• VIDEO

    Video prekëse/ Familja e policit të vrarë duarlidhur, i japin forcë njëri tjetrit! Nusja mbetet e ve një muaj pas martesës

    Kishin vetëm një muaj që ishte martuar me efektivin e Shqiponjave. Ishin të rinj. Kishin thurur shumë plane bashkë për të ndërtuar jetën por e gjitha u pre në mes më 13 maj 2024 e sot duhet ti japë lamtumirën njeriut me të cilin kishte vendosur të lidhte jetën.

    Atë ditë Novruz Cenalia, si zakonisht doli nga shtëpia, i veshur me uniform për të marrë shërbimin por u qëllua me plumb në kokë nga 23 vjeçari Azgan Mernica pas debatit për radhën e kalimit të makinës në rrugën e ngushtë të fshatit Baltëz të Fierit ku dhe kishin shtëpinë.

    Dhimbja është e madhe dhe për të ëmën, të atin, motrën dhe vëllanë e Novruzit. Të ulur në reshtin e parë në sallën ku mbahen homazhet shtrëngojnë duart e njërit tjetrit për ti dhënë forcë, por lotët nuk mund të ndalen.

    E ëma e Novruzit, vetëm 28 vjeç përpiqet ti japë forcë nuses së re. E shtrëngon në gjoks dhe e puth në ballë. Në këto momente të vështira fjalët nuk gjenden por me përqafim dhe shtrëngimin e duarve i thonë se i gjenden pranë në këto momente zie.

  • VIDEO

    Babai mbajti peng fëmijët në Durrës, fqinji: I keqtrajtonte dhe i rrihte! Pinte drogë

    Një prej fqinjëve tregon se 40-vjeçai që mbajti peng fëmijët në Durrës ishte agresiv dhe i dhunshëm. Sipas tij, Aleks Marku ushtronte dhunë fizikë ndaj fëmijëve.

    Fqinji flet edhe për momentin kur 40-vjeçarin qëllon me kallashnikov në shtëpi.

  • VIDEO

    Shkodër/ Arrestohet 58-vjeçari për ndërtim pa leje, po ndërtonte një strukturë betoni që do shërbente si dyqan

    'Po ndërtonte një dyqan, pa leje, në zonë urbane, arrestohet 58-vjeçari.

    Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që kryhen në bashkëpunim me specialistët e IMT Shkodër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, në zonat turistike dhe në ato urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër vunë në pranga shtetasin F. T., 58 vjeç.

    58-vjeçari po ndërtonte pa leje, në lagjen “Guerile”, një strukturë betoni që do të shërbente si dyqan.

  • VIDEO

    Vdekja e punëtorit, gjykata e Lezhës cakton masat për Kovaçin dhe Frrokun

     

    Gjykata e Lezhës ka liruar nga paraburgimi pronarin e kompanisë së ndërtimit, Martin Kovaçi, 4 ditë pas vdekjes së punëtorit të tij në kantierin e një pallati në Shëngjin. Kovaçi dhe vartësi i tij, Eduard Frroku akuzohen për shkelje të rregullave të sigurisë në punë dhe do te qendrojne ne arrest shtepie. Në Shëngjin gjetën vdekjen dy punëtorë javën e shkuar në kantiere të ndryshme.

  • VIDEO

    Arrestohet hajduti i monopatinave në Tiranë

    Një 30-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi vishte monopatina në rrugët e kryeqytetit dhe i shiste ato.

    Në këtë video, me rreth të kuq, dallohet 30-vjeçari teksa lëviz me monopatinat e vjedhura.

    Nga hetimet e kryera dyshohet se 30-vjeçari është autor edhe i 11 vjedhjeve të monopatinave, të kryera gjatë periudhës mars-maj 2024. Gjatë arrestimit, 30-vjeçarit F. D. (B.)., i është gjetur edhe një sasi lënde narkotike kokainë.

  • VIDEO

    Masakra e Gërdecit, tensione në sallën e gjyqit/ Familjarët përplasen me Mediun: Kriminel, faj ka prokurori që nuk ngre akuzë për vrasje! Ish ministri kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

    Tensione dhe përplasje ka patur në seancën e sotme gjyqësore ku ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu po gjykohet për akuzën e 'shpërdorimit të detyrës' me pasojë shpërthimin e 15 marsit 2008 në Gërdec ku humbën jetën 26 persona e qindra u plagosën.

  • VIDEO

    DETAJE/ Babai mban peng 2 fëmijët nën efektin e drogës! Gruaja e denoncoi 2 herë

    Detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në Durrës ku Aleks Marku, nën efektin e drogës, ka mbajtur peng 2 fëmijët dhe ka qëlluar me kallashnikov. Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson se gruaja e tij kishte bërë denoncimin në polici të Lezhës 2 herë për dhunë por nuk ishte paraqitur në gjykatë për urdhër mbrojtjeje, pasi i kishin zgjidhur vetë mosmarreveshjet mes tyre.

  • VIDEO

    Mbajti peng fëmijët, daja i gruas së 40-vjeçarit për Report Tv: Mbesën e dhunonte, merrte fëmijët për t'ia vrarë në sy! E denoncuam mbi 30 herë, policia e mbrojti

    Aleks Marku, i cili u arrestua sot se mbajti peng fëmijët dhe qëllonte me kallashnikov, ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Kështu thotë Nikoll Gjonaj, daja i  gruas së Aleks Markut në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Elvis Hila.

    Ai thotë se Aleks Marku ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj gruas së tij, si psikologjike edhe fizike. Nikoll Gjonaj thotë se e kanë denoncuar 20-30 herë Aleks Markun për dhunën që ushtronte, ndërsa akuzon Policinë e Shtetit se e merrte në mbrojtje dhe e ka lënë të lirë.

  • VIDEO

    'Po e prisnim të vinte në punë!' Kolegët me lot në sy përcjellin policin e vrarë: Ishte djalë shembullor

    Me lot në sy kolegët e repartit Shqiponja në Fier përcjellin sot Novruz Cenalia për në banesën e fundit. Ende nuk e besojnë çfarë ka ndodhur.

    Edhe mesditën e 13 majit po e prisnin të merrin turnin por morën lajmin se shoku I tyre ishte ekzekutuar me plumb në kokë në fshatin Baltëz.

  • VIDEO

    LAJMI I FUNDIT/ Balla, Rrumbullaku dhe Felaj në homazhet për policin e vrarë në Fier

     

    Aktualisht po mbahen homazhe për efektivin e Shqiponjave, Novruz Cenalia, i vrarë dy ditë më parë në Baltëz të Fierit, nga Azgan Mërcini i cili nuk është kapur ende nga policia. Miq, familjarë dhe kolegë të ish-efektivit po kryejnë përcjelljen e fundit, për 28-vjeçarin që u vra nga një plumb në kokë.

  • VIDEO

    Babai i mbante peng, banorët e Durrësit: Fëmijët kishin 1 muaj këtu

    Banorët në Durrës, ku 40-vjeçari kishte marrë peng fëmijët dhe qëllonte me kallashnikov, thonë për Report Tv se fëmijët kishin 1 muaj që qëndronin në atë apartament në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

  • VIDEO

    Pamjet nga banesa ku babai mbante peng fëmijët në Durrës, xhamat përtokë, shenjat e plumbave

    Report Tv sjell pamjet nga apartamenti në Durrës, ku 40-vjeçari Aleks Marku mbante peng dy fëmijët e mitur dhe qëllonte me kallashnikov. Siç shihet edhe në këto pamje që sjell Report Tv, xhamat e dritares së ballkonit janë përtokë nga të shtënat.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv