-
VIDEO
Fier/ U kap me 1.2 kg kanabis në makinë, kapet 28-vjeçari, vihen në pranga dhe dy blerësit që po prisnin në aksin Levan-Qarr
3 shtetas janë arrestuar në aksin Levan-Qarr, pasi u kapën me lëndë narkotike. 28-vjeçarit iu gjet 1.2 kg kanabis në makinë të cilën do t'ua shiste dy shtetasve të tjerë.
-
VIDEO
Përcillet në banesën e fundit Enkelejda Limaj, 40-vjeçarja e vrarë nga ish-bashkëshorti në Athinë!
Familjarë dhe të afërm të 40- vjeçares Enkelejda Limaj, i kanë dhënë këtë të shtunë lamtumirën e fundit, ndërsa trupi i saj është sjell në Vlorë.
40- vjeçarja humbi jetën pak ditë më parë në Greqi, ndërsa u masakrua nga ish- bashkëshorti i saj, i cili tashmë është arrestuar nga policia greke.
Të afërm dhe familjarë, e cilësojnë një ngjarje shumë të rëndë, ndërsa pranojnë se çifti kishte pasur konflikte të herë pas hershme.
-
VIDEO
Arrestohet në flagrancë 27-vjeçari në Skrapar, kultivonte kanabis në pyll, asgjësohen 287 fidanë
Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Skrapar, pasi kultivoi kanabis në pyllin e fshatit Rehovë.
Si rezultat i një hetimi proaktiv të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit dhe në vijim të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Territor i pastër”, Komisariati i Policisë Skrapar finalizoi operacionin policor të koduar “Rehova”, ndërsa u asgjësuan rreth 287 fidanë kanabis (në kubikë dhe në tokë).
-
VIDEO
Operacioni i SPAK, arrestohet Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i rrëmbyer dhe zhdukur në 2015! Emrat e 26 prej 43 urdhërarresteve
Mes 43 urdhërarresteve të firmosura nga GJKKO me kërkesë të SPAK është dhe emri i Naim Stafukës, vëllai i Enver Stafukës, i cili u rrëmbye dhe u zhduk në shkurt të 2015 në Fushë-Krujë. Mësohet se ai është i arrestuar.
Në janar të 2022 banesës së tij në Fushë Krujë iu vu tritol. Lënda plasëse u vu në derën e shkalleve të një objekti tre katesh ku ka disa biznese por ne katin e 3 banon Naim Stafuka me familjen. Shpërthimi ndodhi pikërisht në vendin ku vite më parë u rrëmbye nga persona të maskuar i vëllai Enveri.
Prej orëve të para të mëngjesit të 17 majit 2024, SPAK ka ndërmarrë një megaoperacion për ekzekutimin e këtyre urdhërarresteve në disa qytete të vendit, si Shkodër, Lezhë, Durrës, Krujë, Vlorë e Tiranë, ndërsa pritet të dalë me një deklaratë zyrtare në përfundim të operacionit. Hetimet kanë nisur pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC
-
VIDEO
U vra nga bashkëshorti në Athinë, Enkelejda Danajt varroset në Vlorë! Familjarët kërkojnë drejtësi
Enkelejda Danaj, 40 vjeçarja, e cila u vra mizorisht më 16 maj nga ish-bashkëshorti i saj në mes të rrugës në Athinë, do të varroset sot në Vlorë, në vendin e saj të lindjes
-
VIDEO
Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat
Dy autobusë me tifozë të sport klub të Skënderbeut u sulmuan me sende të forta pas përfundimit të ndeshjes me Partizanin që u luajt mbrëmjen e 17 majit në stadiumin “Air Albania’
Partizani fitoi 1-0 kundër Skënderbeut në gjysmëfinalen e "Final 4" dhe është finalisti i parë për në finalen e 26 majit.
Tifozët kanë kërkuar ndihmën e policisë së Elbasanit në hyrje të qytetit, i njohur dhe si rrethrrotullimi i luleve ku dhe janë kryer veprimet hetimore.
-
VIDEO
Gjergj Luca nxjerr në treg peshkun ton të përpunuar në Shqipëri
Sipërmarrësi më i madh i peshkut në Shqipëri, Gjergj Luca ka nxjerrë në treg peshkun ton
-
VIDEO
SPAK godet klanet kriminale, 43 urdhër arreste! Mes tyre për vëllezërit Duka, Avdylaj, Bami e Lul Berisha, ish drejtori i policisë Lezhë! Në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Ndoka!
Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme GJKKO ka firmosur 43 urdhërarresteve për disa nga krerët e grupeve kriminale në vend. Pasditen e sotme u mësua se mes emrave janë dhe ish drejtori i policisë Lezhë, dhe një ish efektiv i RENEA-s. Ndërsa paradite u mësua se në kërkim ishte shpallur dhe ish deputeti i PS-se, Arben Ndoka dhe , e vëllai e djali i xhaxhait i deputetit PS, Eduard Ndreca. Operacioni vijon prej orëve të para të mëngjesit të sotëm. 9 masa sigurie të ekzekutuara.
-
VIDEO
VIDEO/ Pamje nga operacioni i SPAK me 43 urdhër arreste, RENEA zbarkon në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Ministri i Brendshëm Taulan Balla ka publikuar pamje nga operacioni i sotëm me 43 urdhër arreste pas zbardhjes së disa ngjarjeve kriminale nga SPAK.
Operacioni u ndërmor në disa qytete dhe vijoi prej orëve të para të mëngjesit të sotëm
-
VIDEO
Doli duke buzëqeshur pas vrasjes së policit/ Sociologu në 'Përballje': Ka dështuar e gjithë shoqëria! Avokati: Këta persona i pëlqen politika
Ngjarja e rëndë në Fier, ku mbeti i vrarë efektivi i Shqiponjave Novruz Cenalia prej 23-vjeçarit Azgan Mërnica vijon ende të diskutohet. Sot në 'Përballje' sociologu Gëzim Tushi, avokati Alban Duraj dhe Sadedin Fishta nga Sindikata e policëve vijuan me analizën për këtë ngjarje të rëndë.
-
VIDEO
Operacioni i SPAK, urdhër arrest edhe për Lul Berishën! Ish-kreu i bandës së Durrësit i arrestuar në Spanjë
Report Tv mëson se është lëshuar urdhër arrest edhe për Lulzim Berishën, i njohur ndryshe edhe si Lul Berisha. Burime bëjnë me dije se 2 persona për të cilët është lëshuar urdhër arrest, në kuadër të operacionit të SPAK, ndodhen në Spanjë.
-
VIDEO
SPAK zbardh vrasjen e bujshme të ‘Kumbarit’ e përplasjet mes ish-miqve! Para e flori në banesat e “kokave” të krimit!
Nga mega-operacioni i SPAK me mbi 43 urdhër arrestet në botën e krimit, duket se është hedhur dritë mbi disa atentate e vrasje mes grupeve rivale. Një ndër to, është ekzekutimi ditën e Pashkëve i Bardhok Pllanës, 3 vite më parë, i njohur ndryshe edhe si “Kumbari”.