-
VIDEO
Spahiu: Altin Dumani dhe Shkëlqim Hajdari kërkuan që 21 Janari të kualifikohet 'vrasje cilësuar'
Deklaratat e kreut të SPAK, Altin Dumani, se pas mbledhjes së provave për 21 Janarin do ballafaqohen dëshmitarët, ka qenë një nga temat e diskutuara në panelin e sotëm të REPOLITIX, në Report TV.
Juristi Kreshnik Spahiu në retrospektivë të çështjes kujtoi se Dumani dhe prokurori tjetër Shkëlqim Hajdari kishin qenë të vetmit që kishin kërkuar rëndimin e akuzës në vrasje të cilësuar për atë ngjarje, duke kërkuar përgjegjësit e krimit, por u rrëzuan nga Apeli.
-
VIDEO
21 janari në SPAK, Elezi: Duhet hetuar zinxhiri komandues, kush e dha urdhrin për të qëlluar drejt protestuesve?
Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi komenton hetimet e SPAK për 21 janarin, ndërsa sipas tij duhet të thirren edhe organizatorët e protestës që nga kryeministria Rama, asokohe lideri i PS në opozitë, deri tek Erion Veliaj. Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Elezi thotë se duhet hetuar zinxhiri komandues dhe të zbulohet a ka pasur apo jo urdhër për të qëlluar në drejtim të protestuesve.
-
VIDEO
Avokati në ‘Repolitix’: 21 janari u bë për ego politike! Berisha kërkonte të mbante pushtetin, Rama të bëhej kryeministër
Avokati Leonard Karaj i ftuar në Report Tv thotë se ishte egoja politike që bëri që protesta e 21 janarit të të degjeneronte në dhunë dhe pastaj të kishte edhe 4 të vrarë. Karaj shprehet se Berisha luftonte për të mbante pushtetin, ndërsa Rama kërkonte të vinte në pushtet.
-
VIDEO
Spahiu: Hetimi për 21 Janarin duhet fillonte nga dëshmia e Berishës, Bashës dhe Ramës
A janë kryer hetimet në mënyrën e duhur për ngjarjen e ndodhur 14 vite më parë dhe pse Prokuroria nuk guxoi të shkonte deri tek urdhëruesit apo në krye të zinxhirit komandues.
Por çfarë duhet të bëjë SPAK aktualisht?
Sipas juristit Kreshnik Spahiu, i ftuar sot në emisionin REPOLITIX për këtë temë, duhet të gjenden provat, mes tyre tabulatet apo telefonat e vitit 2011 të Berishës, Bashës dhe Ramës.
-
VIDEO
Spahiu thirrje: Lexoni dëshminë e ish prokurorit Ervin Karanxha, 100% e vërteta e 21 Janarit!
Dëshmia e dhënë sot nga ish-prokurori Ervin Karanxha i dosjes “21 Janari”, si pjesë e grupit hetimor më 2011, ku dha detaje në një rrëfim ekskluziv për REPORT TV, duhet të jetë edhe baza e rihetimit që po bën SPAK aktualisht.
Kështu mendon juristi Kreshnik Spahiu, i cili konstatoi gjithashtu se nuk guxohet që t’i hyet me thellësi këtij hetimi dhe të thirren apo kërkohen prova për Sali Berishën, Lulzim Bashën apo dhe Edi Ramën për atë ngjarje. I pari si kryeministër në atë kohë ku ndodhi krimi i cilësuar shtetëror, i dyti si ministër i Brendshëm dhe i treti si organizator i protestës.
-
VIDEO
Spahiu për 21 Janarin: Jam pesimist, mendoj se urdhëruesit e vrasjeve nuk do dënohen kurrë! Disa nga veprat rrezikojnë të parashkruhen
REPOLITIX në REPORT TV/ Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh pesimist për hetimet e dosjes dhe përfundimin e çështjes me dënimin e personave përgjegjës që morën pjesë në krim dhe urdhëruan vrasjet. Madje ai ngre edhe shqetësimin për parashkrimin e shumë veprave penale. Të ftuar ish-deputeti Arben Meçe, ish-kreu i PD Kukës, Ibsen Elezi dhe avokatët Leonard Karaj dhe Besart Logu
-
VIDEO
Meçe në ‘Repolitix’: U shpalla puçist më 21 janar! Berisha i tha prokurores, lavire dhe s’lejoi hetimet
Arben Meçe, një prej protestuesve të 21 janarit, i ftuar në Report Tv thotë se u shpall puçist dhe u përndjek nga policia asokohe. Në emisionin ‘Repolitix’, Meçe kujton se Berisha pengoi hetimet.
Madje, Meçe risjell në vëmendje edhe deklaratat e Berishës ndaj prokurores së Përgjithshme të kohës, Ina Rama, të cilën e quajti lavire
-
VIDEO
21 janari/ Meçe në ‘Repolitix’: Krim shtetëror, Berisha dhe Basha vranë qytetarët! Strasburgu i ‘certifikoi’ si kriminelë
TIRANË- Ky 14-vjetor e gjeti ndryshe 21 janarin, me dosjen në duart e SPAK dhe një vendim të Strasburgut që e ka quajtur qartë krim shtetëror. Analisti Arben Meçe i ftuar në emisionin 'Repolitix’ në Report Tv, thotë se autorët e këtij krimi shtetëror, Berisha dhe Basha, vijojnë ende të jenë në politikë edhe pse Strasburgu i ‘certifikoi’ si kriminelë.
-
VIDEO
‘Vritini, vritini’, Ngjela: Berisha urdhëroi të qëllohet drejt protestuesve më 21 janar! Shfaqet me automatik në dorë, pamjet janë në Kaliforni
TIRANË- Sali Berisha është urdhërues i vrasjeve të 4 protestuesve më 21 janar 2011. Kështu shprehet avokati Spartak Ngjela i ftuar në report Tv, teksa komenton 14-vjetorin e kësaj ngjarje të rëndë që u mori jetën protestuesve të pafajshëm. Sipas tij, drejtësia ka çaluar në zbardhjen e kësaj ngjarjeje, por thekson se pamjet e serverëve të kryeministrisë nuk janë fshehur përfundimisht.
-
VIDEO
Vota e Diasporës/ Celibashi: Patenta italiane s’e përmban adresën, mos e ngarkoni! S’vlejnë as leja e qëndrimit, faturat e dyqaneve apo screenshot të Google
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i është përgjigjur pyetjeve të Diasporës ditën e sotme (21 Janar) në një konferencë të mbajtur live në Facebook.
-
VIDEO
Rama takon Zelenskyn në Zvicër: Nënshkruam marrëveshje në fushën e sigurisë
ZVICËR- Shqipëria dhe Ukraina kanë nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili njofton se marrëveshjen e ka nënshkruar me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky, nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë”, shkruan Rama.
Takimi është zhvilluar sot, 21 janar, në Davos, ku dy kryeministrat po marrin pjesë në punimet e Forumit Ekonomik Botëror.
-
VIDEO
Celibashi takim informues me diasporën: Aplikimin bëjeni vetëm me dokumente shqiptare
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje të tjera se çfarë hapash duhen të ndjekin të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë dhe duan të votojnë në zgjedhjet parlamentare 2025. Në një video live në Facebook Celibashi tha për të gjithë ata që janë të paqartë se aplikimi duhet bërë me dokumente shqiptare.