• VIDEO

    'Kemi çmimet më të larta në krahasim me rajonin', Tabaku: Filozofia e kësaj qeverie, merrja të voglit për t’ja falur oligarkut

    Deputetja e PD Jorida Tabaku, në fjalën e saj në Kuvend, aty ku po diskutohet projektbuxheti 2025 u shpreh se në Shqipëri çmimet janë më të larta në krahasim me rajonin. 

    Tabaku theksoi se flitet për rritje ekonomike, ndërkohë që këtë rritje të vetmit që nuk e ndjejnë janë shqiptarët. 

  • VIDEO

    Buxheti për Bujqësinë, Malaj në Kuvend: 34 milionë euro në 2013, sot 146 milionë euro! Rritje e skemës së kompensimit të fermerëve

    ‘Në vitin 2013 investoheshin 24 milionë euro në sektorin e bujqësisë, ndërsa sot investohen 146 milionë euro. Kemi një rritje me 323%’, kështu u shhpreh Ministri i Financave, Petrit Malaj teksa ishte duke folur në Kuvend, ku po diskutohet projektbuxheti 2025.

    Malaj u pyet edhe nga deputeti i opozitës, Xhelal Mziu, për TVSH për fermerët.

    “Në lidhje me skemën e TVSH se ku duhet të aplikohet TVSH dhe ku jo, besoj se ju, deputeti Mziu, keni qenë pjesë e këtij parlamenti kur keni bërë ndryshimet përkatëse dhe kur ishte zero TVSH për fermerët dhe kur ishte 20% dhe kur u ul në 6% e kështu me radhë nëse keni një propozim konkret, i cili do të duhet të ndihmojë më mirë sektorin në fjalë mund të na i prezantoni që të bëjmë një vlerësim dhe të kemi një skemë finale që i shërben fermerëve në mënyrë më të mirë të mundshme.

    Kemi një rritje të financimit të sektorit të bujqësisë me 9.9 miliardë lekë më shumë se para 10 vitesh. Kemi një rritje të skemës së kompensimit të fermerëve dhe subvencionimit të naftës me 3.4 miliardë lekë, e cila në vitin 2027 do të shkojë në 5 miliardë”, tha ai.

  • VIDEO

    Berisha: Ky buxhet i çon miliardat tek Lubi Balluku, ka hyrë në Gines kjo hajdute! Vetëm 16 milionë euro dhe bonusi i blerjes së votave

    Ish-kryeministri Sali Berisha, nën arrest shtëpie prej gati një viti në lidhje me aferën e dosjes “Partizani”, doli sot për të sulmuar buxhetin 2025, të cilin qeveria e ka deklaruar si ndër më të madhin në histori, me 8,2 miliardë euro.

  • VIDEO

    Brakiterapia në Onkologjik, Sula- Malajt: Mungon prej 13 vitesh, mendoni vetëm për rrugë! Ministri: Alokojmë vetëm fonde

    Mungesa e Brakiterapisë në Onkologjik është ngritur si shqetësim nga deputeti Dashnor Sula. 

    Ai tha se mëndohet më shumë për ndërtim rrugësh sesa për shëndetësinë.

    ‘Zoti ministër,  e dini ju se për 13 vite në Spitalin Onkologjik nuk ka punuar braktiterapia. E dini këtë.  Mendoni më shumë për rrugë dhe gjëra tjera sesa për gjëra bazë jetike të njerëzve’, tha ai.

    Ndërkohë, Malaj është shprehet se ministria e Financave alokon vetëm fonde.

    'Në lidhje me cështjen e shëndetësisë besoj se shihet qartë edhe këtu që shepnzohen rreth 400 mln euro më shumë. Sa i përket mungesës së aparateve këtë nuk ka nga ta dijë ministri i Financave, kjo duhet të raportohet nga ministri i linjës dhe ministria e Financave bënë alokimin e fondeve përkatëse’, tha ai.

  • VIDEO

    Në hetim për fshehje pasurie/ Monika Kryemadhi shkon në SPAK me vajzën: Erdha të marr dosjen!

    Ish-kryetarja e LSI-së, aktualisht deputete e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

    Teksa është shfaqur në godinën e organit të akuzës, ligjvënësja është shprehur se ndodhej aty për të marrë dosjen për të cilën akuzohet, në lidhje me fshehje pasurinë.

    “Erdha që të marr dosjen”, ka thënë shkurtimisht Kryemadhi, pa dhënë detaje të tjer

  • VIDEO

    Bonuset për pensionistët, Basha: Lëmosh elektorale për të fshehur dështimin me pensionet e qeverisë më të korruptuar në Europë

    Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë se po përdor pensionistët si mjet për lëmosha elektorale.

    Në një video të postuar në facebook, Basha shkruan se ekonomia shqiptare është shndërruar në një mjet përfitimi për një grusht të vogël njerëzish, ndërsa pensionistët janë lënë në mjerim. Sipas tij, skema aktuale e pensioneve po shkon drejt falimentimit për shkak të shpopullimit masiv dhe rënies së kontributeve, ndërsa indeksimet e vogla dhe bonuset elektorale nuk janë zgjidhje afatgjata.

    Basha shprehet se programi i Demokratëve Euroatlantikë ka një plan konkret që përfshin: rritje të pensioneve me të paktën 20%, indeksim të përvitshëm me dyfishin e vlerës së inflacionit, bonus të përhershëm prej 250 mijë lekësh të vjetra për pensionet e ulëta si dhe rimbursim të barnave jetike për pensionistët.

  • VIDEO

    'Ky do të jetë buxheti i fundit që miratoni', Noka në Kuvend: Mu duk vetja si në pleniumet e PPSH

    Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama ku prezantoi buxhetin 2025, i pari që mori fjalën ishte Flamur Noka, i cili u shpreh se ky do të jetë buxheti i fundit që mazhoranca do të ketë mundësinë të miratojë.

  • VIDEO

    Tensione në Kuvend! Ministri i Financave flet për buxhetin në foltore, deputetët e PD-së shkojnë drejt tij! Ndërhyn garda

    Seanca e sotme në Kuvend ku po diskutohet projektbuxheti 2025, është shoqëruar edhe me tensione. 

    Teksa ministri i Financave, Petrit Malaj mori fjalën, drejt foltores shkuan deputetët e PD-së, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati të cilët nuk po e lejonin që të fliste.

  • VIDEO

    Bardhi kërkon pastrimin e foltores pas kryeministrit Rama: Nga nervat e ka bërë pis! Ndërpritet për herë të dytë seanca

    Pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka kërkuar dy minuta pushim për pastrimin e foltores.

    Bardhi e mori fjalën pas kryeministrit Edi Rama dhe kolegut Flamur Noka dhe kërkoi që të pastrohej vendi ku do të fliste. Bardhi kërkoi pushim deri sa të pastrohej vendi.

    “Kërkoj 2 minuta pushim, të pastrohet foltorja se nga nervat e ka bërë pis”, tha Bardhi.

  • VIDEO

    Rama për opozitën: Mbeturina të një kohe që nuk kthehet kurrë! Mençuria më e madhe e këtyre është të qepin gojën

    ryeministri Edi Rama teksa foli me shifra për buxhetin e vitit 2025, nuk la pa ironizuar edhe opozitën.

    Ai e quajti opozitën si mbeturinë të një kohe që nuk kthehet kurrë.

    "E dëgjoj shpesh që ne nuk jemi të majtë se nuk mbrojmë shtresën e mesme. Po ja çfarë thonë shifrat e buxhetit.

    Nga 122 mld lekë për mbrojtjen sociale kur ne nisëm rrugën tonë, këtë vit 238 mld lekë, dhe në buxheti 2025 kemi 248 mld. Edhe këtu në mbrojtjen e përgjithshme sociale jemi mbi dyfishin për mbrojtjen sociale, që po t'u shtosh bonusin e pranverës do jenë edhe më shumë

    Vetëm nga industria e turizmit, shqiptarët përfitojnë të ardhura deri dje të pamundura, ndërsa shteti mbledh më shumë të ardhura se deri dje.

    Edhe një shifër të fundit nga ana ime, nëse ka një pikë të dytë pas asaj të pensioneve, ku mençuria më e madhe e këtyre është ta qepin gojën, është bujqësia.

    Pa llogaritur fare fondet evropiane, thithja e të cilave ishte thuajse zero dhe me të cilat janë financuar mbi 500 projekte kuptimplote, ato agro turizmat janë realitet, unë them ca thotë buxheti 2025, 146 mln euro për bujqësinë, krahasuar me 38 mln euro kur ishin këta. 5 fishi! Tani në mbyllje për ata që na dëgjojnë jo për këta.

    Mblidheni mendjen se keq dolët këtë herë, më keq do dilni herën tjetër. Pranverën e ardhshme do të japin me vendimin e tyre një gjykim që do jetë më i miri historik për PS dhe më i merituari për këto mbeturina të një kohe që nuk kthehet kurrë", tha Rama.

  • VIDEO

    Buxheti 2025, Bardhi: Dëshmi e korrupsionit galopant! Vetëm për 5 individë dhe jo për qytetarët

    Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në fjalën e tij në parlament tha se buxheti nuk është për qytetarët, por për pesë individë.

    Ai tha se ky buxheti është dëshmi e korrupsionit galopant.

    ‘Buxheti është për 5 individë. Derdhe ujë në mënyrë të pakontrolluar dhe ike. Mendon se duke fyer opozitën, ne do biem në kurthin tënd dhe nuk do merremi me buxhetin, por ne do të merremi me buxhetin. Ne jemi ndryshe nga ty që mban karrigen e kryeministrit me krimin e organizuar. Se kush është i palarë dhe qelbet erë atë e di çdo shqiptar. Shko lahu, kurohu dhe bëj pastaj kryeministrin e Shqipërisë. Buxheti është dëshmi e korrupsionit galopant. Kjo qeveri nuk do t’ia dijë për fermerët. Lëmoshat i jep për pensionistët për zgjedhje. Çmimet janë rritur aq shumë, sa shumica e popullsisë nuk i përballon dot’, tha ai.

    S.B/Shqiptarja.com

  • VIDEO

    'Janë vetshpallur si shpëtimtarë të pensionistëve', Rama ironizon opozitën: Qylymat fluturues të Sudes e Rrapushëve tregojnë një tufë përrallash

    Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën gjatë fjalë së tij në Kuvend.

    "Ka shumë për të thënë për temën e pensioneve e cila në vigjiljen e ballafaqimit elektoral është bërë shesh për përshesh të lloj lloj spekutalantësh që janë vetëshpallur si shpëtimtarë të pensionistëve dhe kanë nxjerrë në Pazar qilimat fluturues të Sudes dhe Rrapushit.

    Herë me fytyrën e rrudhur nga rënia prej fikut të pushtetit dhe herë me fytyrën e djersitur por plot oreks për pushtet këtë shitës qilimash flutures, disa të njohur për punë të këqija, disa të panjohur sepse nuk kanë punuar akoma asnjë ditë të vetme për shtetin, kanë marrë rrugët për tu shitur pensionistëve qilima dhe shqiptarëve një tufë përrallash të 1001 netëve.

    Por ndërkohë që këto Sude dhe Rrapush do të ndihmojnë për të bërë të qartë dallimin mes ecjes sonë në rrugën e shtetbërjes europiane dhe ecjes qafëthyese mbi qilimat e përrallave të tyre, dua të sjell këtu vetëm një shumë fakte të punës së mirë që kemi bërë.

    A e dini psh që mësueset me 38 vite pune që kanë dalë në pensione përpara se ne të vinim në qeveri merrnin 23 mijë lekë pension, ndërsa çdo mësuese me të njëjtat vite pune e ka 36 mijë leke pas daljes në pension pas 2014", tha Rama. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv