• VIDEO

    ‘Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë’, Veliaj nga Kuvendi Rinor i Tiranës: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë

    ’Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë! Në këtë qytet, vriteshin njerëz me plumba në mish, se ishin socialistë, në mes të Bulevardit’, kështu është shprehur Erion Veliaj. Në takimin e Kuvendit Rinor të Tiranës, ai nënvizoi se Tirana sot nuk është njësoj si para 10 viteve, pasi ka pësur transformimin.

    • VIDEO

      Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua

      Partia Demokratike Shkodër do të drejtohet nga një grua. Kryesia e selisë blu i ka besuar gazetares shkodrane dhe njëherazi anëtares së këshillit bashkiak, Eliona Shkreli, detyrën e kryetares së komanduar në prag të zgjedhjeve të 11 Majit.

      Shkreli është përzgjedhur mes 25 emrave të propozuar nga strukturat lokale demokrate për të drejtuar si e komanduar degën e Shkodrës, duke zëvendësuar Gjenarin Kapcarin, i dorëhequr prej 10 muajsh. Kjo është hera e parë që një grua vendoset në krye të degës lokale.

      Gjatë fjalës së saj pas vendimit, Shkreli tha se ndihej e privilegjuar për këtë detyrë dhe shtoi se qëllimi i përbashkët i demokratëve në qarkun verior është rrëzimi i qeverisë së kryeministrit Edi Rama në zgjedhjet e 11 majit.

    • VIDEO

      Zgjedhjet e 11 majit/ Gjetjet e misionit ODIHR: Vëmendje tek financimi i fushatës, zbatimi i teknologjisë e mbulimi nga mediat e platformat online

       ODIHR premton një vëzhgim të plotë dhe të gjithanshëm të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare duke përfshirë periudhën e fushatës, ditën e votimit numërimin e votave dhe deri në shpalljen përfundimtare të rezultatit.

      26 vëzhgues afatgjatë dhe 300 vëzhgues afatshkurtër propozon që të shpërndahen në të gjitha qarqet  e vendit, një delegacion i ODIHR, i quajtur Misioni i Vlerësimit të Nevojave, i cili ka qenë në Tiranë nga datat 3 deri më 6 dhjetor dhe ka takuar përfaqësues të partive politike, institucioneve kyçe që merren me zgjedhjet, përfaqësues të medias, shoqërisë civile si dhe me disa nga ambasadat më të rëndësishme perëndimorë në vend.

      “Misioni Vëzhgues për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Përveç një ekipi kryesor me ekspertë, të dërgohej nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së 26 vëzhgues afatgjatë për të ndjekur procesin zgjedhor në mbarë vendin, si dhe 300 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar procedurat e ditës së zgjedhjeve, duke përfshirë votimin, numërimin e votave dhe tabelimin e rezultateve. Misioni të përfshijë një element monitorimi të medias” thuhet në Raport.

    • VIDEO

      Dyndje aplikimesh nga diaspora (edhe me pasaktësi)! KQZ nën 'presionin' e kohës, opozita: A i jepni dot dum?

      Dyndjet e larta të emigrantëve që kërkojnë të regjistrohen si votues nga jashtë, janë shoqëruar me pasaktësi serioze. KQZ raporton se gabimet më të mëdha po vihen re tek vërtetimi i adresës në shtetin e huaj. Anëtarë të Komisionit Rregullator akuzojnë KQZ-në se po refuzon pa të drejtë disa kategori votuesish dhe kërkuan të lehtësohet procesi i regjistrimit

    • VIDEO

      Zgjedhjet e 11 majit/ Gjetjet e misionit ODIHR: Vëmendje tek financimi i fushatës, zbatimi i teknologjisë e mbulimi nga mediat e platformat online

      26 vëzhgues afatgjatë dhe 300 vëzhgues afatshkurtër do të vijnë në Shqipëri për të monitoruar zgjedhjet parlamentare të 11 majit. 

    • VIDEO

      Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai në SPAK për rreth 1 orë: Dhashë disa shpjegime shtesë nga kallëzimi i 2023-shit

      TIRANË - Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai është paraqitur rreth orës 10:00 sot në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme, për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK.

      Në hyrje Isai nuk preferoi të japë komente për gazetarët para Prokurorisë. Pas daljes 1 orë më pas, kryebashkiaku i Kolonjës se kjo herë e dytë e paraqitjes në SPAK është njësoj këndshëm si hera e parë në vitin 2023.

    • VIDEO

      Meloni flet për marrëveshjen energjetike me Shqipërinë dhe Emiratet Arabe: Jam krenare

      “Nëse duam të bëjmë një tranzicion real dhe të qëndrueshëm energjetik, duhet të sigurohemi që ai të arrihet me infrastrukturë adekuate”.

      Kështu tha kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në fjalimin e saj në Javën e Qëndrueshmërisë në Abu Dhabi.

      “Jam e sigurt se zhvillimi i ndërlidhjeve mund të jetë çelësi i një diplomacie të re energjetike për të shumëfishuar mundësitë për bashkëpunim mes nesh dhe për të gjeneruar përfitime të përbashkëta për të gjithë. Me këtë qasje, Italia dëshiron të bëhet një qendër strategjike për flukset energjetike midis Evropës dhe Afrikës”, tha ajo.

      Një infrastrukturë për prodhimin dhe transportin e energjisë së rinovueshme nga Shqipëria në Itali: kjo është tema e një marrëveshjeje që do nënshkruhet nga Italia, Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në margjinat e samitit të Javës së Qëndrueshmërisë në Abu Dhabi.

      “Vlera e infrastrukturës - shpjegoi Rama duke folur për shtypin italian përpara samitit, ku merr pjesë edhe kryeministrja Giorgia Meloni - është rreth një miliard euro dhe do të funksionojë maksimumi për tre vjet”.

      “Unë personalisht jam krenare për këtë iniciativë, e cila tregon në mënyrë të prekshme se si mund të ndërtohen forma të reja bashkëpunimi edhe mes partnerëve që mund të duken të largët, të paktën gjeografikisht”, tha Meloni.

      “Një projekt ambicioz midis dy brigjeve të Adriatikut”, e përkufizoi Meloni, “një ndërlidhje e re energjetike, për të prodhuar energji të gjelbër në Shqipëri dhe për të eksportuar një pjesë të saj në Itali, falë një kablloje nëndetëse në Adriatik. Një projekt që përfshin tre qeveritë tona, si dhe sektorët tanë privatë dhe operatorët tanë të rrjetit”.

    • VIDEO

      Abu Dabi/Firmoset marrëveshja Shqipëri-Itali-Emiratet Arabe për linjën nënujore të transmetimit të energjisë! Rama: Synojmë të bëhemi lojtarë kyç në rajon

      U nënshkrua sot në Emiratet e Bashkuara Arabe, marrëveshja e investimit për lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë me Italinë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në Shqipëri, ndërmjet, Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Qeverisë së Republikës së Italisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe.

      • VIDEO

        Anketa e IRI: SPAK-u institucioni më i besueshëm, por priten më shumë hetime dhe ndëshkime ndaj politikanëve

        Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) sapo ka publikuar Anketën Kombëtare për Shqipërinë, ku spikat një mbështetje e lartë e qytetarëve për SPAK-un, i cili vazhdon të mbetet institucioni më i besueshëm në vend. John Fluharty, tha për Zërin e Amerikës se qytetarët mbështesin përpjekjet kundër korrupsionit për të përmirësuar jetën e tyre

      • VIDEO

        Fatos Klosi: Ja çfarë nuk duhet t'ia falim Berishës! Krijoi antagonizëm që në 1992, duke sharë dhe shpifur për tjetrin

        Fatos Klosi tregoi në ‘Frontline Interview’ se çfarë gjëje shoqëria shqiptare nuk duhet t’ia fali Sali Berishës.

        Për Marsela Karapançon, Klosi thotë se Berisha nisi luftën politike në Shqipëri, pas 1990 me sharje dhe shpifje, duke mos u marrë me programe politike. Sa i përket akuzave ndaj Pandeli Majkos i shikon si të njëjtat gjëra që ka bërë prej 1992.

        'Berisha krijoi këtë situatë politike që kemi. Një luftë ngjarjesh, familjare ky është kështu apo ashtu. Krijoi antagonizëm. Situatë luftarake, por jo luftë politike, por duke sharë dhe shpifur për tjetrin. E nisi që në '92. U mor me ata të mëparshmit. U dënuan për kafetë. Kështu është akoma sot. këtë quan politikë ai. E kam provuar në kurrizin tim. Këtë nuk duhet t’ia falim atij. Me Pandin është njësoj si në 1992. Nuk e meriton të dëgjohet. Mediat po e mbajnë gjallë. Nuk po thotë ndonjë gjë. E njoh tani, prej 30 e ca vjetësh.'

      • VIDEO

        NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta

        Drejtuesit aktualë politikë të cilët do të punojnë për t’i sjellë fitoren socialistëve, do të jenë në listat e mbyllura duke siguruar një vend të sigurt në garën elektorale të 11 majit. Përvec 4 kryebashkiakëve, burime për Report Tv thonë se 11 drejtuesit e fushatës në qarqe do të bëjnë përjashtim nga deputetët me më shumë se dy mandate, për të cilët siç kryeministri Edi Rama ka deklaruar më herët, do të jenë në listën e hapur duke luftuar për një ulëse në parlament.

      • VIDEO

        Topalli për Report Tv “rezerva” me PD: Për diasporën jemi vonë! Duhet të jesh SpaceX i Elon Musk që ta bësh vetëm

        Drejtuesja e PD për diasporën, Jozefina Topalli thotë në një intervistë për Report Tv se shpreson në pjesëmarrjen masive të emigrantëve në zgjedhjet e 11 majit. Topalli thotë se PS përdor ambasadat, presionin e takimet e luksit për të joshur diasporën, por kritika ka edhe për vetë PD-në e cila thotë se nisi vonë punën me emigrantët për ta votuar në këto zgjedhje.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv