-
VIDEO
Zgjedhjet 2025, Blushi pas takimit me Begajn: Vetëm datën që ka caktuar Balla jo, pranojmë çdo datë tjetër
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi e konsideron të papranueshme, një datë zgjedhjesh të propozuar nga Taulant Balla. Pas takimit të konsultave me presidentin e Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm, Blushi tha se janë të gatshmë të pranojnë çdo datë tjetër.
Sipas Blushit, është moment që presidenti Begaj të tregojë pavarësi në caktimin e datës së zgjedhjeve.
-
VIDEO
Për herë të parë një Kuvend Kombëtar për Gjuhën Shqipe, Manastirliu: Bashkë për të mbrojtur dhe forcuar trashëgiminë tonë gjuhësore
Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe hapi siparin sot me një ceremoni të veçantë në Pallatin e Brigadave në Tiranë, duke shënuar fillimin e një forumi dyditor, ku do të diskutohet për sfidat dhe mundësitë e gjuhës shqipe në epokën moderne.
Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm dhe Kryeministri Edi Rama për të dhënë mesazhin e tij ne Kuvendin Kombëtar për Gjuhën Shqipe.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu u ndal te rëndësia e gjuhës shqipe si shtylla kryesore e identitetit kombëtar dhe e historisë sonë.
-
VIDEO
Data për zgjedhjet 2025/ Begaj vijon takimet me partitë, pret Tedi Blushin
Presidenti Bajram Begaj po vijon konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve parlamentare 2025.
-
VIDEO
BOMBA, sondazhi për ELBASANIN, PS 9 mandate, PD vetëm 5. SKEMA, si do MOHOHET vota diasporës
Ne emisionin “Repolitix” u publikua sondazhi i përmuajshëm, i Report Tv, në bashkëpunim me analistin Eduard Zaloshnja, që këtë herë analizoi prirjen e votës në qarkun e Elbasanit. Sipas sondazhit, PS ruan rezultatin e 2021 ndërsa lufton një mandat më shumë, ndërsa PD bie. Ndryshe nga 2021, një mandat në Elbasan mund të rrëmbehet nga partitë e vogla.
-
VIDEO
Sondazhi i Report Tv/ PS merr 9 mandate dhe PD me 5 deputetë në Qarkun e Elbasanit
Ne emisionin “Repolitix” u publikua sondazhi i përmuajshëm, që këtë herë analizoi prirjen e votës në qarkun e Elbasanit. Sipas sondazhit, PS ruan rezultatin e 2021 ndërsa lufton një mandat më shumë, ndërsa PD bie. Ndryshe nga 2021, një mandat në Elbasan mund të rrëmbehet nga partitë e vogla.
-
VIDEO
Zgjedhjet 2025/ Sondazhi për qarkun e Elbasanit, si do jetë prirja e votës nëse do votohet sot
Sonte në Repolitix ora 21:00 vjen për herë të parë sondazhi për qarkun e Elbasanit në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën.
Sondazhi i përmuajshëm, këtë herë analizoi prirjen e votës në qarkun e Elbasanit nëse do të votohej sot.
Metoda e ndjekur për këtë sondazh nga Eduard Zaloshnja: Kampioni, 1182 votues të vendosur për të votuar qysh sot: – 804 në gjithë territorin e qarkut, të kontaktuar me SMS krejt të rastësishme të shpërndara proporcionalisht në bashkitë Elbasan, Cërrik, Librazhd, Prrenjas, Belsh, Peqin, Gramsh – 378 votues nga emigracioni të kontaktuar përmes miqve/të afërmve këtu. Kampioni u ripeshua statistikisht për ta përfaqësuar elektoratin sa më mirë demografikisht, gjeografikisht dhe politikisht. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: Plus/minus 3.4%.
-
VIDEO
Spahiu: Dështimi i madh i socialistëve, është policia dhe mungesa rendit publik
Kreshnik Spahiu vuri në dukje në Studio Live përparësitë dhe disavantazhet e Partisë Socialiste dhe qeverisjes Rama. Sipas tij, mazhoranca socialiste ka dështuar në disa sektorë si policia dhe mungesa e rendit publik. Ai shton se është e papranueshme që në një kohë kaq të shkurtër të ketë disa atentate pa autor.
-
VIDEO
Spahiu: Yuri Kim pritet të emërohet në një nivel të lartë të administratës Trump
Kreshnik Spahiu komentoi në Studio Live edhe akuzat e Berishës ndaj Yuri Kim. Spahiu thotë se Berisha ka informacione se ajo do të marrë një post shumë të rëndësishëm në administratën Trump dhe ish kryeministri po i paraprin duke e sulmuar, pasi në të ardhmen SHBA nuk do ja heqi non gratën.
-
VIDEO
Spahiu: Meta në çdo deklaratë të tij, po rëndon keq pozitën penale të gruas dhe familjes tij
Kreshnik Spahiu theksoi në Studio Live se Meta sa vjen e po rëndon pozitën e tij dhe të familjes. Më tej shton për Arbër Hitajn se ish presidenti në deklaratat e tij pranon akuzat por ia faturon ato Monika Kryemadhit apo nënës së saj.
-
VIDEO
Spahiu: Meta dhe Monika duhet ishin larguar vetë nga politika në 21 Janar pas videos me Dritan Priftin
Spahiu thekson se Meta dhe Kryemadhi duhet të ishin larguar nga politika pas 21 janarit 2011.
-
VIDEO
Komisioni i Shëndetësisë miraton nen për nen Buxhetin 2025, bëhen edhe propozime të reja: Të rritet pagesa e invaliditetit!
Në Komision nuk munguan as debatet dhe diskutimet, teksa në fund kaloi nen për nen. U morën parasysh propozimet e disa shoqatave, si dhe indeksimi i pagesave. U kërkua rritje të pagave për invaliditetin, pagesa dhe sigurime për kujdestarin, sigurim i parukeve dhe protezave të gjoksit për gratë për rikthimin emocional në jetën e përditshme
-
VIDEO
Vrasja e 14 vjeçarit pranë shkollës 'Fan Noli'/ Spiropali takim me Grupin e Deputetëve 'Miqtë e fëmijëve': Të propozojmë ligje më të forta kundër dhunës
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me Grupin e Deputetëve “Miqtë e fëmijëve”. Spiropali e nisi fjalën e saj me vdekjen e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u vra me thikë të hënën 18 nëntorit pranë shkollës 'Fan Noli' nga bashkëmoshatari i tij.
Ndër të tjera Spiropali shprehu gatishmëri për propozime dhe ndryshime në kuadrin ligjor për mbrojtjen e fëmijëve.