-
VIDEO
Dështimi me dëshminë e Beqajt/ 'Teatër absurditeti', Gjylameti: Bërtasin për zgjatje afatesh! Dy ditë të plota për çfarë u shfrytëzuan?!
Deputetja socialiste Blerina Gjylameti i quajti teatër absurd opozitën dhe kërkesat e saj për zgjatjen e afatit të hetimorit të shëndetësisë pas dështimit të dëshmisë së Ilir Beqajt.
-
VIDEO
'Për çfarë ju duhet Sky Ecc?! Për të folur me të dashurat?!', Dashnor Sula: Jemi persona publik, t'i nënshtrohemi interesit publik
Deputet Dashnor Sula bëri edhe një herë thirrje që të respektohet nisma e opozitës për hetimin e deputetëve që përdorin Sky Ecc. Më tej bëri ironi me ata deputetë që përdorin Sky, se nuk e përdorin këtë aplikacion për të folur me të dashurat.
-
VIDEO
'Janë gati të vrasin njëri-tjetrin me vrasës me pagesë', Bardhi-mazhorancës: Do hani kokat tuaja dhe ne do ngrohemi nga zjarri që keni ndezur
Gazment Bardhi në Kuvend hodhi akuza ndaj mazhorancës se duan edhe ta vrasin njëri tjetrin me vrasës me pagesë, ndërsa nga ana tjetër bëjnë sikur janë motra e vëllezër.
-
VIDEO
Kuvendi/ Debate të forta, Bardhi: Hajduti dy metra intimidoi deputetët e opozitës! Shtyni me 3 javë afatin e Komisionit! Spiropali: Mos fyeni, e shtymë dy herë
Teksa opozita akuzoi Ilir Beqajn si “hajduti dy metra” në lidhje me ngërçin ku ka hyrë Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, kryeparlamentarja Elisa Spiropali i kërkoi kolegëve të mos fyenin.
Këtu ka nisur momenti i një debati-replikë mes kreut të grupit të PD, Gazment Bardhi dhe kryeparlamentares.
Bardhi kërkoi edhe 3 javë shtyrje për Komisionin, duke përsëritur akuzat si hajdut ndaj Beqajt, për të cilin tha se “guxoi të kërcënonte anëtarët e Komisionit, deputetët e opozitës”. Ai shprehu kërkesë edhe për hetimin e këtij rasti, teksa përsëriti thirrjen për shtyrjen e afatit, një javë për planin hetimor dhe dëshmitë, kurse 2 javë për përgatitjen e raportit.
“Sot raporti duhet të vinte në seancë plenare, por ju nuk e lejuat”, tha Bardhi. Kurse Spiropali kujtoi se afati ishte shtyrë 2 herë dhe opozita e kishte zvarritur, duke mos e lejuar dëshmitarin që të fliste. Bardhi tha se Spiropali po shqetësohet se ka hall se “hajduti dy metra është Rama, por jo, e kishim për Ilir Beqajn, jo për kryeministrin”.
-
VIDEO
Beqaj nuk dëshmoi/ Gogu opozitës: Dëgjoni dëshmitarët! E latë 48 orët në sallonet e Kuvendit nuk e dëgjoni se keni frikë
Deputeti socialist Toni Gogu mori fjalën në seancën plenare teksa foli mbi pretendimet e opozitës për komisionin hetimor të shëndetësisë, ku Ilir Beqaj nuk mundi të dëshmij. Gogu tha se opozita nuk donte të dëgjonte të vërtetën dhe e la Beqajn pa dëshmi.
-
VIDEO
Debat në nisje të seancë/ Noka: Po mbroni Beqajn, hajdutin 2 metra! Spiropali: Ju tërheq vëmendjen! Po shkelni etikën
Në nisje të seancës së sotme plenare deputeti demokrat Flamur Noka ka debatuar me kryeparlamentaren Elis Spiropali. Noka përmedni seancën e djeshme në hetimorin e shëndetësisë, duke theksuar edhe një herë Ilir Beqajn si hajduti 2 metra. Por Spiropali i tërhoqi vëmendjen të mos fyejë askën dhe të vijojë me rendin e ditës.
-
VIDEO
Zhvendoset në Kuvend debati për komisionin hetimor të shëndetësisë! Bardhi: Shtyjeni afatin me 3 javë
Në nisje të seancës së sotme plenare deputeti demokrat Flamur Noka ka debatuar me kryeparlamentaren Elis Spiropali. Noka përmedni seancën e djeshme në hetimorin e shëndetësisë, duke theksuar edhe një herë Ilir Beqajn si hajduti 2 metra. Por Spiropali i tërhoqi vëmendjen të mos fyejë askën dhe të vijojë me rendin e ditës.
-
VIDEO
PËRMBYTJET/ Kryebashkiaku i Vlorës: Do bëjmë ‘presion’ në Qeveri për investime në kanalet e ujërave të larta
Shkak i përmbytjeve të 4 tetorit në Vlorë janë kanalet e ujërave të larta, të cilat nuk e përballuan sasinë e lartë të reshjeve. Kështu shprehet kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha në një intervistë për mediat.
-
VIDEO
'Hetimori' i Shëndetësisë 16 orë mbledhje maratonë, bllokohet sërish dëshmia e Ilir Beqajt për 'sterilizimin'! Dy ditë peng i debateve PS - PD, s'ka konsensus për shtyrjen e afatit
Bllokohet për të dytën ditë rradhazi dëshmia e ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj i thirrur në Komisionin e Shëndetësisë për të dhënë dëshminë për koncesionin e sterilizimit. Dëshmia e tij u bë sërish peng i debateve PD-PS që kanë zgjatur 16 orë. Opozita kërkon dëshminë e kryeministrit Rama e sipërmarrëses Vilma Nushi ndërsa maxhoranca rrëzon kërkesën për shtyrjen e afatit të komisionit.
-
VIDEO
Debatet e orëve të vona/ Beqaj hyn në sallë, i drejtohet Spahos: Ti mbylle gojën! Reagon PD: Skandal! Kërcënoi deputetët e opozitës
Debatet vijuan gjatë natës tek hetimori i shëndetësisë, por pa dhënë rezultat pasi ish ministri Ilir Beqaj nuk arriti të dëshmojë.
Në një moment teksa po fliste deputetja demokrate Ina Zhupa, në sallë hyri Ilir Beqaj që ishte në korridor dhe debatoi me demokratët. Zhupa dhe kryetarja Albana Vokshi i bën thirrje të dilte përjashtë. Beqaj iu drejtua Zhupës: Kush je ti që më thua të iki.
Sakaq iu drejtua dhe Spahos që po fliste nga vendi: Ti mbylle gojën.
Ndërkohë ka reaguar Partia Demokratike duke e quajtur kërcënim këtë hyrje të Beqajt dhe akuzon mazhorancën për bllokimin e komisionit.
-
VIDEO
Korreshi: Ti bëhet kërkesë drejtorisë së Burgjeve, deri kur e ka lehjen Ilir Beqaj? Jepet pushim në mbledhjen e Hetimorit të Shëndetësisë
Deputeti i PD Saimir Korreshi, tha se duhet që ti bëhet kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve për të pyetur lidhur me lejen e Ilir Beqajt.
Ai tha se edhe kryeministrit Rama duhet që të lajmërohet të vij në komision.
‘Unë them dhe njëherë ti bëhet kërkesë drejtorisë së përgjithshme të burgjeve deri ca ore e mban hapur institucionin dhe lejen deri kur e ka ai. Ne përsëritim kërkesën tonë, Azejbarxhan ka ëirles që ti çohet një mesazh kryeministrit që të vij të dëshmojë. Unë do doja që ishalla Vilma nuk është vizituar tek ajo ambulanca që ju më treguat dhe të ketë bërë analizat e Check Up. Këta janë bërë qesharak’, tha ai.
Ndërkohë, Komisioni ka marr 10 minuta pushim, pasi do të ketë një konsultim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
-
VIDEO
Hetimori’ i Shëndetësisë, Vokshi: Rama i pashpirt, solli hajdutin dy metra me pranga dhe bëri show! Se rr*ajti fare
Prej orës 10:00 të mëngjesit në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë vijon të mbahet peng dëshmia e Ilir Beqajt. PD kërkon të thirret kryeministri Rama e Vilma Nushi e nga ana tjetër deputetët e PS kanë hequr dorë edhe nga fjala. Asnjë prej tyre nuk po flet në komision, ndërkohë që deputetët e opozitës vijojnë të mbajnë fjalime.
Kryetarja Albana Vokshi tha se gjithçka ishte një show i Edi Ramës, që sipas saj solli në Kuvend hajdutin 2 metra me pranga dhe nuk e rr*ajti fare.
Ina Zhupa: Mos e fusni këtë komision në librat e zinj të progres raporteve, të historisë së parlamentarizmit dhe historisë së komisioneve hetimore, se do jetë edhe emri juaj atje. Mos të ketë referencë për mënyrën se si mazhoranca shkel çdo rregull dhe çdo të drejtë të opozitës. Mund ta shfrytëzojmë deri nesër afatin.
Albana Vokshi: Përfundimisht Rama e tregoi që është i pashpirt, bëri show, solli dy ditë një hajdut dy metra me pranga, as nuk e rr*ajti fare, as nuk e la. E bllokoi. E kuptoni sa i pashpirt që është , boll që të mbrojë veten e vet, kushërirën e vet, Vilmën dhe Ogertën. Këto ka porosi. Aq i pashpirt sa e hodhi këtë,. Mirë që e hodhi, se Veliajn e Belindën akoma po i mbron, e hodhi për 200 mijë euro dhe e solli këtu edhe me pranga për të mbuluar veten e vet. Sa i pashpirt mund të jetë njeriu që të shkojë deri këtu. Dy ditë e bllokoi që të mos fliste. Dy metra, hajdut dhe me pranga.