-
VIDEO
Aksident në superstradën Lezhë-Shkodër, plagoset rëndë motoçiklisti 60-vjeçar! Dërgohet te Trauma, shoqërohet shoferi
Një 60-vjeçar mbeti i plagosur rëndë, pasi motoçikleta me të cilën po udhëtonte u përplas me një automjet.
Aksidenti ndodhi sot (8 Dhjetor) rreth orës 11:00, në superstradën Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gocaj.
Drejtuesi i motoçikletës, Gjon Zeka, nga fshati Kallmet i Lezhës, u dërgua fillimisht në urgjencën e qytetit dhe më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ka marrë fraktura në disa pjesë të trupit dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
-
VIDEO
FRPD marshim nga Qyteti Studenti tek kryeministria: Lindëm në demokraci, jetojmë në diktaturë
Me një pankartë të madhe ku shkruhej “Lindëm në Demokraci, jetojmë në diktaturë” të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Marshimi ka nisur nga Qyteti Studenti dhe vijon në kryeministri. -
VIDEO
Dyfish më të larta çmimet në Shqipëri sesa Itali! Blogerat italianë tregojnë sa shpenzuan për të njëjtat produkte
Një çift të rinjsh italianë, influencer në Instagram kanë nxjerrë në pah pikërisht këtë diferencë të çmimeve duke bërë pazar tek i njëjti supermarket, por njëri në Itali dhe tjetri në Shqipëri.
-
VIDEO
Shpërthimi tek lokali 'The Boss' në Vlorë, kamerat fiksuan autorin me kapuç të zi, pasi ndezi fitilin u largua me biçikletë
Detaje të reja lidhur me shpërthimin para lokalit ‘The Boss’ në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin me kapuc të zi I cili ka dalë nga pallatet dhe është afruar tek lokali. Më pas ka vendosur tritolin me fitil.
Pasi e ka ndezur ka marrë biçikletën dhe është larguar sërish mes pallateve. Këto lëvizje janë fokusuar në kamerat e sigurisë. Ende nuk ka të shoqëruar.
-
VIDEO
Vlorë, vodhën banesën e marrë me qira nga dy shtetase të huaja, kamerat e sigurisë zbulojnë hajdutët! Njëri prej 3 të arrestuarve, i dënuar për vrasje në Greqi (EMRAT)
Dy persona janë arrestuar si autorë të vjedhjes së një banese të marrë me qiran ga dy shtetase të huaja në qytetin e Vlorës.
Në pranga si autor të vjedhjes kanë rënë Altin Toto dhe Klajdi Bani, që rezulton i dënuar për vrasje në shtetin grek. Gjithashtu është arrestuar edhe Orland Plepi, që ndihmoi autorët e dyshuar të largoheshin nga qyteti i Vlorës me qëllim fshehjen nga kontrollet e Policisë.
Sekuestrohen gjatë operacionit: një send pistoletë lodër, veshje dhe një automjet tip “Range Rover”, të përdorura nga autorët gjatë kryerjes së krimit, një shumë parash prej 440 euro dhe dokumenti i udhëtimit të vjedhur prej tyre, një automjet tjetër tip “Audi”, një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis dhe 7 aparate celulare.
-
VIDEO
Shkodër/ Vrasja e Valter Fjerzës në shtator 2023, arrestohet 22-vjeçari! Akuzohet se mbështeti autorin e krimit në Hotin e Ri (EMRI)
Shkodër- Policia e Shkodrës ka arrestuar një 22-vjeçar të dyshuar dhe akuzuar si mbështetës të autorit të vrasjes së Valter Fjerzës, ngjarje e ndodhur në shtator të vitit 2023.
Arrestimi u bë gjatë finalizimit sot të operacionit të koduar “Bashkëpunëtori”. Kanë qenë forcat “Shqiponja” që lokalizuan dhe prangosën Aleksandër Mëhillin ditën e sotme (8 Dhjetor).
“Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në inteligjencën policore për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet në rrugë në fshatin Dobraç, menjëherë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan punën dhe si rezultat kapën e ndaluan shtetasin A. M., 22 vjeç (Aleksandër Mëhilli), banues në fshatin Hot i Ri”, bëri me dije policia vendore.
-
VIDEO
Detaje nga shpërthimi në Vlorë/ Tritoli në lokalin në pronësi të familjes së Bledar Birçajt, i vrarë në 2021! Dyshohet hakmarrje
Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në lokalin 'The Bosss' tek Uji i Ftohtë në Vlorë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje, pasi bar restoranti “ The boss” ku u vendos sasia tritolit ka qënë në pronësi të Bledar Birçaj i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në 10 maj të vitit 2021 në makinën e tij në lagjen ‘Hajro Çakërri’.
Lokali ka qënë me qera, dhe është marrë sërish nga pronarët (vëllezërit e Bledarit) të cilët kanë pak kohë që e kanë vënë në punë.Lokali është në emër të nënës Resmie Birçaj.
-
VIDEO
Shpërthimi tek 'The Boss' në Vlorë, Njësia antieksploziv tek lokali për të mbledhur provat
Njësia antieksploziv ndodhet në lokalin ‘The Boss’ ku ndodhi shpërthimi për të mbledhur provat materiale si dhe për të përcaktuar llojin dhe sasinë e lëndës plaëse që është përdorur.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar një person me maskë që I afrohet lokalit, vendos tritolin me fitil dhe më pas e ndez për të ndodhur shpërthimi 5 sekonda më pas.
Autori më pas është larguar mes pallateve. Kamerat e sigurisë edhe të bizneseve përreth kanë filmuar lëvizjet e autorit.
-
VIDEO
I vihet eksploziv lokalit në Lungomare të Vlorës, sapo ishte rihapur! Dyshohet për tritol, shpërthimi shkaktoi vetëm dëme materiale
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 05:30 minuta e deri tani raportohet vetëm për dëme materiale. Nga pamjet që Report Tv siguroi duket se dëmi më i madh është shkaktuar në pjesën e jashtme pasi janë thyer xhamat e pjesës ballore të lokalit.
-
VIDEO
Tiranë/ Dhunonte bashkëshorten dhe e kanoste se do e vriste, në pranga 65-vjeçari! Sekuestrohet kallashnikov dhe municion luftarak
Një 65 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës ditën e sotme, pasi dhunonte bashkëshorten dhe e kanoste se do e vriste. Gjatë kontrollit në banesën e 65-vjeçarit u gjet thikë, kallashnikov, 4 krëhra dhe municion.
-
VIDEO
Ndotet sërish lumi Gjanica në Fier, kompanitë e naftës derdhin mbetjet hidrokarbure në ujë
Nuk ka të ndalur agresiviteti i kompanive të naftës të cilët shfrytëzojnë rastin për të derdhur mbetje hidrokarbure në lumin Gjanica, sa herë që ka reshje shiu
-
VIDEO
Holta Zaçaj drejt largimit nga Kushtetuesja, gara për pasuesin më 10 dhjetor! Gjykata e Lartë: Të deklarohet vakanca
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj është drejt largimit. Gjykata e Lartë që e ka emëruar thotë se Kushtetuesja brenda ditës së martë, pra në datën 10 dhjetor, duhet të dalë me vendim për përfundimin e mandatit të kryetares, dhe të hapet gara për gjyqtarin e ri.