Inskenuan përplasjen e makinës për të përfituar para nga siguracioni! Arrestohen 2 të rinjtë në Tiranë

21 Nëntor, 13:52

Dy persona janë arrestuar pasi akuzohen se kanë mashtruar me sigurimin e makinës me qëllim përfitimin në mënyrë të padrejtë të dëmshpërblimit nga kompania e sigurimeve. Në pranga kanë rënë Armando Kallmeti, 22 vjeç banues në Nikël dhe Igli Topalli, 25 vjeç banues në Tapizë.