-
VIDEO
Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion
Nga janari 2025, qeveria shqiptare do të fillojë procesin e mbylljes së platformës TikTok për një periudhë 1-vjeçare, duke e bërë të paaksesueshme në territorin e Shqipërisë për të gjithë përdoruesit, pa marrë parasysh moshën.
-
VIDEO
Belind Këlliçi në SPAK, pyetet edhe foton me Donald Trump
Belind Këlliçi u pyet sot për 2 orë në SPAK lidhur me në kuadër të hetimit për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme dhe deklarim të rremë në formularin e vetëdeklarimit si kandidat për deputet dhe kandidat për kryetar bashkie të Tiranës.
Por vetë Këlliçi pasi doli nga SPAK pranoi se ëhstë pyetur edhe për foton e relaizuar me Donald Trump në SHBA.
“Jam pyetur edhe a kam kam paguar dhjetëra mijëra euro për të bërë foto me Trump. Jam pyetur për gjithçka, por duke qenë se më është kërkuar të ruaj sekretin hetimor, prisni reagimin zyrtar të SPAK”, tha Këlliçi.
-
VIDEO
Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë!Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro
SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen 5D, ku ishin të përfshirë ish-drejtorët e bashkisë Tiranë.
Hetimet zbuluan se të pandehurit Redi Molla dhe Mariglen Qato, ish-drejtues në UKT, kanë qenë pronarë të fshehtë të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k., duke përdorur ortakë fiktivë. Kjo kompani ka përfituar në mënyrë të parregullt 12 tendera publikë në vitet 2016-2020, duke shkelur rregullat e prokurimit dhe duke siguruar përfitime prej rreth 192.7 milionë lekësh.
Shoqëria ka marrë pjesë në tendera të organizuar nga UKT, Bashkia Tiranë, “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana”, duke u favorizuar nga të pandehurit që ushtronin funksione publike. Përfitimet monetare janë përdorur për blerjen e pasurive dhe financimin e aktiviteteve të tjera tregtare.
-
VIDEO
Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës
Fshati Novosej në Shishtavec të Kukësit është mbuluar nga dëbora, duke ofruar një peizazh mahnitës. Mes emigranteve që kanë ardhur në vendlindje për të festa është Rrahimi që jeton në Linz të Austrisë. Ai thotë se në Novosej, është njëjëta klimë me vendin ku punon por këtu mungojnë investimet. Problematike mbetet ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike.
-
VIDEO
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
Pas mbledhjes së sotme të qeverisë ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Albana Koçiu bëri me dije për mediat se u mor vendimi për dhënien e një shpërblimi fundviti për 275 mijë familje dhe individë, të cilët do përfitojnë 15 mijë lekë të reja.
Ata që do përfitojnë i përkasin kategorisë së familjeve me ndihmë ekonomike, jetimët, të verbërit, tetra dhe paraplegjikët, ndihmësit dhe kujdestarët e personave me aftësi të kufizuar. Fondi i akorduar nga mbledhja e qeverisë për këtë shpërblim është 2.1 mld lekë.
'Me vendimin e fundit të qeverisë shqiptare, u akordohet një shpërblim për festat e fundvitit kësaj kategorie. Për 275 mijë familje dhe individë që përfitojnë nga skemat e programit social, janë pikërisht 15 mijë lekë apo 150 euro që i akordohen familjeve në nevojë, fëmijëve pa kujdes prindëror, individëve që kanë statusin e para apo tetraplegjikë, si edhe statusin e të verbërve', u shpreh ministrja Koçiu.
-
VIDEO
Belind Këlliçi në SPAK, nën hetim për falsifikim të diplomës së gjimnazit dhe formularin e vetëdeklarimit kur ishte deputet
Belind Këlliçi është thirrur nga SPAK pas një kallëzimi penal të bërë nga avokati Idajet Beqiri për falsifikimin e diplomës së shkollës së mesme dhe deklarim të rremë në formularin zyrtarë të deputetit.
-
VIDEO
Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg
Prej mesditës të së mërkurës rajoni i Lezhës është përfshirë nga era e fortë e cila ka krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike, kryesisht në fshatra. Si shkak i dëmtimit të linjave ka ngelur pa energji zona e Zadrimës dhe Bregu i Matës, raporton gazetari Elvis Hila.
-
VIDEO
Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike
Policia ka shtuar masat për parandalimin e shitjes së fishekzjarrëve dhe lëndëve piroteknike këtë fundvit. Një 46 vjeçar në Tiranë është proceduar penalisht pasi shiste fishekzjarre dhe lëndë të ndryshme piroteknike në rrugën 'Ali Shefqeti'.
-
VIDEO
Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:35 pranë fshatit Shijan, në aksin rrugor Sarandë-Delvinë. Një automjet tip “Volkswagen Golf” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar i përmbysur në një kanal përgjatë rrugës.
-
VIDEO
Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren
Në segmentin rrugor të Iballës prej dy ditësh është bërë i vështirë qarkullimi i mjeteve. Erërat e forta dhe bora që janë prezente kanë shkaktuar bërë që në disa pika të rrugës trashësia e borës të arrinte në 2 metër.
-
VIDEO
Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Burimet bëjnë me dije se Veliaj është thirrur në SPAK me kërkesë të prokurorit Ols Dado.
-
VIDEO
Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'
Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se pas një sherri banal brenda lokalit midis dy personave, ka nisur një përplasje fizike dhe njëri prej tyre ka qëlluar në ajër me armë, për të neutralizuar situatën e përplasjes