-
VIDEO
Vrasja e 14 vjeçarit dhe bullizmi online/ Rama hedh në diskutim publik dy propozime: Të mbyllim plotësisht TikTok, e Snap Chat, apo të vendosim filtra
Vrasja e Martin Canit, nxënësit 14 vjeçar të shkollës 9 vjeçare 'Fan Noli' në Tiranë nga një bashkëmoshatar, nxënës i po kësaj shkolle, ka tronditur mbarë shoqërinë dhe jo vetëm, ndërkohë sa vjen dhe është në rritje shqetësimi për fenomenin e bullizimit në rrjete sociale.
Në këto kushte qeveria vendosi të hedhë në diskutim hapin që do të ndërmerret më pas. Bëhet fjalë për dy propozime: Mbyllja në Shqipëri e Snap Chat apo TikTok apo vendosja e filtrave në këto dy rrjete sociale tepër të populluara mes adoleshentëve.
Dy propozimet do të hidhen për diskutim publik ku do të angazhohen shkollat dhe prindërit.
-
VIDEO
SPAK sekuestron dy vilat e Monika Kryemadhit dhe mamasë së saj tek rezidenca VIP e 'Kodrës së Diellit' në Tiranë
Dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe mamasë së saj, Fatime Kryemadhi, tek rezidenca e Kodrës së Diellit u sekuestruan sot me kërkesë të SPAK dhe me firmë të Gjykatës së Posaçme.
-
VIDEO
Rama për sigurinë në shkolla: Do vendosim kamera inteligjente në klasa, gati për 20 muaj! Sanksione për shkeljen e rregullit të ndalimit të telefonave
Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, është shprehur se qeveria shqiptare është duke punuar për ngritjen e një sistemi të ri dixhital për kontrollin e shkollave dhe klasave në vend me kamera inteligjente.
Rama u shpreh se po bashkëpunojnë me qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe se synohet që plani të jetë gati brenda 20 mujash.
Më tej, Rama shtoi se do të rishikohen edhe masat ndëshkuese nëse shkelet rregulli i ndalimit të telefonave në shkolla.
"Nga ana tjetër, siç e kam lajmëruar në fillim të vitit shkollor, kemi adresuar temën e sigurisë në shkollë. Jemi duke punuar për një sistem të ri dixhital të kontrollit të shkollave dhe çdo klase me kamera inteligjente të rrugëve kombëtare dhe të qyteteve. Po punojmë prej një viti me këtë projekt me Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ky sistem është realizuar me sukses në aspektin e rritjes së sigurisë në përgjithësi dhe me rezultate mbresëlënëse në rritjen e sigurisë dhe uljen e bullizmit në shkolla.
Kemi dakordësuar dhe volumin e financimit, dhe së shpejti, do ta prezantojmë publikisht dhe do të nisim punët për zbatimin që synojmë të përmbyllim plotësisht në 20 muaj ndërkohë që hap pas hapi fillojmë pajisjen me këtë sistem. Prej vitesh kemi ndaluar hyrjen e celularëve nëpër shkolla, por është koha për të rishikuar sanksionet për shkeljen e këtij rregulli”, tha Rama.
SI.E./Shqiptarja.com
-
VIDEO
Përplasen në Këshillin e Rregullores! Vullnet Sinaj: Ke gëlltitur një lugë çorbë të prishur do vjellësh gjithë jetën! Replikon Gazment Bardhi: Ke futur duart në buxhet
Në Këshillin për Mandatin, Imunitetin dhe Rregulloren po diskutohet për mandatin e deputetit të PS, Vullnet Sinaj. Mes debateve të ashpra mes Gazment Bardhit dhe Sinajt, mbledhja u ndëpre për 2 minuta për të rinisur sërish.
Opozita kërkonë heqjen e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj, duke e akuzuar se përmes bizneseve të tij ka përfituar 36 mijë euro nga buxheti i shtetit. Por, Sinaj në mbledhje i hodhi poshtë këto akuza të Partisë Demokratike duke thënë se gjithë jetën ka bërë biznes të ndershëm.
Madje, Bardhit iu kthye me tona të ashpra duke i thënë se nuk e lejon ta akuzojë, pasi ai është një person që ka ngrënë një lugë çorbë të prishur dhe do vjedhë gjithë jetën. Në replikë, Bardhi e akuzoi se ka marrë leje ndërtimi në Tiranë, por deputeti socialsit e mohoi një gjë të tillë.
-
VIDEO
Data për zgjedhjet 2025/ Idrizi pas takimit me Begajt: Propozova 2 të dielat e fundit, ende s’janë përcaktuar modalitetet për votën e diasporës! Pritet vendim nga Kushtetuesja për listat
Pas takimit me Presidentin Bajram Begaj, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi tha për mediat se i ka shprehur Presidentit shqetësimin se para caktimit të datës së zgjedhjeve do duhet të merret parasysh që ende nuk janë përcaktuar modalitetet për votën e emigrantëve.
Po ashtu, Idrizi tha se ende janë në pritje të vendimi të Gjykatës Kushtetuese për padinë që është bërë nga partitë e vogla kundër Kodit të Ri elektoral të dakordësuar nga PD dhe PS për mbylljen e listave me 1/3.
Idrizi tha se PDIU sheh si datë më të përshtatshme dy të dielat e fundit që lejon Kushtetuta për mbajtjen e zgjedhjeve, pra përkatësisht i bie 4 ose11 maji.
-
VIDEO
Pr/buxheti 2025, Zv/ministrja Manjani: Po diskutojmë përshpejtimin e rritjes së moshës së pensioneve
Sipas reformës së vitit 2014 është parashikuar që në vitin 2056 të ketë barazim të moshës së daljes në pension për burrat e gratë, që do të jetë 67 vjeç.
-
VIDEO
‘Të vegjlit’ kërkojnë zgjedhje me datë 4 maj, Duka pas takimit me Begajn: Të mbahen para Samitit të Komunitetit Politik që pret Tirana, mos të përdoret nga Rama
Kreu i PAA, Agron duka ka folur për mediat pas takimit me presidentin Bajram Begaj për konsultat lidhur me datën e zgjedhjeve 2025. Duka tha se partitë e vogla opozitare kanë propozuar datën 4 maj, si datën më të përshtatshme për zgjedhjet, duke thënë se duan që të zhvillohen para Samitit të Komunitetit Politik Europian që pritet të mbahet më datë 9 maj në Tiranë. Sipas Dukës kjo mund të ndikojë edhe në zgjedhje.
“Ne propozuam datën 4. Kushtetuta e përcakton 15 prill-15 maj. Më e arsyeshme për ne është maji, por duke qenë se përfiltet që me datë 19 ka një aktivitet me pjesëmarrje të kryeministreve të Europës kjo mund të ndikojë në zgjedhje dhe mendoj se data 11 është e papërshtatshme. Besoj do të takojë edhe të tjerët presidenti, por në fund të fundit ata që do vendosin dihet se kush janë. Ne kemi dhënë mendimin tonë”, tha Duka në një prononcim për Report Tv. Kushtetuta përcakton 4 të diela, data 1 është e përcaktuar në kushtetutë dhe diskutohet patjetër. Por për shkak se paragjykohet për atë që u thashë, mund të ndikojë edhe në zgjedhje, se i bie të mbyllë fushatën me datë 9 të mbledhë të Europës, të flasë si do ai dhe kjo nuk është normale sipas mendimit tim. Kjo është logjike, ne jemi në opozitë. Ju a mendoni kështu si unë, ka efekt nëse këtu ka një efekt kaq madhor? Po. Edhe PD të njëjtin qëndrim do mbajë”, tha Duka.
-
VIDEO
Begaj nis konsultimet për datën e zgjedhjeve 2025, pret Mediun, Dulen, Dukën e Shehin
- Presidenti Bajram Begaj nisi sot konsultimet me partitë politike, në funksion të dekretit për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në 2025.
Presidenti Begaj ka pritur në takim Fatmir Mediun kreun e PR, Vangjel Dulen e PBDNJ dhe Dashamir Shehun e LZHK dhe Agron Dukën e PAA. Ende nuk ka mbërritur Shpëtim Idrizi i PDIU.
Ndërsa në 12:30 është parashikuar konsultimi edhe me PLL.
-
VIDEO
'Repolitix'/ A do lirohet Berisha? Idajet Beqiri: Nuk ka shans! Faik Basha: Gjykata të kapura nga Sorosi! Dhuli: Do bjerë procedura dhe do ta lirojnë
Në 'Repolitix' u diskutua se çfarë vendimi mund të japë Gjykata Kushtetuese për Sali Berishën, nëse do lirohet apo jo, teksa kërkesa e liderit të PD-së për heqjen e masave ndaj tij do merret në shqyrtim në ditët në vijim.
-
VIDEO
'Jeni forca politike që mishëruat dhunën dhe agresivitetin', Eduard Shalsi: Keqardhje që e përdoret rastin e Martinit për kapital politik
Deputeti socialiste Eduard Shalsi mbajti fjalën e fundit në foltoren e Kuvendit përpara se të miratohej projekt buxheti i vitit 2025 me 75 vota pro. Shalsi fillimisht shprehu ngushëllimet për humbjen e jetës së 14 vjeçarit pas goditjes me thikë dje pranë shkollës Fan Noli.
Më tej akuzoi opozitën se po e përdorin për politikë këtë rast. Sakaq, vlerësoi projekt buxhetin e vitit të ardhshëm duke nënvizuar shtimin e investimeve, uljen e papunësisë dhe rritjen e konsumit.
-
VIDEO
'Babzilandi quhet toka e Qeverisë', Gjekmarkaj në Kuvend: Vrapuesi më i mirë merr ylyfene më të majme
Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj, duke folur në Kuvend lidhur me projekt-buxhetin, tha se Qeveria ka harruar pensionistët, ndërsa i konsideroi si propagandë të gjitha çka premton Edi Rama.
-
VIDEO
Afera CEZ- DIA e lobimi në SHBA, Apeli i GJKKO-së lë në burg Ilir Metën, s'ndryshon masën as për Kryemadhin! Monika: SPAK 34 fashikuj me falsifikime! Nuk kandidoj në zgjedhjet 2025! Me Ilirin s'ka më kthim pas
6 orë seancë/ Apeli i GJKKO-së nuk ndryshon masata e sigurisë për ish presidentin e Republikës Ilir Meta dhe bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi. Seanca e nisur në orën 10:00 e u mbyll në 16:00. Meta mbron veten