-
VIDEO
Buxheti 2025 gati për votim/ Deputetët e pavarur 8 propozime! Agalliu: Më shumë para për ish të përndjekurit, të rritet fondi për pensionistët
Deputetët Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliu dhe Flutura Açka, që në Kuvend rezultojnë të pavarur pas largimit nga grupi i PD kanë depozituar 8 propozime për buxhetin i cili do të miratohet në parim të hënën në Kuvend.
Prezantimi i amendamenteve u bë nga deputeti Arbi Agalliu, i cili propozon më shumë para për ish të përndjekurit, për kompensimin e tyre nga 2415 milionë lekë të parashikuara në buxhet në 9660 milionë lekë, 9375 milionë lekë për indeksimin e pensioneve dhe më shumë para për bujqësinë, arsimin profesional si dhe rininë e sportet.
Deputetët kërkojnë që fondi për arsimin e shëndetësinë të jetë sa 5% e prodhimit të Brendshëm Bruto.
-
VIDEO
Buxheti 2025/ KQZ kërkoi 137 mln lekë për investime, qeveria i dha 1.5 mln! Celibashi: Ende s'ka dakordësi as për votimin elektronik në Tiranë
Ndërsa viti 2025 është një vit zgjedhor, qeveria ka vendosur të alokojë në zërin e investimeve për institucion e Komisionit Qendror Zgjedhor vetëm 1.5 mln lekë, një shumë shumë e vogël në krahasim me atë që ka kërkuar ky institucion, përkatësisht 137 milionë lekë. KQZ kërkon edhe 56 milionë lekë shtesë për të mirëmbajtur sistemin e investuar nga qeveria zvicerane me vlerë 1 mln euro
-
VIDEO
Projekt-buxheti 2025/ Tabaku në Report Tv: Nuk adreson zgjidhje për pensionet! Kemi propozim për minimumin jetik! Takimet e Ramës me pensionistët, justifikime
Tabaku theksoi në 'Sot Live në Shqipëri' se projekt buxheti 2025 nuk adreson zgjidhje për pensionistët, ndërsa përqëndrimi ekonomik është në pak duar. Më tej ajo theksoi se sektori i bujqësisë ka rënie, ndërsa po lulëzon ndërtimi prej parave të pista. Të martën gjatë kohës që do diskutohet projekt buxheti në parlament, opozita do mbajë një protestë jashtë godinës.
-
VIDEO
Skadoi afati/ Komisioni hetimor në Shëndetësi dështoi, Albana Vokshi akuzon PS për sabotazh
Një ditë pas dështimit të Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, kryetarja Albana Vokshi u shfaq për të akuzuar socialistët për sabotazh.
-
VIDEO
I pandehur për shkelje të barazisë në tendera, deputeti socialist Plarent Ndreca paraqitet në SPAK
Deputeti socialist Plarent Ndreca është paraqitur sot në SPAK.
-
VIDEO
Deputeti i PD-së Asllan Dogjani paraqitet në SPAK për herë të tretë: Kam ardhur të marr disa akte
Deputeti i PD-së Asllan Dogjani paraqitet për herë të tretë në Prokurorinë e Posaçme.
-
VIDEO
‘Opozita ‘luftën’ duhet ta ketë me Ramën, jo me Dumanin’, Vokshi në Report Tv: Heqja ‘non grata’ e Berishës, përrallë e pabesueshme! Kthupi: PD parti në funksion të kryetarit të saj
‘Opozita mendon se po kandidon në zgjedhje kundër Dumanit dhe SHBA, por ata duhet të futen 'në luftë' me Ramën’. Kështu është shprehur ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Indrit Vokshi, mbrëmjen e sotme në emision Studio Live’. Sipas tij, opozita duhet të jetë në Kuvend, pasi mosbindja civile nuk sjell asnjë rezultat pozitiv.
-
VIDEO
PD e ekzaltuar me ardhjen e Trump/ Balla: Kryeministri Rama ndër të parët që e uroi, marrëdhëniet me SHBA do forcohen më shumë! Dje urova drejtorin e CIA-s
Teksa në seancën plenare deputeti demokrat Tritan Shehu po fliste për ardhjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe luftën ndaj liberalizmit të majtë, Taulant Balla replikoi duke thënë se kryeministri Rama ishte nga të parët që e uroi Trump për zgjedhjen si presidenti i 47 të SHBA-së.
-
VIDEO
'Shpenzimet e bujqësisë shpërndahen me tollona për fushatë elektorale', Tabaku: Buxheti 2025 i hap rrugën pastrimit të parave përmes ndërtimit
Deputetja Jorida Tabaku theksoi në fjalën e saj nga foltorja e Parlamentit se tashmë duhet një model ndryshe ekonomik dhe një politikë tjetër taksash. Nga ana tjetër, Tabaku shton se buxheti i 2025 i hap rrugën pastrimit të parave përmes sektorit të ndërtimit.
'Ekonomia ka nevojë të shohim në prizëm tjetër. Një model që stimulohet nga një politikë taksash. Një model që nuk ka lidhje me buxhetin që do vijë javën e ardhshme në parlament. Ulja e kursit të këmbimit po shkatërron sektorin fason. Ka 75 mijë punonjës që mund të hidhen në rrugë. Cila është përgjigja e qeverisë? Është i vetmi buxhet që e ka të formalizuar pastrimin e parasë sepse bazohet tek rritja e ndërtimit. Këto shqetësime edhe në emër të grupit parlamentar që sot në buxhet dalin më reale se kurrë. Këto kanë nevojë të dëgjohen nga politika.
Sa herë dalin në aksione informalitetit kanë dështuar. Struktura taksave ndikon në informalitetin dhe nuk mbështet punën. Kam folur e debatuar me njerëz të shtresës së mesëm. Pyetja kryesore e tyre është kur do të krijohet mundësia të largohemi. Të punojmë në ndonjë vend tjetër me këto kualitete që kemi. Ky model ekonomik nga pak duar që nuk po prodhon më për 95% të qytetarëve.
Ky model ekonomik nuk i çon ato shpenzime ekonomike aty ku duhen. Nuk i çon shpenzimet e bujqësisë aty ku duhen. Po i shpërndan me tollona për fushata elektorale. I çon tek të njëjta duar që kanë kapur ekonominë. Realitetin duhet ta ndryshojmë duke dhënë një ofertë ekonomike që ato kanë dëshirë ta zbatojnë.'
-
VIDEO
Ervin Salianji reagon nga Burgu i Fierit: Skandal, Spiropali nuk dërgon në SPAK hetimin e TIMS! Ndaj më burgosën, kamikaze e Ramës
Ish-deputeti demokrat bën reagimin e radhës, pas burgosjes dhe dënimit me 1 vit burg për dosjen “Babale”. Akuzon se Spiropali e mbyll në sirtar, Salianji e firmos dhe dërgon nga burgu kallëzimin për “TIMS” në SPAK: Një nga arsyet e burgosjes time politike është dhe zbulimi i manipulimeve me TIMS për të ndihmuar krimin e organizuar
-
VIDEO
Ministri Gonxhja-Nokës: Ke përfituar nga Enti Kombëtar i Banesave! Vëllezërit dhe motra morën banesa, për çfarë morali flet?! Do përgjigjesh ligjërisht! Deputeti: Asgjë nuk është dhënë nga shteti
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i ka kthyer një përgjigje deputetit Flamur Noka duke i kujtuar këtij të fundit kohën kur ka qenë drejtori i entit kombëtar të banesave. Gonxhja thotë se vëllezërit dhe motra e Nokës kanë përfituar prej postit që ka pasur dikur deputeti për të marrë banesa në Sarandë dhe Tiranë.
-
VIDEO
Debat i ashpër për 'Onkologjikun'/ Ministrja Koçiu: Nuk e kuptoj pse çirreni?! Shehaj: Ju edhe doni të vidhni dhe të mos ju themi hajdut
Deputeti Agron Shehaj debatoi ashpër me ministren Albana Koçiu në interpelancën e kërkuar nga deputeti opozitar lidhur me skandalin tek Onkologjiku. Ministrja Koçiu vuri në dukje se i përgjigjet çdo shqetësimi qytetar.
Sa i përket shpërthimit të Shehajt se Ministrja është e pandjeshme ndaj qytetarëve, Koçiu thekson se deputeti po bën politikë me fatkeqësinë e të tjerëve