-
VIDEO
Kuvend/ Sesioni i fundit para 'shpërndarjes', ndryshimet në Kod për votën e diasporës ‘sfida’ e parë për konsensus
Debatet pritet të mos mungojnë as përgjatë këtyre 3 muajve të fundit punime, para se të shkohet në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa dakordësia e parë që synohet të arrihet është ajo për të ndryshuar sërish Kodin Zgjedhor për votën e diasporës
-
VIDEO
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
Dialog politik dhe bashkëpunim, ka qenë porosia e Presidentit Bajram Begaj për 140 deputetët, në një mesazh dërguar në nisje të sesionit të ri parlamentar.
“Me fillimin e një viti të ri dhe rinisjen e punimeve të Kuvendit, uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi e dialogu në shërbim të shqiptarëve në vend, në Diasporë dhe në rajon. Shqipëria ka hedhur tashmë hapa vendimtarë drejt integrimit evropian. Viti që lamë pas shënoi një moment historik për rrugëtimin e saj: çeljen e negociatave teknike me Bashkimin Evropian. Kuvendi i Shqipërisë ka rol të rëndësishëm për realizimin e këtij objektivi madhor. Ai duhet të kontribuojë në thellimin e reformave”, tha Begaj.
Sesioni do të jetë i fundit i kësaj legjislature, në pritje të zgjedhjeve të 11 majit, që do të zgjedhin 140 ligjvënësit e rinj. Kjo për kreun e shteti është një mundësi që politika të tregojë maturi për t’i dhënë vendit proces të drejtë e demokratik, ndërsa nuk e kurseu një falënderim për realizimin e votës së diasporës.
-
VIDEO
'Jemi 14 vite me vonesë në mbledhjen e provave', gazetari Mahmutaj: Vetë Berisha tha, më 21 janar 'do kisha vrarë jo 4 por 4 mijë'! Nuk i ka mohuar urdhrat për vrasje
Gazetari Fatos Mahmutaj foli në Report Tv lidhur me hetimet e SPAK për ngjarjen e 21 janarit, ku mbetën të vrarë nga pushteti i Berishës 4 protestues të opozitës së asaj kohe. Vetë Mahmutaj ka qenë në protestë atë ditë në lidhje transmetimi direkt dhe gjithashtu mbeti i plagosur.
-
VIDEO
21 Janari/ A do shkojë në SPAK nëse thirret? Berisha hesht e sulmon SPAK: Institucion politik, komandohet nga Rama
Nesër shënohet 14 vjetori i vrasjes së 4 protestuesve në boulevard para kryeministrisë më 21` janar 2011 ndërsa në godinën e kryeministrisë ishte Sali Berisha kryeministër
-
VIDEO
Konferenca e Kryetarëve, miratimi i kalendarit parlamentar deri më 7 shkurt, Tabaku: Ligji për heqjen e taksave shkel Kodin Zgjedhor para 11 majit
-
VIDEO
Dosja Toyota Yaris/ Berisha del nga SPAK e publikon të tjera përgjime: Aty ku do të shkojë ai, do ia djegin letrat me benzinë, se bundra luan edhe me Taon
Ish-kryeministri dhe njëherësh kryetari i PD, Sali Berisha u paraqit paraditen e kësaj të hëne në SPAK për zbatimin e masës “detyrim paraqitje”.
-
VIDEO
Afera ‘Partizani’/ Sali Berisha sulmon Dumanin pasi doli nga SPAK: Altin Lala do përfundojë në koshin e plehrave, atje e kanë vendin veglat e diktaturës! Militantët e braktisin
Sali Berisha u paraqit sot në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë dhënë nga Apeli i GJKKO-së. Ndonëse ishte kërkuar mobilizimi i militantëve, nga pamjet me dron të Report Tv duket që pjesëmarrja është shumë më e ulët se herën e kaluar
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi dërgon në Kuvend ndryshimet e Kodit Zgjedhor! 209 mijë votues nga diaspora pa ID! Celibashi: Zgjasni vlefshmërinë e dokumenteve
Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi deklaron se do i përcjellë sot Kuvendit kërkesën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor
-
VIDEO
Rama sot në Zvicër, merr pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror 2025 në Davos
Me misionin “Ne bashkojmë qeverinë, bizneset dhe shoqërinë civile për të përmirësuar gjendjen e botës.” - këtë vit Forumi bën bashkë rreth 3000 liderë, nga mbi 130 vende.
-
VIDEO
Berisha për Dumanin: Do përfundojë në koshin e plehrave, atje e kanë vendin veglat e diktaturës
-
VIDEO
U paraqit në SPAK, Berisha sulmon Dumanin: I birësuar nga krimineli Ymer Lala për 1 mln euro, mercenarë të Ramës kundër PD
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masë së sigurisë “Detyrim Paraqitje” të caktuar nga gjykata.
Pasi doli nga SPAK ai hodha akuza ndaj kreut të SPAK Altin Dumani (të cilin e quajti Altin Lala) për të cilin tha se është i birësuar nga Ymer Lala për 1 milionë euro.
-
VIDEO
Rama ndan pamjet nga kantieri i Spitalit të ri të Kardiokirurgjisë në QSUT: Gati për shërbime të cilësisë më të lartë dhe me teknologji të avancuar!
Kreu i qeverisë shprehet ndër të tjera se në këtë kantier po punohet me ritme të shpejta, për të garantuar shërbime të cilësisë më të lartë për pacientët, me standarde europiane dhe teknologji të avancuar për trajtime të specializuara