-
VIDEO
Buxheti 2025/ Shehi ironizon: Bonusi i fundvitit ‘donacion’ për gjelin e detit, ai tjetri për ballokumet! Të japim 300 mln euro për rritjen e pensioneve
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka ironizuar bonusin e fundvitit për pensionistët duke thënë se ky është ‘donacioni’ për gjelin e detit dhe ai i pranverë s’do jetë për ballokumet. Nga Foltorja e Kuvendit, Shehi paraqiti edhe njëherë propozimin e tij për rritjen e pensioneve duke thënë se s’ka nevojë për reformë të re.
-
VIDEO
Manja: Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë është 14.3 mld lekë, rritje fondesh e pagash! Paraburgim i ri në Kukës dhe uniforma për stafin e Burgjeve
Ministri i Drejtësisë foli sot në Kuvend për buxhetin e Ministrisë së Drejtësisë.
-
VIDEO
Fatmir Xhafaj: Siç vepruan me reformën në drejtësi thellojmë reformat për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit
Fatmir Xhafaj në fjalën e mbajtur sot në Kuvend për projektbuxhetin 2025, mes të tjerash tha se ky buxhet mbështet rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit dhe prioritetet e integrimit europian të Shqipërisë.
-
VIDEO
Buxheti 2025/ Koçiu: Mbështetje 62 mijë familjeve me ndihmë ekonomike, financojmë për herë të parë paketën e fertilitetit
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi sonte në Kuvend se “buxheti i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale 2025, është ndërtuar posaçërisht për të mbështetur më shumë se kurrë më parë qytetarin, familjen, gruan dhe fëmijën”.
-
VIDEO
Serbia 'sillet' në Kuvend edhe nga deputeti Luan Baçi: Me fondet që mori nga IPARD 3, do të vërshojë edhe në tregun shqiptar
Serbia vazhdon të 'sillet' në Kuvend edhe nga deputeti Luan Baçi. Gjatë fjalës së tij, Baçi u shpreh se prodhimet serbe, bujqësore dhe blegtorale duke marrë fonde nga BE edhe subvencione nga shteti i tyre serb, do të vërshojë edhe në tregun shqiptar.
-
VIDEO
Buxheti 2025 në Kuvend 12 orë diskutime/ Rama: 100 - 150 euro bonus për pensionistët në fundvit, marrin edhe në pranverë! S'rrisim taksat! PD: Mashtrim, i shërben oligarkëve, sjellin në seancë flamurin serb
Kanë zgjatur 12 orë diskutimet për pr/buxhetin 2025 sot në Kuvend, të cilat pritet të vijojnë nesër për të përfunduar me votim. Nga foltorja e parlamentit kryeministri Edi Rama njoftoi se 100 milionë euro do të ndahen për bonusin e fundvitit për pensionistët, të cilët do të marrin dhe një tjetër shpërblim në pranverë.Opozita zgjodhi debatet në kuvend për të kundërshtuar pr/buxhetin ndërsa Berisha bëri thirrje nesër për protestë.
-
VIDEO
Opozita vendos flamurin serb në Kuvend, Balla u kërkon ta heqin: Mos provokoni
Gjatë seancës në Kuvend , ku po diskutohet pr.buxheti 2025, opozita vendosi disa postera me flamujt e vendeve të rajonit, mes tyre edhe ai serb, për të treguar situatën me pensionet në rajon. Në flamurin serb tregoheshin fondet për IPARD në Serbi krahasuar me Shqipërinë.
Kjo situatë solli reagimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i cili gjatë fjalës së tij i kërkoi opozitës që ta hiqnin.
-
VIDEO
Ngjela për Report Tv: Rama e ka të sigurt mandatin e katërt! PD s’ka vota pa ikur Berisha, është non grata
Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Report Tv komenton protestën e thirrur ditën e nesërme nga opozita para Kuvendit, ndërsa do të diskutohet pr.buxheti për vitin 2025. Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, avokati Ngjela thotë se protesta është një nocion i vjetër dhe se opozita nuk ka program elektoral.
-
VIDEO
Projekt-buxhetin 2025 në parlament/ Toska: Fjalimi i Ramës i vjetëruar, iu shmang debatit! PD me protestën nesër kërkon të karikojë njerëzit para zgjedhjeve
Gazetari Almer Toska komentoi në ‘Studio Live’ Report Tv debatin e sotëm në parlament lidhur me projekt buxhetin 2025.
-
VIDEO
'Mondi si thua ka rënë bujqësia?! Eksportet janë rritur 4.5 herë!' Balla replika me Spahon: Ti Taulant hiqesh si kompetent në ekonomi
Edmond Spaho dhe Taulant Balla replikuan në seancën plenare teksa vijon maratona e diskutimeve për projekt buxhetin e vitit 2025. Balla u kap tek fjala e Spahos kur tha se bujqësia ka rënë, duke sjellë një shifër të eksporteve 4.5 herë më të lartë sipas ministrit krahasuar me vitin 2013.
Ndërsa Spaho tha se Balla bën kompetentin për çdo gjë në një kohë kur ai ka dalë për të replikuar me ministrin e Financave.
-
VIDEO
Vrasja e 14-vjeçarit bëhet ‘mollë sherri’ në Kuvend/ Zhupa: Ministria e Arsimit dhe i Brendshëm të mbajnë përgjegjësi! Manastirliu: Të mos promovojmë gjuhën e urrejtjes
Krimi i ndodhur sot në Tiranë, me vrasjen e një 14-vjeçari pas përleshjes mes nxënësve të shkollës “Fan Noli” në Tiranë, është bërë objekt edhe i debateve dhe përplasjeve parlamentare në Kuvend.
-
VIDEO
'Kemi çmimet më të larta në krahasim me rajonin', Tabaku: Filozofia e kësaj qeverie, merrja të voglit për t’ja falur oligarkut
Deputetja e PD Jorida Tabaku, në fjalën e saj në Kuvend, aty ku po diskutohet projektbuxheti 2025 u shpreh se në Shqipëri çmimet janë më të larta në krahasim me rajonin.
Tabaku theksoi se flitet për rritje ekonomike, ndërkohë që këtë rritje të vetmit që nuk e ndjejnë janë shqiptarët.