-
VIDEO
Pamjet nga banesa ku babai mbante peng fëmijët në Durrës, xhamat përtokë, shenjat e plumbave në kangjella
Report Tv sjell pamjet nga apartamenti në Durrës, ku 40-vjeçari Aleks Marku mbante peng dy fëmijët e mitur dhe qëllonte me kallashnikov. Siç shihet edhe në këto pamje që sjell Report Tv, xhamat e dritares së ballkonit janë përtokë nga të shtënat.
Ndërkohë, në mure dhe kangjellat prej hekuri dallohen shenjat e plumbave.
40-vjeçari nga Lezha kishte marrë me qira një apartament në një hotel në Durrës, nëj ditë pasi gruaja e tij iku në Itali. Ai dyshohet se ka qenë nën efektin e drogës në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
Me kallashnikov ka qëlluar edhe në drejtim të efektivëve të Durrësit, derisa është dorëzuar pas negociatave me RENEA-n.
-
VIDEO
Vdjekja e 50-vjeçarit në punë, arrest shtëpie për administratorin e pallatit dhe punëtorin
Dy personat e arrestuar nga policia në lidhje me aksidentin në punë të ndodhur mesditën e së shtunës, ku humbi jetën një 50-vjeçar u lanë në masën arrest në shtëpi.
-
VIDEO
Një qytetar kafshohet nga qeni në Lezhë, duke i shkaktuar lëndime të shumta
Qentë endacak janë kthyer në shqetësim edhe në qytetin e Lezhës. Një qytetar u sulmua nga qeni këtë mëngjes, duke i sjell lëndime në këmbë. Qytetari u dërgua për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa kjo është e disata herë qe ndodhin incidente të kësaj natyre. Ndërkohë qentë janë kthyer problem edhe në qytetin e Vlorës, ku një turiste italiane pak ditë më parë u sulmua nga një tufë qensh në zonën e Lungomares.
-
VIDEO
E rëndë në Durrës, 40-vjeçari mbante peng dy fëmijët e mitur dhe qëllonte me armë në banesë! Lirohen nga RENEA pas disa orësh negociata
Qëlloi me armë zjarri, nga banesa ku mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, pas disa orësh negociata, RENEA hyri në banesë dhe liroi fëmijët.
Gjithashtu, RENEA vuri në pranga autorin dhe i sekuestroi armën e zjarrit kallashnikov.
Rreth orës 02:20, Policia e Durrësit është njoftuar se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri, në ambientet e një pallati, në një apartament të lëshuar me qira, pranë zonës së quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.
-
VIDEO
Rithemelimi e PL sërish molotovë drejt bashkisë, pas protestës godina kthehet në skenë krimi, merren provat materiale
Rithemelimi dhe Partia e Lirisë protestuan sërish para bashkisë së Tiranës me të njëjtin skenar. Drejt godinës dhe policisë u hodhën molotovë dhe tymyese. Militantët, një pjesë e të cilëve me fytyra të mbuluara për të mos u identifikuar nga policia, tentua të thyenin disa herë kordonin e policisë me forcë, ndërsa injoruan gjatë gjithë kohës thirrjet e policisë që të mos goditeshin efektivët dhe të mos hidheshin mjete piroteknike. Pas protestës bashkisë iu vu shiriti dhe u kthye në skenë krimi. Ekspertët e hetimit shkuan atje për të marrë provat materiale.
-
VIDEO
Doli në pension një muaj para vendimit, KPA pa vendim përfundimtar për prokurorin Pelivan Malaj që u shkarkua nga KPK
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka përfunduar procesin e rivlerësimit pa një vendim përfundimtar për prokurorin e shkarkuar nga KPK Pelivan Malajn, pasi kjo gjë u pa e pamundur sepse vetëm pak ditë me parë KLP e nxori pension. Me këtë vendim KLP e ka ndihmuar prokurorin të përfitoje pensionin si prokuror ndërkohë që nuk do ta kishte këtë te drejtë nëse do të ishte shkarkuar
-
VIDEO
Vrasja e policit në Fier, një person i ngjashëm me Azgan Mërnicën është parë në Gjirokastër
Vijojnë kërkimet për arrestimin e autorit të vrasjes së efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenalia mesditën e djeshme në fshatin Baltëz të Fierit. Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson se kontrollet janë shtrirë në një territor më të gjerë.
-
VIDEO
'Autori të vritet!' Avokati trondit me deklaratën për vrasësin e policit në Fier - Përballje (14 maj 2024)
Vrasja e efektivit të “Shqiponjave” Novruz Cenalia, ditën e djeshme në Baltëz të Fierit, ka tronditur opinionin publik në vend duke sjellë në vëmendje rolin e punonjësit të policisë në shoqëri dhe respektimin e uniformës policore. Në "Përballje" u diskutua për sfidat dhe vështirësitë që has punonjësi i policisë teksa përballet me krimin në vendin tonë dhe nuk ka asnjë siguracion për jetën.
-
VIDEO
E shkuara kriminale e familjes së vrasësit të policit në Fier! Babai u dënua me 20 vite për vrasjen e kunatit, 2 vëllezërit e tij ende në burg
RENEA dhe Policia e Fierit po vijojnë me kërkimet për kapjen e autorit të vrasjes së policit në Fier. Dyshimet janë se ai është fshehur në Apoloni dhe se nuk ka dalë nga Fieri. Kështu kontrollet janë përqendruar në këtë zonë, ndërsa po ushtrohen kontrolle edhe nëpër banesa.
-
VIDEO
Shkodër/ Asgjësohen 236 fidanë kanabisi në pyllin e Shporit, arrestohet 29-vjeçari
Policia ka gjetur dhe asgjësuar 236 fidanë kanabisi më pyllin e Shporit në Shkodër. Ndërkohë është vënë në pranga G.Ç., 29 vjeç, banues në fshatin Shpor.
-
VIDEO
Zbardhet dëshmia e kunatës së Alma Arrazit: Po ta dija se do mbytej bashkë me fëmijët s’do ta kisha lënë kurrë
Prokuroria e Shkodrës ka thirrur për të dëshmuar Valentina Arrazi, kunatëb e të ndjerës Alma Arrazi e cila u mbyt me tre fëmijët në lumin Buna.
-
VIDEO
Legalizuan godinën me dokumente false për ish-deputetin e PD, Gani Hoxha, detyrim paraqitje për ish-drejtoreshën e Kadastrës Sarandë, arrest shtëpie dy zyrtarëve! Dërgohen për gjykim
Prokuroria e Sarandës ka firmosur 4 masa sigurimi për ish zyrtarë të ASHK Sarandë dhe një ish deputet që ka përfituar padrejtësisht nga procedura e legalizimit, të dyshuar për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”. Pas vendimit të dhënë nga Gjyqtari i seancës paraprake i cili la në fuqi kërkesën e Prokurorisë, policia e Sarandës ka ekzekutuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për ish Drejtoreshën e ASHK Sarandë, Aida Demi 40 vjeç, si dhe masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” për ish zyrtarët e po të njëjtit institucion, Erald Lika 33 vjeç dhe Ermen Stroka 34 vjeç dhe ish deputetin e Partisë Demokratike Gani Hoxha.