-
VIDEO
Ministri Hasani në Kiev, takon presidentin Zelensky: Riafirmojnë angazhimin tonë për një partneritet të fortë
Ministri i Jashtëm Igli Hasani takoi në Kiev presidentin e Ukrainës Volodimir Zelensky ku siç njoftoi përmes një reagimi në rrjetin X, i konfirmoi edhe një herë qëndrimin e Shqipërisë krah Ukrainës në rrugën drejt paqes dhe sigurisë
-
VIDEO
Agroturizmi, Rama: Së shpejti shpallim mbështetje të re financiare! Nxit shqiptarët të kthehen, Gjermania është bërë e vështirë për vetë gjermanët
Kryeministri Edi Rama paralajmëron një tjetër program mbështetës për agroturizmin.Rama: Do të japim mbështetje financiare, e kombinuar kredi e butë me grant! Paketa e maleve është për ata që kthehen dhe ndërtojnë nëpër male
-
VIDEO
Afera Partizani/ Kërkoi shfuqizimin e arrestit në shtëpi, Kushtetuesja rrëzon sërish Berishën: Pretendime të pabazuara! Kuvendi nuk shkeli ligjin me dhënien e autorizimit
Brenda më pak se 20 ditësh, Sali Berisha merr shuplakën e dytë nga Gjykata Kushtetuese. Masa e sigurisë 'arrest shtëpie' në të cilën kryetari i PD-së qëndroi për 11 muaj i mbyllur dhe SPAK kërkoi autorizimin e kuvendit rezulton të ketë qenë e duhura.
-
VIDEO
'Studio Live'/ Haklaj: Berisha me primaret do të godasi grupin e Bardhit dhe të nxjerr vajzën e tij! Kërkon një parti 'bunker' kundër SHBA-së
Azgan Haklaj dhe Kujtim Gjuzi nga Harku Opozitar Euro-Atlantik ishin sot në Studio Live për të folur rreth primareve të Berishës dhe debatet që ka nxitur kjo çështje brenda vetë grupit të PD-së.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit, Rama- emigrantëve: Afati i fundit për regjistrimin data 4 mars, votoni që ta ngremë edhe më lart respektin për vendin
Teksa na ndajnë edhe rreth 4 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama u ka bërë sot thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit që të regjistrohen, pasi afati i fundit është data 4 mars.
Këtë e ka bërë me dije përmes rubrikës në profilin e tij në rrjetit social Facebook, ‘Ç’kemi ndonjë të re'. Rama tha se regjistrimi bëhet në faqen e KQZ në web dhe është një proces që nuk merr shumë kohë.
‘Duke qenë se shumë prej jush tani që janë në emigracion më kanë shkruar, kur do të votojmë, pse nuk votojmë, kam një merak tani që më fund ja u siguruam të drejtën e votës, se mos mbesni pa votuar për shkak të mungesë së informacionit. Zgjedhjet janë në 11 maj, por ju do votoni me post nga aty ku jeni dhe duhet të regjistroheni nga tani deri më 4 mars ndryshe nuk votoni dot, regjistrimi bëhet në faqen e KQZ në ëeb, nuk është i vështirë do pak durim, mos e shtyni hë nesër hë pasnesër, se koha fluturon.
-
VIDEO
Deputetë me SkyECC? Çupi e PD-së me Gjylamentin e PS në një zë: Kuvendi ti çojë shkresë SPAK, të na thotë emrat
Në mbledhjen e sotme të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vijon diskutimi lidhur me propozimin e opozitës që deputetët të vetëdeklarojnë nëse kanë qenë apo jo përdorues të aplikacionit “Sky ECC”.
Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi propozon që Kuvendi ti drejtohet SPAK me shkresë për të kërkuar emrat e deputetëve se kush ka përdorur këtë aplikacion. Ky propozim mori përkrahjen edhe të deputetes së PS-së, Blerina Gjylameti.
-
VIDEO
Mandati i Sinajt në Kushtetuese, PS-PD dakordësi për tu votuar në seancën e parë plenare
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin diskutoi sot mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj. Mazhoranca dhe opozita u dakordësuan që raportet e dy partive politike të votohen në seancën e parë plenare për këtë vit.
Kompanitë në pronësi të zotit Sina kanë përfituar të ardhura nga buxheti i shtetit. Mjafton që të ketë përfituar 1 lek nga paratë e taksapaguesve shqiptar që të jetë në kushtet papajtueshmërisë sipas nenit 70 të Kushtetutë. Kërkojmë që mocioni të përfshihet në rendin e ditës në seancën e para plenare të Kuvendit dhe dërgimin menjëherë në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimin e mandatit të deputetit Vullnet Sinaj. Kërkoj të votohet në seancën e ditës së hënë”, tha Bardhi.
Por deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka propozoi seancën e parë plenare, pra jo seancën e së hënës, një seancë e cila ka karakter ceremonial.
“Shumica në këtë këshill, rekomandon që t’i kalojë seancës plenare për votim projektvendimi për dërgim e mocionit në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimin e mandatit të deputetit Vullnet Sinaj”, u shpreh Bushka.
Propozimi hasi kundërshtim nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi
“Konferenca e kryetarëve duhet të ishte mbledhur, s’ka asnjë pengesë për të ndryshuar rendin e ditës, boll kemi pushuar nga data 19 dhjetor deri në 20 duhet të ketë seancë të enjten ardhshme dhe nuk ka asnjë pengesë për të pasur seancë të enjten e ardhshme. Raportet duhet të paraqiten. Kemi bërë gati raportet janë gati për votim në çështjen plenare. Të votohet në seancën e parë plenare”, tha Bardhi.
Këshilli u dakordësua që “raportet të votohen në seancën e parë plenare”
Lajmi ne perditesim...
-
VIDEO
Plas në PD, tjetër akuzë për manipulim në zgjedhjet për degën nr.2 në Tiranë! Kandidati: M’u ndryshua rezultati! Hije dyshimi për fryrjen e listave
Pas Markut, edhe kandidati tjetër në garën për kryetar të PD në degë 2 në Tiranë, Gazidedja hedh dyshime të forta për manipulim të procesit. Ai thotë se nuk ka ende asnjë përgjigje pse iu hoqën votat nga një proces rinumërimi që sipas tij fryu fiktivisht listën e votuesve dhe i dha fitoren Prendit me 11 vota më shumë se kandidatja Marku.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 Majit/ Aleanca Shehi-Alibeaj-Basha! Kreu i LZHK-së konfirmon negociatat mes 3 partive
Zgjedhjet parlamentare 2025 po afrojnë, teksa PD-PS bënë marrëveshjen e Kodit dhe listave të hapura, duke lënë të rrezikuara partitë e vogla. Deputeti Dashamir Shehi konfirmoi sot se po bëhen negociata me Demokratët Euroatlantikë dhe ‘Djathtas 1912’. Me Bashën janë shumë pranë marrëveshjes
-
VIDEO
Meta kërkon lirimin nga qelia, avokati rekurs në Gjykatën e Lartë: Jemi në prag fushate, s’ka prova për ta mbajtur në burg
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon në Gjykatën e Lartë revokimin e masës arrest me burg që është caktuar ndaj tij, pas hetimeve për lobimin e LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.
-
VIDEO
Deputetë me SkyECC? Çupi e PD-së me Gjylamentin e PS në një zë: Kuvendi shkresë SPAK, të na thotë emrat! Korreshi: Në EncroChat nuk bën puçi puçi me gruan
Në mbledhjen e sotme të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vijon diskutimi lidhur me propozimin e opozitës që deputetët të vetëdeklarojnë nëse kanë qenë apo jo përdorues të aplikacionit “Sky ECC”.
-
VIDEO
Deputetë me SkyECC e Encro? Bardhi kërkon ndryshimin e rregullores: Po ia kërkojmë policit me 60 mijë lekë pagë mujore! PS: Të ngremë grup pune
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin diskutoi sot mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj. Mazhoranca dhe opozita u dakordësuan që raportet e dy partive politike të votohen në seancën e parë plenare për këtë vit.