Filip Kajtazi është shqiptari nga Kosova i cili prej vitesh ka bërë të famshëm traditën shqiptare të kulinarisë në Amerikë. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli’’ në Report Tv ai tregon rrugëtimn e tij dhe familjes së tij në Amerikë. Fillimisht ishte babai i tij Toni Kajtazi që do të krijonte furrën e tj që në vitin 85 në Bronx në Amerikë dhe më pas do t’ia trashëgontë të birit Filipit, i cili gatuan byrekun shqiptarë për klientët amerikanë që nga viti 1992.
“Ne jemi nga zymi i Hasit i Kosovës me traditë me mijëra vite.Babi ka ardh këtu në vitin ‘74 ka filluar të punojë në furrë, pastaj ka mësuar të bëjë byrekun dhe ka hapur një dyqan në Bronx në vitin 1985 pas 6 muajsh e mbyllëm. Prap e kemi hapur në vitin 1992” shprehet ai.