-
VIDEO
Lapsuse apo gafa në daljet publike? Përgjigjet ministrja Bora Muzhaqi në Report Tv
Ministrja Bora Muzhaqi ka komentuar në Report Tv edhe lajmet mbi disa lapsuese të saj.
“Për të qenë e sinqertë edhe gazetarët edhe ata që komentojnë në rrjetet sociale i kuptoj, ndonjëherë është për të qeshur, edhe mua më vjen për të qeshur kur i dëgjoj ato lapsuset që mund të kem bërë më përpara. Unë nuk kam pasur eksperiencë më përpara që më është dashur ta prezantoj veten time në aspektin mediatik, kjo është eksperiencë që fitohet me kohën dhe duke qenë s enuk e kam pasur, ndonjëherë përpiqem as fort kur më vijën ato gazetarët me mikrofonin përpara që të mos bëj gabime sa përfundoj duke bërë gabime. Siç themi dhe ne shqip sa të rrosh do mësosh, shpresoj që do ta marr atë eksperiencën. Nëse duhet t’iu them një fjali një gjë është e sigurt bëj lapsuse e gafe në televizione por në punë time nuk bëj as lapsuse as gafa”, tha Muzhaqi në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 13 Prill 2022
Titujt e gazetave për sot, nga zbardhet debati 8 orësh mes deputetëve të PD te Berisha fushatë shpifjesh ndaj Alibeajt pse s'i dorëzon PD e deri tek loja filoserbe e Evropës.
-
VIDEO
Nga mekanik në aktorë filmash në Kanadë, historia frymëzuese e të riut shqiptar
Redi Zyka është ndër shqiptarët e sukseshëm në botë. Ai jeton prej vitesh në Kanadë dhe ia ka dalë që të depërtoj në kinematografinë e shtetit kanadez. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” rrëfeu rrugëtimin e tij nga mekanik drejt ëndrrës së madhe për t’u bërë aktorë.
Ai emigroi bashkë me familjen drejt Kanadasë në moshën 13 vjeçare, ku pas përfundimit të gjimnazit iu përkushtua shkollës për mekanik.
Fillimet normalisht kanë qenë të vështira si çdo emigrant që largohet, isha i vogël, nuk dija anglisht. Kemi vajtur në Toronto në 2001, atje kam mbaruar klasën e 7 ishte shumë e vështirë pastaj fillova klasën e 8 lëvizëm në një qytet tjetër brenda provincës. Më pas kam filluar shkollën si mekanik për disa vite në 2016 u lidha me një agjensi aktrimi.
Ndërsa vetëm në moshën 28 vjeçare do të merrte pjesë në klasa aktrimi dhe në prova kinematografike.
Ishte gjithmonë në mendjen time për tu bërë, prita shumë se vetëm në atë kohë erdhën gjërat por gjithmonë e kam pasur në mendje. U lidha me një agjensi që nuk funksionoi mirë kur je I ri nuk e di mirë si funksionojnë gjërat .Më pas u lidha me një agjensi tjetër që jam edhe sot dhe ata më ndihmuan shumë, më dhanë disa role si figurant nëpër filmat amerikan dhe më vonë mu besuan role më të mëdha.
Tashmë i janë besuar projekte të mëdha, duke arritur të marr role të rëndësishme në disa filma të rëndësishëm kanadez, ndërsa shprehet tepër mirënjohës për çfarë ka arritur deri më tani.
-
VIDEO
Shitja e byrekut shqiptar po lulëzon në Amerikë, ja sa kushton një copë
Filip Kajtazi është shqiptari nga Kosova i cili prej vitesh ka bërë të famshëm traditën shqiptare të kulinarisë në Amerikë. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli’’ në Report Tv ai tregon rrugëtimn e tij dhe familjes së tij në Amerikë. Fillimisht ishte babai i tij Toni Kajtazi që do të krijonte furrën e tj që në vitin 85 në Bronx në Amerikë dhe më pas do t’ia trashëgontë të birit Filipit, i cili gatuan byrekun shqiptarë për klientët amerikanë që nga viti 1992.
“Ne jemi nga zymi i Hasit i Kosovës me traditë me mijëra vite.Babi ka ardh këtu në vitin ‘74 ka filluar të punojë në furrë, pastaj ka mësuar të bëjë byrekun dhe ka hapur një dyqan në Bronx në vitin 1985 pas 6 muajsh e mbyllëm. Prap e kemi hapur në vitin 1992” shprehet ai.
-
VIDEO
Shefja shqiptare në krye të kuzhinës Italiane, ‘çmend’ vip-at dhe këngëtarët me gatimet e veçanta
Ajo është ndër shqiptarët e sukseshëm të cilët na bëjnë krenar me arritjet e tyre edhe në vendet e tjera. Silvana Musej është shefja e kuzhinës me origjinë nga Kavaja e cila prej 23 vitesh punon në Itali në qytetin e Piemntoes. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, ajo tregoi më tepër për punën e saj dhe pasionin për kulinarinë.
-
VIDEO
20 egjiptianë punojnë në sektorin e peshkimit në Vlorë, kapiteni Muhamed Mansuri flet për Report Tv: Jam i kënaqur, paguhem 800 dollarë në muaj
Nëse shkon pranë Triportit nuk është rastësi të takosh peshkatarë nga Egjipti. Muhamedi është njëri prej tyre i cili prej 11 muajsh punon në sektorin e peshkimit në Vlorë dhe ka mësuar mjaft shpejt shqipen. Kapiteni egjiptian i anijes së peshkimit thotë se kushtet e punës janë të njëjta, ndërsa paga më e mirë se në vendin e tij.
"Emri im është Muhamed Mansuri, kam 11 muaj këtu, nuk e kam bërë vitin. Familjen time e kam në Egjipt. Paguhem 800 USD në muaj, pa faturë. Kushtet e punës janë të njëjta si në vendin tim. Me djemtë nga Vlora kemi komunikim të mirë", shprehet ai.
-
VIDEO
“Rruga e qumështit Lufra”, nga fermeri tek konsumatori, lider në cilësi
Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” në Report Tv Antoneta Ndreka bashkëthemeluese e kompanisë Lufra sjell rrugëtimin e kompanisë Lufra si lider në treg me cilësinë më të mirë për konsumatorin.
-
VIDEO
Apeli: Të rrisim besimin tek produktet vendase/ Mollët ngelen stok, fermeri: Kam 8 ton të pashitura. Eksperti:Politikat bujqësore në 7 vitet e fundit të gabuara
Shqipëria cilësohet si një ndër vendet jo vetëm me klimë tepër të mirë të veçantë por edhe me prodhimet e saj bio nga fermerët vendas, të cilët përpiqen që të sjellin të gjitha llojet e frutave dhe perimeve të rritura nga ata vet. Në përpjekje për të mbijetuar në një treg vendas që gjithmonë e më shumë i kthen sytë nga produktet e importit. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ fermeri shqiptarë nga zona e Korçës u shpreh se një pjesë e madhe e mollës i ka mbetur stok.
“Kam shitur pak në sezonin kur ishte vjelja e mollës dhe shumica e mollës ka mbetur stok, mollën e kam shitur me 3 lek. Kam 8 ton të pashitura” tha ai.
Ndërsa eksperti i lartë i Bujqësisë Ilir Pilku tha se ndërkohë Shqipëria importon rreth 15 mijë tonë mollë.
Kjo është një ndër sasirat më të vogla në realitet, sepse në magazinat dhe frigoriferat e Korçës janë afërisht rreth 50 mijë tonë mollë e pashitur. 120 mijë tonë mollë prodhon Shqipëria. Ndërkohë që ne nuk kemi shitur mollën tonë kemi aafërisht rreth 15 mijë tonë import.
-
VIDEO
Larg zhurmës urbane, një arratisje në natyrën dhe kulinarinë e "Mrizit të Zanave"
Emisioni “ Rreze Dielli’’ vizitoi agroturizmin ‘Mrizi I Zanave’’, një sipërmarrje e cila përpiqet të inkurajojë fermerët shqiptarë dhe i bën apel që shqiptarët të ndryshojnë plotësisht mentalitet në bizneset e tyre, qofshin bare, ristorante, agriturizëm dhe të vendosin në menu prodhimin vendas.
-
VIDEO
Adela e Anxhelo Muçollari në kërkim të yjeve! Dy balerinët rrëfejnë ç’do të ndodhë gjatë rrugëtimit
Dy yje të baletit shqiptar, Adela dhe Anxhelo Muçollari kanë nisur një projekt për kërkimin e talenteve të reja në gjithë Shqipërinë. Për realizimin e projektit që e kanë titulluar “WE ARE ALL MADE OF STARS”, motër e vëlla do të udhëtojnë në 6 qytete: Korçë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Elbasan, Tiranë. Adela dhe Anxhelo zbulojnë për here të pare për Report Tv synimet e projektit
-
VIDEO
Shembull frymëzues, 20-vjeçarja shqiptarë tërheq vëmendjen e Bill Gates, projekt për shkëmbim informacioni pa wifi dhe internet
Vetëm 20 vjeçe dhe Xhulia Kurti ka tërhequr vëmendjen e Bill Gates, falë projektit të saj inovativ për të shkëmbyer materialet pa internet dhe wifi. Xhulia, 20 vjeçarja durrsake me pasionin për teknologjinë është shembull frymëzues i ndryshimit që di të sjellë gjenerata e shqiptarëve të rinj, kreativë e inovativë.
-
VIDEO
Dy motra në të njëjtën sipërmarrje , tregojnë ‘sekretet’ si të zhvillojmë një biznes familjar
Rolina Naco dhe Viktoria Naco, janë dy motra të cilat ndajnë ndajne te njejtin pasion per dietologjine. Dy profesioniste të vërteta të njohura mjaft në publik për këshillat e tyre dhe recetat fantastike per një shendet sa me te mire. Gjithashtu sipërmarrëse dhe biznesmene, të cilat prej vitesh kanë krijuar emrin e tyre në treg.
Që në pikënisje ato e kishin idenë të qartë, dëshironin që të krijonin një klinikë e cila fokus kryesor do të kishte diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve me mbi peshën dhe mënyrën e të ushyqerit.
Gjithmonë pranë klienteve të tyre, me deshiren për të ndryshuar mënyrën e jetesës dhe edukuar pacientet.
Por në cdo biznes nuk mungojnë veshtirësitë dhe sfidat, për të qenë lider në treg, Rolina dhe Viktoria në një intervistë në ‘Rreze Dielli’ rrëfejnë rrugëtimin e tyre drejt botës së biznesit, krijimit të klinikave dhe këshilla për të rinjtë që ndodhen mes dilemave dhe sfidave për të krijuar biznesin e tyre.
Viktoria nga ana tjetër dëshironte të zgjeronte kliniken edhe në qytetet e tjera te vendit, ajo rrëfen gjithcka per sfidat dhe zgjerimin e nje biznesi:
Dy motra në të njëjtin profesion dhe në të njëjtin biznes që ndajnë pasionin, veshtireiste dhe dilemat se bashku, tregojne per risite dhe sfidat e nje biznesi familjare.