-
VIDEO
LaCivita në PD, Petro Koçi: Nuk ka bir nëne që t'i bëjë makiazh Berishës! Kot e përdhosin Amerikën me një kontratë private
Deputeti i PS-së Petro Koçi komentoi në 'Studio Live' ardhjen e LaCivitas në Tiranë, ku u shfaq krah Berishës, teksa do drejtojë fushatën e PD-së për zgjedhjet e 11 majit.
Koçi thekson se askush nuk mund t'i bëjë makiazh më Berishës, pasi është konsumuar me sjelljen e tij politike.
Njeriu i Trump, LaCivita, nuk mund të korrigjojë dot Berishën.
'Nuk ka bir nëne, që të bëjë makiazh Berishës. Është në një moshë që nuk i bën dot. Sado të përpiqet ai, rasti i sotëm sjellja në Kuvend, tregoi se Berisha nuk korrigjohet. Kot përpiqen të kompromentojnë këtë marrëdhënie biznesi, sikur ka lidhje me Trump dhe PR. Kot e përdhosin Amerikën me një kontratë private.'
-
VIDEO
11 Maji/ Instituti Piepoli dhe Report Tv rikthejnë ekskluzivisht sondazhet parazgjedhore! Sot në 'Frontline': Si do të ndahen mandatet në Durrës e Tiranë
Pas parashikimit të saktë të të gjitha zgjedhjeve në Shqipëri që prej vitit 2015, sot në Report Tv në orën 21:00 do të bëhen publike të dhënat e para të një rrugëtimi të gjatë që shqiptarët të mësojnë më shpejt se të tjerët se çfarë do të ndodhë më 11 maj.
-
VIDEO
Shkodër, 5-fishohet qiraja! Tregtarët e Rusit në protestë: Si me qenë në Amerikë jo në Shqipëri
Tregtarët e Rusit kanë nisur protestat kundër Bashkisë së Shkodrës, pasi ka 5-fishuar tarifën për shfrytëzimin e hapësirave të tregut. Ata paralajmërojnë se protestat do të përshkallëzohen nëse kërkesa e tyre për uljen e tarifës nuk do të miratohet.
-
VIDEO
Gjyqi ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, SPAK kërkon 3 vite burgim për Jorgo Goron dhe konfiskim pronash! 5 vite burg për dy drejtorët, sekuestrim edhe të 10 mijë m2 tokë në Gjipe
SPAK ka dhënë sot pretencën, kërkon 3 vite burgim për Goron. Për Jerasimo Basho 3 vjet burgim, e juristi Vezir Gjikoka 2 vjet burgim. Kërkon konfiskimin e sipërfaqeve të tokave të sekuestruara, si dhe apartamentin e Goros të sekuestruar. Konfiskimi edhe i 10 mijë metrave katrorë tokë, që do kalonin për investime strategjike në plazhin e Gjipesë
-
VIDEO
Sarandë, u përfituan me dokumente false, konfiskohen pasuri me vlerë 15 mln € në bregdet
Shtatë sipërfaqe të mëdha toke buzë detit janë konfiskuar pas hetimeve të Prokurorisë së Sarandës dhe kanë kaluar në favor të shtetit me vendim gjykate.
Bëhet fjalë për një nga dosjet me të bujshme të viteve të fundit, të hetuar nga Drejtuesi i Prokurorisë Sarandë, Kledian Llaho. Në 1 qershor 2022, Llaho kërkoi arrestimin e 10 shtetasve të dyshuar për “falsifikim dokumentash”, “pastrim i produkteve të veprës penale” dhe “shpërdorim detyre”.
Qytetarë e zyrtarë u akuzuan për tjetërsimin përmes dokumentave false të mbi 10 mijë m2 truall buzë detit, të cilat më pas u pajisën me certifikata pronësie. Bashkë me urdhër-arrestet të miratuara nga Gjykata, Prokuroria kërkoi edhe sekuestrimin e këtyre trojeve.
-
VIDEO
Krim brenda në shkollë në Mat! 17-vjeçari plagoset me thikë në orën e Fiskulturës, arrestohet autori! Nxënësi te Trauma
Siguria në shkolla u cenua sërish sot! Një nxënës 17-vjeç u plagos me thikë në shkollën e Bazit në Mat gjatë orës së Fiskulturës. Fakt i rëndë është se autori është bashkëmoshatar i tij, nxënës, që mbante thikën me vete në ambientet e shkollës. I plagosuri u transportua me helikopter në spitalin e Traumës, ndërsa autori u prangos nga policia. Ky është krimi i tretë në harkun kohor të 4 muajve ku të përfshirë janë adoleshentët.
-
VIDEO
Rama flet, Drejtore e Përgjithshme e AMF qan, çfarë filmuan kamerat në ceremoninë e prezantimit të modulit të IA
Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Mimoza Kaçi, pati një moment dobësie në ceremoninë e prezantimit të modulit të Inteligjencës Artificiale.
Ndërsa Rama po fliste tha se gjithçka do të harrohet, por ajo që do të mbetet është arkitektura e shtetit të tij europian shqiptar dhe flamuri ynë në oborrin e BE-së.
Nuk dihet arsyeja që fshihen pas lotëve të cilët nuk i shpëtuan dot syrit të kamerave.
-
VIDEO
Lezhë/ Plagosja me armë e 30-vjeçarit, Policia: Arrestuam autorin e dyshuar, u ngritën 2 akuza ndaj tij, shkak sherri me motive të dobëta
Aksioni është kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Operacionalja. Në pranga ka rënë 22-vjeçari me inicialet Ledjon Ndoj, banues në Lezhë
-
VIDEO
Arrestimi i Veliajt/ Bardhi: Rama ta shkarkojë, kryekrimineli mban peng Bashkinë e Tiranës! Rama presion drejtësisë
Gazment Bardhi nga Kuvendi kërkoi që kryeministri Rama të shkarkojë Erion Veliajn si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Bardhi tha se Rama po i ushtron presion drejtësisë.
-
VIDEO
Vetëvrasja e 17 vjeçares në Gjirokastër, ditën kur i dha fund jetës ndezi 3 qirinj në katedrale! Prokuroria merr në pyetje shoqet e saj mësues dhe psikologen e shkollës
TIRANE- Prokuroria e Gjirokastrës vijon hetimet për të zbuluar shkaqet që e çuan 17 vjeçaren Irsa Muçollari të vetëvritej. Një nga dyshimet është se ajo i dha fund jetës pasi bullizohej në shkollë.
Por askush nga gjimnazi nuk pranon që Irsa Muçollari të ketë qenë viktimë e bullizmit. Në Prokurorinë e Gjirokastrës janë zhvilluar seanca pyetësore me nxënës, mësues dhe psikologë, të cilët kanë mohuar që 17-vjeçarja të jetë përballur me ngacmime.
Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se sot pritet të merret dëshmia e dy shoqeve të saj, e cila mund të hedhë dritë mbi rrethana të reja dhe detaje shtesë
-
VIDEO
Kuvend/ Elda Hoti u merr kartat deputetëve të PS, pengon votimin
Deputetja demokrate Elda Hoti ka mbledhur kartat e ligjvënësve socialistë me qëllim që të pengojë votimin në Kuvend.
-
VIDEO
‘O Sali, ku i gjete 500 mijë euro që paguan zyrën e avokatisë në Londër’, fjalimi i Ballës që irritoi Flamur Nokën në Kuvend
Seanca plenare në Kuvend u karakterizua nga tensione të shumta, aq sa degradoi deri në dhunë. Flamur Noka tentoi të godasë ministrin Taulant Balla e kryetaren e Kuvendit me shishe uji. Por, pse u irritua Noka? Para këtij incidenti të rëndë, ministria Balla po i përgjigje akuzave të Berishës sipas të cilit ministri Manja ka marrë 500 mijë euro nga çunat e Londrës.