-
VIDEO
Rama në Kuvend: Dy bonuse në vit për pensionistët, përveç atij të fundvitit do të marrin edhe në pranverë
Kryeministri Edi Rama tha se pensionistët do të marrin dy bonuse në vit. Në fjalën e tij në Parlament, kreu i qeverisë tha se përveç atij të fundvitit, do të marrin edhe një bonus në pranverë.
“Paralelisht me shpërndarjen të bonusit, në ditët para dhjetorit do të krijojmë pranë BSH fondin për një bonus të dytë. Ky do të jetë bonusi i pranverës, që do të ndikojë më tej në rritjen e të ardhurave të pensionistëve dhe do të jepet në hyrje të çdo pranvere. Vitin e ardhshëm do kemi edhe planin e ri të pensioneve në funksion të rritjes ekonomike që do të sjelle edhe të ardhura të tjera për pensionistët”, tha Rama.
-
VIDEO
‘Sudet dhe Rrapushët thonë pse është kaq i ulët ky pension’, Rama: Në kohën e tyre u përjashtuan ata që merrin pension social! Sot kanë pensione më të larta
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend, iu përgjigj deklaratave të opozitës se rritja e pensioneve nga qeveria është e ulët.
Ai u shpreh se në kohën e PD ishte vendosur një tavan të cilin një pensionistë nuk mund ta kalonte dot sado kontribute të kishte derdhur.
Sipas tij, po ashtu ata që duhet që të merrnin pensionin social nuk e merrnin atë.
‘Ata kishin vendosur një tavan, sa do të kishe punuar dhe kontribuar nuk e kapërceje dot tavanin 24 mijë lekë, që i hapi Shqipërisë me këtë politikë qorre pensionesh, gropën më të madhe të borxhit që ne trashëguam kur morëm qeverinë. Ja pse sot falë reformën sonë të pensioneve ata që kanë dal në pension gjatë kësaj dekade kanë pensione më të larta në bazë të kontributeve që derdhin marrin më shumë. Po kur thonë sudet dhe rrapushët pse është kaq i ulët ky pension, pikërisht këta ngren gishtin ndaj nesh ndaj pensionit social kur i kishin përjashtuar ata që marrin pensionin social, pensioni social ju njoh atyre që nga 2014. Para 2014 shteti atyre si jepte një kokërr lekë’, tha Rama.
-
VIDEO
Rama në Kuvend: Fond prej afro 100 mln euro për bonusin e fundvitit! Ata me pension deri në 20 mijë lekë do të marrin trefishin e bonusit
Kryeministri Edi Rama në seancën e sotme në Kuvend, dha lajmin se qeveria do të çlirojë një fond prej 100 milionë euro për bonusin e fundvitit.
Ai u shpreh se çdo pensionist i cili e ka pensionin deri në 200 euro në muaj, do të marrë shpërblim prej 150 eurosh në fundvit, ndërsa ata që kanë një pension më të lartë, do të marrin shumën prej 100 mijë lekësh të vjetra,
‘Dua t’u përcjell pensionistëve lajmin e mirë se qeveria do të jap një fond prej afro 100 mln euro për bonusin e fundvitit. Kush ka pension deri në 20 mijë lekë do të marri trefishin e bonusit të deri djeshëm përmes një bonusi të ri prej 150 eurosh. Kush ka pension më të madh se 20 mijë lekë do të marrin dy fishin, bonus në masën 100 euro’, tha ai.
-
VIDEO
Kuvendi do miratojë Buxhetin 2025/ Nga sot dy ditë seancë maratonë për menaxhimin e 8 miliardë eurove!
Kuvendi do të diskutojë në një seancë maratonë dy ditore, buxhetin e vitit 2025. Punimet do të nisin sot, ndërsa votimi do të bëhet të martën pasdite. Në të njëjtin orar, opozita ka thirrur një protestë, që siç ka thënë Sali Berisha, ka për qëllim të ndalojë miratimin e buxhetit.
-
VIDEO
Kremtohet 80-vjetori i eliminimit të 39 intelektualëve të Tiranës! Ndregjoni: I vranë komunistët e Enver Hoxhës!
Eliminimi politik i Tetor-Nëntorit 1944. Të vrarët ishin deputetë, gazetarë, inxhinierë, teologë dhe ushtarakë. U nderua sot kujtimi i 39 martirëve të vrarë gjatë masakrës mbi intelektualët e Tiranës, flasin dhe familjarët. Ndregjoni: Shumica s’kanë as varr ku t’u vendoset lule!
-
VIDEO
Dy ditë seancë maratonë, Kuvendi do miratojë Buxhetin! PD ka paralajmëruar protestë të martën në orën 17:00
Kuvendi do të diskutojë në një seancë maratonë dy ditore, buxhetin e vitit 2015. Punimet do të nisin të hënën, ndërsa votimi do të bëhet të martën pasdite. Në të njëjtin orar, opozita ka thirrur një protestë, që siç ka thënë Sali Berisha, ka për qëllim të ndalojë miratimin e buxhetit.
-
VIDEO
Stërvitja në Bullgari, Vengu: FA, aftësi të shkëlqyera operacionale në bashkëpunim me aleatët e NATO-s
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga stërvitja ndërkombëtare “Urban Operations 24”, e zhvilluar në Camp Novo Selo, Bullgari.
-
VIDEO
PD s’lejoi dëshminë e Beqajt te Hetimori i Shëndetësisë, avokati paralajmëron padi në Strasburg: Trajtim çnjerëzor, s'e lanë të flasë! Kishin frikë të shihnin provat që s’i ka gjykata
Dështimi i komisionit hetimor në shëndetësi pa pyetur ish-ministrin Ilir Beqaj mund të përfundojë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Avokati i Beqajt, thotë se mos lejimi i dëshmisë cenoi të drejtat e ish-ministrit, i cili do të publikonte në Kuvend, prova që nuk janë as në dosjen e gjykatës.
-
VIDEO
PD thirrje SPAK: Heto procedurën e shpalljes si investitor strategjik të vëllait të kryetarit të FRESSH dhe ish-kryebashkiakut të Vorës
Partia Demokratike i kërkon SPAK të hetojë investimin e përbashkët strategjik të ish-kryebashkiakut të Vlorës Hekuran Brahimajt dhe Turjan Hyskos.
-
VIDEO
Vota e diasporës/ PD: Edi Rama dhe PS kanë nisur operacionin kriminal për ta manipuluar
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Bardh Spahia në një deklaratë për mediat denoncon Partinë Socialiste se po përpiqet të manipulojë votën e emigrantëve.
-
VIDEO
Fondet e BE-së për bujqësinë, Basha: Korrupsioni dëmtoi fermerët! Programi i Demokratëve Euroatlantikë me subvencione të drejtpërdrejta
Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, akuzoi sot qeverinë për bllokimin e fondeve të Bashkimit Europian për bujqësinë, duke theksuar se korrupsioni i qeverisë ka lënë fermerët shqiptarë pa mbështetje, ndërsa vendet fqinje përfitojnë miliona euro.
-
VIDEO
PD: Ministri i Drejtësisë të japë dorëjeqjen! Hetim pasuror Ulsi Manjës, aplikoi për ndërtimin e një kompleksi vilash në Farkë
Partia Demokratike kërkoi dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, referuar disa shkrimeve në media, se ka blerë një sipërfaqe toke në liqenin e Farkës të cilën nuk e ka deklaruar në kohë pranë ILDKPKI dhe tashmë ka aplikuar për leje në bashkinë e Tiranës.