-
VIDEO
Vrasësi i policit mbërrin në komisariatin e Fierit
Report tv sjell me pamje momentin kur Azgan Mërnica, 23-vjeçari i cili vrau me plumb në kokë efektivin e policisë Novruz Cenalian ka mbërritur në komisariatin e Fierit.
-
VIDEO
Ceremonia e lamtumirës/ Polici i vrarë në Fier përcillet për në banesën e fundit! Autori vetëdorëzohet
E gjithë kupola e policisë së shtetit, familja, miq e kolegë i dhanë lamtumirën policit 28-vjeçar Novrus Cenaliaj, të vrarë dy ditë më parë teksa do të shkonte të merrte shërbimin. Kërkimet për arrestimin e autorit vijuan prej 48 orësh, por ai u vetëdorëzua mbrëmjen e së mërkurës në policinë e Fierit
-
VIDEO
Plagosi kryeministrin sllovak, 71-vjeçari: E bëra sepse nuk bie dakord me politikat e qeverisë
Policia sllovake ka publikuar videon e dëshmisë së atentatorit të kryeministrit Robert Fico, i cili u plagos me armë zjarri.
Shkrimtari është shprehur se arsyeja e aktit është se nuk është dakord me qeverisjen nën drejtimin e Ficos.
-
VIDEO
Incidente në shkollat e Tiranës/ Konfliktohen dy të mitur, njëri përfundon në spital! Në Farkë një 10-vjeçare pickohet nga gjarpri
Dy incidente kanë ndodhur në ditën e sotme në dy shkolla në Tiranë. Në rrugën 'Dalip Topi' dy adoleshentët u konfliktuan dhe njëri prej tyre përfundoi në spital, ndërsa në një shkollë private në Farkë një 10-vjeçare u pickua nga gjarpri.
-
VIDEO
Pa Gjurme-Vëllai i Azgan Mërnicës i vr*u djalin/ Nëna: Lëvizin me pist*leta, mburren për vr*sjet (15 maJ 2024)
Dukate Selimi, nëna e 23-vjeçarit Florian Selimi i vrarë në vitin 2019 nga Kiri Mërnica, vëllai i vrasësit të efektivit të ‘Shqiponjave’ në Fier, Azgan Mërnicës, në emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv pohoi për rrezikshmërinë e lartë që ata paraqesin në fshatin Sulaj. Duke e cilësuar fisin Mërnica si një fis me rrezikshmëri të lartë, Selimi tha se ata lëvizin më pistolet ame fishekë në fole dhe se të vrasin më gjakftohtësi. ‘Ne jemi larguar nga fshati sepse aty e kishim shumë afër vrasësin e djalit tim. Rruëgne kishim afër shpiave të tyre nuk kishim asnjë lloj garancie për jetën
-
VIDEO
'Pa pushime në Dubai, as veshje firmato!' Lumturia tregon si ia arriti të ndërtojë një familje të lumtur
Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, Report TV sjell historinë e një familjeje nga Tirana me vështirësitë e përpjekjet e saj për të ndërtuar një familje të shëndetshme. Lumturie Çeka, jo vetëm ia ka arritur të rrisë e të arsimojë fëmijët, por edhe të jetojë e lumtur. Të tjerë qytetarë e shohin familjen shqiptare të dobësuar.
-
VIDEO
Tentativa për vrasjen e Xhevdet Plakut, SPAK mbyll hetimet! Dërgon për gjykim ish-shefin e Krimeve Dedan Gjoni, Kep Rapin dhe 2 të tjerë
SPAK ka dërguar për gjykim ish-shefin e Krimeve, Dedan Gjoni, ish-policin Dejvi Gjermeni dhe Rexhep e Algert Rapin. Të katërt akuzohen se kanë bashkëpunuar për të vrarë Xhevdet Plakun në shtator 2019, por plani u dështoi pas u tërhoq Gjermeni. Porositës ishte i forti i Sukthit, Rexhep Arapi.
-
VIDEO
Mbajti peng fëmijët, daja i gruas së 40-vjeçarit: Mbesa do bënte edhe më zi se nëna që u hodh në lumë në Shkodër, ai e dhunonte
Daja i gruas së Aleks Markut për Report Tv tregoi se si 40-vjeçari urdhëronte dhunë fizike ndaj mbesës së tij. Ai thotë se Aleks Marku e keqtrajtonte gruan e tij dhe edhe përse e kishin denoncuar disa herë, policia nuk kishte marrë asnjë masë.
Nikoll Gjonaj thotë që shqyqyr që kjo ngjarje mbaroi me kaq, pasi mbesa e tij do bënte edhe “më zi se nëna që u mbyte me 3 fëmijët në lumin Bunë të Shkodrës”.
-
VIDEO
Kosova në zgjedhje të parakohshme, nënkryetari i LDK-së: Mund të mbahen në fillim Qershori ose fund Korriku! Raportet Kurti-Rama, janë formale
TIRANE- Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Harizi, ka deklaruar se Kosova mund të shkoj në zgjedhje të parakohshme, nëse Albin Kurti jep dorëheqjen si kryeministër. Në një lidhje skype, ditën e sotme për emisionin "Sot Live ne Shqipëri" në Report Tv, ai u shpreh se po flitet që zgjedhjet të mbahen në fillim të qershorit ose në korrik të këtij viti.
-
VIDEO
Pronat u preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët në protestë! Hipin mbi tarraca dhe kërcënojnë: Do të digjemi me benzinë
Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme për shkak se nuk janë dakord me zhvlerësimin që u bëhet pronave të tyre të cilat preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar.
6 familje të përbëra nga 32 anëtarë protestuan në zonën e njohur si Ura e Limuthit, pasi u ishte njoftuar nga IKMT se do u prishen banesat.
Madje në një moment, disa prej anëtarëve të këtyre familjeve hypën në tarracat e shtëpive të tyre për të kundërshtuar shembjen e banesave, duke kërcënuar edhe me aktin ekstrem të djegies me benzinë.
-
VIDEO
RENEA në gatishmëri me snajper, vëzhgime edhe me dron, vijojnë kontrollet për kapjen e vrasësit të policit në Fier
RENEA dhe efektivët e policisë po vijojnë kontrollet për autorin e vrasjes së policit, Novruz Cenalia. Ende nuk ka asnjë gjurmë nga 23-vjeçari Azgan Mërnica, për të cilin kontrollet po vijojnë në disa fshatra të Fierit.
Report Tv sjell pamje nga kontrollet në fshatin Radostinë, ku forcat RENEA janë në gatishmëri me snajper, ndërsa po ushtrohen kontrolle edhe nga ajri me dron
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ RENEA bastis banesat ku dyshohet se fshihet vrasësi i policit, pamje të operacionit
Forcat RENEA vijojnë kontrollet për të arrestuar autorin e vrasjes së efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenaliaj. Momentalisht kërkimet e FNSh-së e RENEA-s janë përqëndruar në fshatrat afër vendit ku Azgan Mërnica ka braktisur makinën pasi kreu dhe vrasjen.
Report Tv sjell ekskluzivisht momentet e operacionit kur RENEA kontrollon një banesë në fshatin Hoxhare e vjetër.
Gazetari i Report Tv dhe shqiptarja.com, Armand Xhelili thotë se kontrollet janë përqëndruar në fshatrat Hoxharë e Vjetër, Apolloni, Radostinë, Sulaj, në një rreze prej 5 km në vijë ajrore nga vendi ku autori ka braktisur makinën pas vrasjes së efektivit mesditën e 13 majit 2024.
Burimet nga policia bëjnë me dije për Report Tv se 23 vjeçari ka pasur me vete 2 telefona, njërin që e ka lënë atë në makinë dhe njërin që e ka hedhur në një tokë bujqësore. Të dy telefonat janë gjetur nga policia.