AMP arrestoi mbrëmjen e sotme shefin e krimeve në Gjirokastër, Alfred Kondi dhe 4 persona të tjerë për trafik emigrantësh dhe kontrabandë mallrash.
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka siguruar videon kur një prej inspektorëve është larguar me vrap nga komisariati i Policisë së Gjirokastrës në momentin kur kuptoi se do arrestohej. Bëhet fjalë për inspektorin Feim Onjea.
Në video dallohet momenti kur ai del nga ambientet e brendshme të komisariatit Gjirokastër dhe ia fut vrapit. Në përpjekje për t’u arratisur kalon edhe murin dhe më pas zhduket nga fushëpamja e kamerave të sigurisë.
Por, më pas në video dallohen të tjerë policë që vrapojnë për ta kapur dhe më pas është arrestuar.
Onjea është i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor” kryer në bashkëpunim. Aktualisht i shpallur në kërkim.