-
VIDEO
Shpërthimi në magazinën e Bujar Çelës, SPAK kërkon riekspertim! GJKKO lë në fuqi pezullimi për 5 zyrtarët e IMT-së
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuq vendimin e Shkallës së Parë për personat e vënë në hetim lidhur me shpërthimin në biznesin e deputetit socialist Bujar Çela, ku për pasojë humbën jetën dy punonjës dhe u plagosën të paktën 7 të tjerë, mes të cilëve edhe vetë deputeti.
-
VIDEO
Vrasja e policit në Fier, Softa për Report Tv: Azgan Mërnica mund të ketë qenë i strehuar, s’dukej si një person i pangrënë
Azgan Mërnica, autori i vrasjes së efektivit ‘Shqiponja’, Novruz Cenalia, mund të ketë qenë i strehuar tek të afërmit e tij pas krimit të rëndë. Kështu u shpreh për emisionin ‘Studion Live’ në Report Tv, eksperti i sigurisë Fatjon Softa, i cili tha se autori u shfaq shumë i qetë, i veshur mirë dhe i trajtuar mirë.
-
VIDEO
Tentuan të vrisnin Inez Hajrrullën! SPAK zbardh motivin, kush u porosit dhe kush do ekzekutonte: Atentati u porosit për të marrë në kontroll lojërat e fatit
SPAK kopsit dosjen dhe con në gjykim 4 të pandehur si pjesë e planit për të kryer atentatin ndaj Inez Hajrullës në 2023 në Vlorë por që u parandalua nga policia. Deri tani është zbuluar se kush u porosit për ta kryer krimin, kush do e ekzekutonte, ndihmësit por nuk është zbuluar porositësi.
-
VIDEO
Burri mbajti peng fëmijët e qëlloi RENEA-n, gruaja: Kërkojmë urdhërmbrojtje! Kam frikë kur të dalë nga burgu! Kishte filluar të pinte
B. M, nëna e fëmijëve që u mbajtën peng nga i ati, Aleks Marku, tregon se gjatë kohës kur ndodhi pengmarrja, ndodhej në Itali për të marrë disa dokumente. Teksa ka kërkuar urdhër mbrojtje, B.M tregoi po ashtu se bashkëshorti i saj kohët e fundit kishte filluar që të pinte.
Edhe më herët ajo tregoi se ka bërë denoncim kundër Alkes Markut pasi kishte frikë, ndërsa ka pohuar se ndaj saj ka patur më së shumti dhunë psikologjike dhe jo fizike. Sipas B.M. sa i takon fëmijëve ajo mohon të jenë marrë peng nga i ati por kanë shkuar më dëshirë.
-
VIDEO
Vrau policin e 'Shqiponjave' me plumb në kokë në Fier, vetëdorëzohet me ndihmën e familjarëve Azgan Mërnica! Fshihej në fshatin Dërmenas
Azgan Mërnica, 23-vjeçari i cili vrau me plumb në kokë efektivin e policisë Novruz Cenalian mesditën e 13 majit, në fshatin Baltëz në Fier, është vetëdorëzuar në policinë e Fierit, pas më shumë se 48 orësh në arrati. Në momentet e para, thonë burime për Report Tv, autori ka qenë i qeshur dhe aspak i pikëlluar.
-
VIDEO
Nga vrasja e kunatit me bukë në gojë, te polici! Fisi i frikshëm Mërnica! Vrasësi, pjesë e Strukturës së Mbrojtjes së votës së PD në 2021
Familja Mërnica, me të gjithë pjesëtarët e gjinisë mashkullore, të akuzuar e dënuar për vrasje, nuk vjen për publikun, thjesht si një familje me kronologji ngjarjesh e aktesh kriminale. Por për shumë vite ata janë njohur si militantë të ashpër të opozitës, dhe së fundi pjesë në të ashtuquajtur Struktura e Armatosur për Mbrojtjen e Votës, që u ngrit nga PD në vitin 2021.
-
VIDEO
Babë e bir në Krujë arrestohen për miniserën me kanabis në mes të pyllit
Babë e bir janë arrestuar në Krujë pasi dyshohet se kanë kultivuar dhe kanë përshtatur disa vende të tjera, për kultivimin e bimëve narkotike, në fshatin Brret.
-
VIDEO
Mbajti fëmijët peng me kallashnikov/ Zbardhet dëshmia e Aleks Markut në polici: Gruaja ka dashnor! Dje erdhën për të na sulmuar dhe prandaj dola në dritare me armë
Është zbardhur në polici dëshmiar e Aleks Marku, 40-vjeçarit që mbajti peng fmëijët në një apartament me qira në zonën e Shkëmbit të Kavajës në plazhin e Durrësit. Ai ka deklaruar se me bashkëshorten kishin konflikte dhe ajo ishte e lidhur me dikë tjetër.
-
VIDEO
Vrau policin e Shqiponjave, zbardhet dëshmia e Azgan Mërnicës: S'jam bërë pishman! I tregon policisë si ndodhi dhe ku u fsheh
Zbardhet dëshmia e Azgan Mërnicës në polici pas vetëdorëzimit, 48 orë pasi ekzekutoi policin Novruz Cenalia në fshatin Baltëz të Fierit.
-
VIDEO
‘Po të luajti njeri atje’, ’është në besën time’, video e re nga vetëdorëzimi i vrasësit të policit, Azgan Mernica
Report Tv sjell një tjetër video nga momenti i vetëdorëzimit të autorit të vrasjes së policit, Novruz Cenalia.
Në këtë video shihet momenti kur 23-vjeçari Azgan Mërnica hypën në një makinë ngjyrë blu për t’u dorëzuar në polici pas negociatave të RENEA-s me familjarët.
Këta të fundit dëgjohen në video teksai thonë Mërnicës “Po të luajti njeri atje”...
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Momenti kur Azgan Mërnica shkon të vetëdorëzohet! Me buzëqeshje në fytyrë hipën në makinë
Report Tv siguron videon e momentit kur Azgani Mërnica hipën në makinë për tu vetëdorëzuar.
-
VIDEO
Vrau policin e 'Shqiponjave' me plumb në kokë në Fier, vetëdorëzohet me ndihmën e familjarëve Azgan Mërnica! Fshihej në fshatin Dërmenas
Azgan Mërnica, 23-vjeçari i cili vrau me plumb në kokë efektivin e policisë Novruz Cenalian mesditën e 13 majit, në fshatin Baltëz në Fier, është vetëdorëzuar në policinë e Fierit, pas më shumë se 48 orësh në arrati. Në momentet e para, thonë burime për Report Tv, autori ka qenë i qeshur dhe aspak i pikëlluar.