-
VIDEO
Vangjel Dule i kërkon Berishës Vlorën: PBDNJ e di ku e ka influencën e vet më të madhe
Teksa demokratët kanë premtuar se do të zgjedhin përmes primareve kandidatët për deputetë, Partia Demokratike do të kujdeset që të vendosë në listë të sigurt edhe propozimet e ardhura nga aleatët.
-
VIDEO
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Do rishikojmë edhe buxhetin! Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar, jo i epokës ish-Sovjetike
Certifikatë pronësie për familjet e prekura nga tërmeti, të sistemuara në banesat e reja. 30 mijë pensionistë përfitojnë abonetë falas! Betohet anëtarit më i ri i Këshillit, Sead Kazanxhiu. Veliaj e cilësoi ‘moment historik’. Kryebashkiaku shpjegoi planin e investimeve për 2025, ku theksoi se stadiumi 'Selman Stermasi' ka nevojë për rijetëzim me projektin ri, sepse ka mbetur i kohës ish-Sovjetike
-
VIDEO
Kandidatja për kryetare në Degën nr. 2 të PD akuzon për manipulim zgjedhjesh! Ina Marku: Kush i solli votuesit nga Kukësi në Tiranë...?!
Hije të forta dyshimi për manipulimin e zgjedhjeve të partisë brenda demokratëve. Kandidatja për kryetare në degën nr.2 nxjerr listën dhe i drejton pyetje përfaqësuesve që drejtojnë procesin: Ç’duan votuesit nga Kukësi në Tiranë?!
-
VIDEO
Kandidoi në primaret e Berishës/ Fatmir Merkoçi: Nuk ishin të vërteta! Erdhën njerëz nga rruga dhe votuan! Rithemelimi nuk ka sjellë asnjë emër të ri
Avokati Fatmir Merkoçi që kandidoi në primaret e PD-së për zgjedhjet e bashkisë Tiranë, tha në Studio Live se ato nuk ishin të vërteta. Sipas tij në ato primare erdhën njerëz nga rruga dhe votuan, ndërkohë që në primare duhet të kandidojnë fraksionet brenda një partie, gjë e cila mungon në PD.
Më tej shton se që kur Rithemelimi mori PD-në nuk ka sjellë asnjë emër të ri në parti dhe askush aty nuk përfaqëson konservatorizmin.
'Nëse do ishte vërtetë, më dhimbset partia jo individët. Nëse e kanë seriozisht këtë, kur u bënë primaret e para e deklarova që nuk ishin primare. Nuk japin asnjë lloj argumenti pse duhen bërë dhe pse jo. Që të ketë primare duhet të ketë fraksione. Në primare kandidojnë fraksionet brenda partisë. Bëhet kjo dhe del kryesori. Po të thuash bëj primare në zgjedhjen e deputetëve. Duket sikur po bëhet gjë e madhe. Deputeti ka staturë tjetër. i zgjedh partia. Pse nuk janë folur primaret para se të fliste Berisha? I vetmi që kundërshtova isha unë. Erdhën njerëz nga rruga dhe votuan. Nuk bëhen kështu primaret. Duhet një parti e djathtë. Pyetja më e thjeshtë kush e përfaqëson konservatorizmin në atë parti?
Po flas si në gjithë partitë e djathta. Ka një kryesi dhe kryetar, mbi bazë vlerash dhe kontributesh. Partia bën politikë. Votat e partisë i merr, por problemi është a merr votat jashtë partisë. Nëse ti e mbyll partinë dhe ata 5 veta zihen me njëri tjetrin kush do jetë në listë. Nuk bëhet politika me 20-30 vjeçarë. Gjithë kryetarët e partive dhe ti thuash më jepni një emër që e keni afruar si vlerë. Asnjë nuk ka. Që kur nisi Rithemelimi, ke parë një emër që është afruar? Asnjë. Nëse ti vjen vetëm me kandidat që i ke anëtarë prej vitesh aty me të zezat, kjo rrugë nuk të çon në fitore.'
-
VIDEO
Vila 31 e Enver Hoxhës, rezidencë e hapur për artin shqiptar e të huaj
Vila e ish-dikatorit në zonën e ish-bllokut, është shënderruar në një ambient të hapur e kulturor, e nga sot do të jetë rezidencë artistike për të pritur artistët shqiptarë dhe të huaj në organizimin e ngjarjeve kulturore.
-
VIDEO
Afera Partizani/ Ja pse Apeli i GJKKO caktoi detyrim paraqitjeje për Berishën: Është kryetari i opozitës, jemi në prag fushate por s’mund të shuhej masa e sigurisë!
Nëse e shkel, kthehet përsëri në arrest shtëpie! Gjykata ka zbardhur vendimin e marrë për kthimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje” për kreun e PD-së, Sali Berisha, i akuzuar dhe pandehur nga SPAK prej një viti për aferën në dosjen “Partizani”. Gjithashtu shtohet se 'nëse Berisha nuk paraqitet, SPAK ka të drejtë të kërkojë masë sigurie më të rëndë'
-
VIDEO
Lapardhaja për Report Tv: PD është kthyer në një kosh për të korruptuarit, Berisha e ka marrë peng për hallin personal
Analisti Namir Lapardhaja thotë për Report Tv se Sali Berisha ka marrë peng Partinë Demokratike peng për interesat e tij personale.
-
VIDEO
Berisha: Rama ia dha Sazanin dhëndrit të Trump për influencë politike! Shpërblim atyre që tregojnë pronat e zyrtarëve! Ulja në gjunjë ndaj Melonit? Teatralitet!
Kreu i PD-së, nën akuzë prej më shumë se një viti për dosjen e aferës “Partizani”, ‘ndërron kostum’ dhe premton luftë korrupsionit. Thotë se do e shpallë ‘vepër penale të rëndë’ nëse do fitojë. Deklaron hetim ndërkombëtar dhe sekuestrim për pronat e zyrtarëvve, (duke harruar çështjet e tij dhe familjes). Luftë dhe kullave që i quajti monumente të krimit të narkoeuros dhe korrupsionit
-
VIDEO
‘U bëre bozë çdo ditë në ekran’, Rama ‘debat’ me komentuesin: Për mua dita nis me ty, askush nuk është i detyruar të më ndjekë! Do them të vërtetat
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në rrjetin social Facebook. Komentuesi ‘ankohet’ se Rama po del shumë në ekran, duke i shkruar në koment se është bërë bozë.
Në rubrikën ‘Sy m’Sy’, kreu i qeverisë thotë se ditën e nis me njerëzit, pasi sa hap sytë fillon dhe mendon çdo bëj sot me mandatin që ka marrë për njerëzit.
-
VIDEO
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Në këtë 4-vjeçar pres zgjidhje! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
Deklaratat e presidentit të zgjedhur Donald Trump lidhur me politikën e jashtme, kanë shqetësuar me të drejtë publikun shqiptar, për të ardhmen e Kosovës.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
16 mijë votues nga jashtë kanë aplikuar për t’u regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Për analistin Alban Daci, partitë e mëdha nuk kanë hallin e emigrantëve, ndërsa sipas tij vota e tyre nuk do ndikojë në rotacion politik.
-
VIDEO
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalojë, të bëj fushatën më fuqishëm për fitoren e PS dhe Edi Ramës
Bashkëdrejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot se Partia Socialiste është e vetmja forcë transformuese që i bashkon njerëzit dhe i përvesh mëngët për ta bërë Shqipërinë europiane.
Në takimin e Kuvendit Rinor të Tiranës, ai nënvizoi se do të punojë edhe më fuqishëm për fitoren e PS dhe Edi Ramës në zgjedhjet e 11 Majit.
“Nuk ka gjë në botë të më ndalojë të jem aktivisti më shembullor për fitoren e PS në 11 maj. Do të punoj me gjithë energjinë dhe forcën time, me të gjitha orët e ditës sime dhe pasionin tim, sepse Tirana ka nevojë për Edi Ramën dhe PS. Tirana ka nevojë të shkojë edhe më lart, edhe më fort, edhe më shpejt”, tha ai.