-
VIDEO
Rama për protestën para takimit në Londër: Të nxitur nga të verbërit në Tiranë! Ish-ministrja e Brendshme quajti shqiptarët pushtues
Në nisje të fjalimit të kryeministrit Edi Rama u ndal tek protesta e mbajtur para nisjes së takimit. Rama u shpreh se ata janë të nxitur nga njerëz në Tiranë.
‘Duke qene se unë u bëra shkas që të vini sot këtu dua që tu kërkojë ndjesë për një grusht të verbërish atje tek dera që të nxitur nga të verbërit në tiranë kishin marr me vete librin e shtëpisë sonë dhe bërtisnin aty përballë. Por me keqardhje pas asnjë dyshim me vetëdijen që edhe ata janë pjeëë e familjes sonë të madhe unë kam besim se kjo dasi e vjetër është drejt fundit të saj.
Po vija këtu dhe mu kujtuan fjalët e asaj politikanes britanike dhe e mbani mend të gjithë ish-ministre e brendshme e këtij vendi dhe më detyrojë se para disa ditësh kërtu erdhi për një takim partia që nxit të tilla alte antishqiptare në tokë të huaj dhe kishin cuar një ftesë për ambasadorin tonë, ai do të shkonte në takim dhe ata su bënë më të gjallë. Por ju e mbani mend ish-ministren që na tregoi ne me gisht për mbretërinë e bashkuar dhe tha se ca po nodhte në kufi të këtij vendi me ardhjen e shqiptare ishte pushtues. Na bëri pushtues, sikjur ne ishim zaptues dhe jo si pjesë e njerëzve që i punon këto toka. Ajo na quajti zaptues sikur kishim ardhur për të kërkuar kurorën e mbretëreshës”, tha ai.
S.B/Shqiptarja.com
-
VIDEO
Turi me diasporën, gati takimi i Ramës me shqiptarët e Londrës, salla me mbi 7 mijë vende
Tashmë gjithcka është gati për të nisur takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Takimi mbahet në një pallat sporti me mbi 7000 vende në Londër.
-
VIDEO
20 militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër
Teksa që njerëzit po hyjnë në sallën ku po zhvillohet takimi i shqiptarëve të Britanisë së Madhe me Edi Ramën, jashtë ndodhen disa militant të PD-së që hodhën parula kundër.
Protestuesit janë një numër i vogël, që nuk shkon as 20 vetë, ndërkohë salla po mbushet plot.
Megjithatë forcat e rendit të Britanisë së Madhe kanë marrë masat, duke vendosur një distancë të kontestatorëve me ata që duan të marrin pjesë në tubim.
-
VIDEO
'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e nesërme takimin me shqiptarët në Londër, në kuadër të turit të diasporës. Takimi do të zhvillohet në orën 12:00 me orën lokale. Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale nga salla ku nesër në Londër do takohet me shqiptarët e Anglisë.
-
VIDEO
Intervista e Dumanit/ Lapardhaja: Dje konfirmoi që SPAK dhe ai janë indiferent ndaj sulmeve politike! Një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë, fat për shoqërinë shqiptare
Analisti Namir Lapardhaja foli në Report Tv mbi intervistën e mbrëmshme të kreut të SPAK, Altin Dumani në RTSH. Lapardhaja më herët shkruajti dhe një shkrim duke vlerësuar Dumanin për fisnikëri në përgjigje të sulmeve nga politika, Meta dhe Berisha.
-
VIDEO
Gjykata Kushtetuese i rrëzoi ankimin, Berisha e sulmon: Trupë puçiste, vendimi pjesë e grushtit të shtetit! Njofton 26 nëntorin si protestën e radhës
Sali Berisha sulmoi anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duke i quajtur trupë puçistë, pas vendimit për të lënë në fuqi masat e GJKKO ndaj tij. Ai tha se anëtarët e Kushtetueses mbahen peng me regjistrime e shantazhe nga kryeministri Rama.
-
VIDEO
Gjykata Kushtetuese i rrëzoi ankimin, Berisha e sulmon: Trupë puçiste, vendimi pjesë e grushtit të shtetit! Njofton 26 nëntorin si protestën e radhës
Sali Berisha sulmoi anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duke i quajtur trupë puçistë, pas vendimit për të lënë në fuqi masat e GJKKO ndaj tij. Ai tha se anëtarët e Kushtetueses mbahen peng me regjistrime e shantazhe nga kryeministri Rama.
-
VIDEO
Çim Peka dhe Berisha sulmojnë Ivi Kason. Kërkoi zbatimin e vendimit të gjykatës
Sali Berisha dhe drejtuesi i medias së familjes së tij Çim Peka i janë vërvitur anëtarit të kryesisë së PD-së Ivi Kaso, pas një interviste të tij te Real Story i Sokol Ballës.
Kaso, ka deklaruar se nëse Sali Berisha do të ishte paraqitur në prokurori sipas vendimit të gjykatës për detyrim paraqitje, nuk do të merrej masa e arrestit në shtëpi.
Duket se kjo deklaratë ka xhindosur Pekën, i cili i thotë doktorit se ka njerëz të lartë në partinë tënde që flasin siç mendojnë vetë.
-
VIDEO
Dita Kombëtare e Alfabetit, sot publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe, Rama: Të mbrojmë gjuhën nga barbarët e rrjeteve sociale
22 Nëntori, Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur dhe festë zyrtare e Shqipërisë do të përkujtohet sot me publikimin e draftit të fjalorit të përditësuar të Gjuhës Shqipe.
-
VIDEO
Spahiu: Po qelben nga hashashi i adoleshentëve të gjitha lagjet dhe shkollat shqiptare
Juristi Kreshnik Spahiu duke analizuar në Frontline situatën me adoleshentët shqiptarë pas vrasjes tragjike të Martin Canit, shprehet se adoleshentët në masivitet sot konsumojnë hashash dhe shteti nuk merr masa represive.
-
VIDEO
Revoltohet Spahiu: Pse ministrat i gëzojnë privilegjet por fshihen dhe nuk përballen në debate televizive?
Në Frontline këtë mbrëmje vijoi debati mbi rastin tragjik të vrasjes së 14 vjeçarit Martin Cani pranë shkollës Fan Noli këtë të hënë. Sot u organizua një protestë e prindërve tek Ministria e Arsimit.
Kreshnik Spahiu mendon se sot të gjithë shqiptarët ishin me zemër në atë protestë, por sipas tij është e pamjaftueshme nëse ministrat nuk marrin përgjegjësi për atë që ndohd.
-
VIDEO
Dosja 'Partizani'/ Gjykata Kushtetuese rrëzon Berishën dhe legjitimon SPAK: 'Për detyrimin me paraqitje' nuk nevojitej autorizimi i Kuvendit! 'Ndalimi jashtë shtetit' i panevojshëm (VENDIMI)
Gjykata Kushtetuese thotë se SPAK-ut nuk i nevojitej autorizimi nga Kuvendi për të kërkuar në GJKKO dy masat e sigurisë 'detyrim me paraqitje' dhe 'ndalim jashtë vendit' për deputetin, Sali Berisha. Avokatët e ish kryeministrit nuk humbin kohë. Dorëzojnë kërkesën e dytë. Kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese të vlerësojë si antikushtetues masën e sigurisë 'arrest shtëpie' në të cilën ndodhet aktualisht kryetari i PD-së.