-
VIDEO
Ekskluzive/ Ish-prokurori që hetoi 21 Janarin: Prokuroria e Përgjithshme duhet ta kishte hetuar Berishën dhe zyrtarët, ne s’kishim kompetencë! Provat në Kryeministri u prishën
'Studio Live' në REPORT TV/ Pse Prokuroria e Përgjithshme në mbi një dekadë nuk hetoi zyrtarët e lartë për 21 Janarin, kush i prishi provat në Kryeministri dhe a do e përfundojë çështjen drejtësia e re. I ftuar ish-prokurori i Prokurorisë së Tiranës në atë kohë, Ervin Karanxha, pjesë e grupit hetimor që ka kryer veprime menjëherë pas vrasjes së 4 protestuesve Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj
-
VIDEO
Doçi në Report Tv: Sali Berisha arkitekt i masakrës së 21 janarit, dha urdhër që të vriteshin protestuesit! Prendi e ka shitur në SPAK
TIRANË- Arkitekt të masakrës së 21 janarit, e quan gazetari Adriatik Doçi, ish-kryeministrin Sali Berisha. I ftuar në Report Tv, gazetari Doçi rikthen edhe njëherë në këtë 14-vjetor dinamikën e asaj ngjarje të rëndë, që në plumbat e shtetit u morën jetën 4 protestuesve të pafajshëm, jashtë gardhit të kryeministrisë.
Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Doçi thotë se ngjarjen e ndan në 3 faza, momentin e parë të kryerjes së krimit shtetëror, momenti i dytë manipulimi i provave të krimit nga qeveria Berisha dhe momenti i tretë që i hapi rrugë rinisjes së hetimeve, vendimi i Gjykatës së Strasburgut.
-
VIDEO
Vrasjet më 21 janar, Berisha i kthehet akuzave të vjetra: Ina Rama 'puçiste', Edi Rama kërkoi pushtetin me dhunë
Sali Berisha në konferencën e sotme për shtyp foli edhe për 21 janarin, që sot bëhen 14 vite nga ajo ditë e krimit shtetëror në vitin 2011. Berisha sërish vijoi me akuzat ndaj Edi Ramës dhe ish-kryeprokurores Ina Rama.
-
VIDEO
'Vrasjet e 21 janarit të qarta si drita e diellit' Rama: Çdo vit që kalon pa drejtësi njollos reformën në drejtësi e shton barrën e turpit
Kryeministri Edi Rama tha se drejtësia për vrasjet e 21 janarit është drejtësi jo thjesht për një ngjarje të djeshme por të sotmen dhe të nesërmen. Për Ramën ajo çfarë ka ndodhur më 21 janar është e qartë si drita e diellit.
-
VIDEO
105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar, Spiropali: Kongresi i Lushnjës, gur themeli! Dy nga objektivat e Kuvendit, reforma në drejtësi dhe anëtarësimi në BE
Në kuadër të 105-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar, Kuvendi i Shqipërisë organizoi sot aktivitetin “Parlamentarizmi, Republika, Demokracia”. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha se dy nga objektivat e Kuvendit janë reforma në drejtësi dhe anëtarësimi në Bashkimin Europian.
-
VIDEO
Spahiu: Trump synon një rend të ri botëror, edhe mundet që Shqipëria mos të rezultojë fare në axhendën e tij
Kreshnik Spahiu thotë në Report Tv se presidenti i SHBA, Donald Trump synon një rend të ri botëror. Duke iu referuar fjalimit të Trump që nuk përmendi Ballkanin, Spahiu thotë se presidenti amerikan mund të mos e ketë fare në axhendë Shqipërinë. Por sipas tij, ai do të emërojë një ambasadore fuqiplotë si Yuri Kim.
"Nëse do i referohemi fjalimit, duhet të ulim pak pritshmëritë tona, se Trump jo vetëm që s’iu referua Shqipërisë e Ballkanit, por as Europës. Në fjalim nuk përmendi kurrë BE dhe u fokusua 100% në ringritjen dhe fuqizimin e SHBA. Nëse ne do t’i referohemi fjalës së Trump si një diskurs që do ndjekë në mandatin e dytë, mund të kuptojmë jo që do jemi periferik, por ndoshta mund të mos jemi kurrë në axhendën e Trump. Parashikoj që s’do e këtë Shqipërinë në asnjë moment në axhendë, do dërgojë një ambasadore si Kim me kompetenca fuqiplota. Në këtë kontekst do thoja të mos presim shumë, nuk ka ftesa fare nga Ballkani për ceremoninë e Trump. S’ka as nga Kosova, Mali i zi, pothuajse Ballkani është i papërfillshëm, siç ka qenë edhe Europa. Janë shmangur nga protokolli i Trump, ajo çfarë mund të themi me bindje është se Trum synon të vendosë një rend të ri botëror. Aty ku vendoset rendi i ri botëror, mund të jesh me fat të mirë dhe të keq", vijoi Spahiu.
-
VIDEO
Trump: Do të rimarrim kanalin e Panamasë! Do të ketë vetëm dy gjini, mashkull dhe femër
Donald Trump, në fjalimin e tij pas betimit si presidenti i 47-të i SHBA-së, deklaroi se "do ta rikthejmë kanalin e Panamasë".
Gjithashtu, Trump tha se nga tani "do të ketë vetëm dy gjini: mashkull dhe femër", gjatë fjalimit të tij pas betimit.
-
VIDEO
'Propozimin tonë për heqjen e TVSH-së për produktet bujqësore e mbani në sirtar', Bardhi-mazhorancës: Përshpejtuat procedurat për zerimin e tatim-fitimit për një grusht njerëzish
Deputeti Gazment Bardhi në fjalën e hapjes së sesionit të ri parlamentar për vitin 2025, hodhi akuza ndaj mazhorancës se prej dy vitesh nuk merr parasysh propozimin e opozitës për heqjen e TVSH-së për produktet bujqësore.
Nga ana tjetër, përshpejtojnë procedurat për zerimin e tatimit të fitimit sipas tij për një grush njerëzish që zotërojnë hotele me 5 yje.
'Ka dy propozime për heqjen e TVSH për produktet bujqësore. Një ligj tjetër nga ju që për 10 vitet zeroni tatimin e fitimit një grushti njerëzish që komandojnë rrjetin e hoteleve me 5 yje. Iniciativën e opozitës keni 4 vite që e mbani në sirtar. Iniciativën tuaj e keni futur për procedurë të përshpejtuar. Nën shumicën tuaj ky parlament nuk është në interes të qytetarëve. Detyra jonë është të vazhdojmë të qëndrojmë në këto pak muaj dhe të bëjmë gjithçka që në 11 maj ju të jeni pakica dhe ne shumica dhe që parlamenti të shndërrohet në parlamentin e punëve në shërbim të qytetarëve.'
-
VIDEO
Peleshi: Përtej kursit pengues të opozitës, Kuvendi u ka hapur rrugë proceseve të rëndësishme! Shqipëria ndodhet në një moment historik
Kreu i Grupit të PS, Niko Peleshi në fjalën e tij në Kuvend tha se Shqipëria ndodhet në një moment historik me hapjen e grupkapitjeve për ‘themeloret’ dhe marrëdhëniet me jashtë. Peleshi tha se pavarësisht kursit pengues të opozitës, Kuvendi u ka hapur rrugë procese të rëndësishme të progresit ekonomik e shoqëror.
-
VIDEO
'Diaspora tani do ushtrojë të drejtën elektorale edhe në atdhe', Spiropali: Shqipëria ka nevojë për votat e tyre! Sa më shumë të marrin pjesë aq më mirë
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali mbajti fjalën e saj në sesioni hapës të Kuvendit për këtë vit, që përkon edhe me vitin elektoral. Spiropali vlerësoi ecurinë e hapave të ndërmarra nga Shqipëria drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
-
VIDEO
Sesioni i ri parlamentar, Bardhi kapet me presidentin Begaj: Na kishte lënë 2 faqe fjalim! Nëse do kishte interes për zgjedhje të lira, do vinte këtu
Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi mbajti fjalën e tij në parlament në nisje të sesionit të ri parlamentar për vitin 2025.
-
VIDEO
Kuvend/ Bardhi ironi me mesazhin e Begajt: Pse nuk e sollët presidentin, apo nuk ishim në protestë
Opozita priti me ironi letrën që presidenti Bajram Begaj u kishte drejtuar deputetëve të Kuvendit në nisje të sesionit të fundit për këtë legjislaturë të dhjetë. Teksa kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali njoftoi letrën e mbërritur nga Begaj, Gazment Bardhi tha me ironi se përse nuk e sollën Begajn në seancë, apo ngaqë opozita nuk ishte në protestë.
“Pse nuk e sollët kësaj here apo meqë nuk kishte protestë opozita”, tha Bardhi.