, Fatjon Softa. Avokati ndan informacione dhe detaje në mënyrë ekskluzive për dosjen
-
VIDEO
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, kryeministri Rama u bë pjesë e një paneli ku u shkëmbyen përvoja për zhvillimin e turizmit. Ai e cilësoi këtë sektor, si kalin e betejës për Shqipërinë, ndërsa foli edhe për investimet në këtë drejtim.
-
VIDEO
Përplasje në Komisionin e Ekonomisë, Braçe kundërshton favorin fiskal për hotelet me 4 dhe 5 yje të propozuar nga Blendi Klosi
Në Komisionin e Ekonomisë, ka pasur përplasje mes dy deputetëve socialistë, Erion Braçe dhe Blendi Klosi, lidhur me një projektligj të propozuar nga Klosi, i cili synon të shtyjë afatin e përjashtimit nga tatimi mbi fitimin për hotelet luksoze me 4 dhe 5 yje deri në vitin 2026.
-
VIDEO
'Falja e taksave për 10 vite', Tabaku në Komisionin e Ekonomisë: Dhuratë për oligarkët e turizmit! Ekonomia e vërtetë po injorohet
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku kundërshtoi propozimin e socialistëve në Komisionin e Ekonomisë për faljen 10-vjeçare të taksave për kompanitë e huaja që investojnë në turizëm. Tabaku e ka quajtur këtë nismë një dhuratë për oligarkët e turizmit, që lë pas dore shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë dhe bizneset e vogla.
-
VIDEO
Vota e Diasporës, Balla: Mbi 50 mijë aplikime, ka një numër të lartë gabimesh, ja si të shmangni gjatë regjistrimit
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla ka folur për numrin e lartë të gabimeve në aplikime gjatë procesit të regjistrimit të diasporës për pjesmarrjen në zgjedhjet e 11 majit.