Ikën me tjetrën,lë gruan shtatzënë/I biri: Shkëmbehemi në qytet, nuk më njeh që jam i tij

3 Qershor, 18:10

Një nënë e katër fëmijëve është dhunuar nga bashkëshorti i saj për vite me radhë. Edhe pse sot ata janë ndarë fizikisht, 40-vjeçarja nga qyteti i Shkodrës, Albina Guri përndiqet nga ai dhe po ashtu nuk pranon t’i jap divorcin. Vetëm 16-vjeç Albina martohet me shkuesi me Gjovalin Gurin. Një vajzë e re me ëndrra të mëdha për jetën kurrë nuk e kishte menduar se jeta e saj do të merrte një kthesë të errët. Pas ardhjes në jetë së dy fëmijëve të parë, Albina është dhunuar sistematikisht nga bashkëshorti i saj. Ajo i është drejtuar disa herë rajonit të policisë në Shkodër për të denoncuar të shoqin dhe pse më vonë i ka tërhequr ato. Nëna e katër fëmijëve tregon se ai ishte përdorues i alkoolit dhe të gjithë paratë e familjes i humbiste në bixhoz. 40-vjeçarja është tradhëtuar disa herë nga babai i fëmijëve dhe nga frika që kishte nga ai, nuk mundej të largohej. E gjendur pa asnjë rrugëdalje nga një martesë e kthyer në ferrin e jetës, ka tentuar edhe të lëndoj veten... Kur Albina ishte në muajin e 6-të shtatzanisë me fëmijën e tretë Gjovalini e braktis të shoqen së bashku me fëmijët. E vetme ajo kujdesej për të vegjëlit e saj dhe punonte për t’iu siguruar vaktin e bukës. Babai i fëmijëve kishte krijuar një tjetër familje dhe nuk u interesua kurrë për ata.