-
VIDEO
Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, kryefamiljari dërgohet tek Trauma
Shpërthen një bombul gazi në një banesë në fshatin Rraboshtë të Lezhës, e për pasojë është plagosur kryefamiljari Gjergj Pali, 62 vjeç, i cili është dërguar në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore.
Bombula shpërtheu në katin e parë të një banese dy katëshe. Paraprakisht dyshohet se ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit dhe më pas ka shpërthyer bombula për gatim.
-
VIDEO
Kryebashkiakia e Durrësit, Emiriana Sako paraqitet në SPAK
Kryebashkiakia e Durrësit, Emiriana Sako është paraqitur në SPAK.
Ende nuk dihet se për çfarë është thirrur.
-
VIDEO
Balla 'përvojë spanjolle' për policinë rrugore shqiptare, kamerat e trupit Live për ngjarjet
Gjatë një bisede me patrullën e Policisë Rrugore të Madridit, ministri Balla u informua në lidhje me menaxhimin e trafikut si dhe u njoh me pajisjet që ata përdorin për monitorimin e trafikut, kamerat e trupit, mjetet elektrike, pajisjet për kontrollin e pijeve alkoolike etj.
-
VIDEO
Korçë/ Tre mjete përfshihen në një aksident në fshatin Kamenicë
Një aksident ka ndodhur në Kamenicë në të cilën janë përfshirë 3 mjete.
Sipas informacioneve nga policia si fillim janë aksidentuar dy mjete ku njëra i ka prerë rrugën tjetrës dhe më pas është përfshirë dhe një mjet i tretë që ka qenë i parkuar.
Aktualisht policia po bën veprimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit ndërsa raportohet se një grua është transportuar në spital për kontroll (nuk është e plagosur sipas policisë, por ka pasur dhimbje qafe).
-
VIDEO
Operacioni i SPAK/ Lagjet që policia bastisi në Vlorë në kërkim për Fatmir Hysenin
Shqiptarja.com dhe Report Tv konfirmon se deri më tani në Vlorë janë kryer kontrolle në tre banesa nga agjentët e SPAK e drejtoria e vendore e policisë. Operacioni ka nisur në orën 04:00 të mëngjesit dhe vijon.
Deri tani janë kryer kontrolle ‘Bashkim’ “Lef Sallata” ‘Pavarësia3’. Në banesa nuk janë gjetur personat e kërkuar.
Kërkohet Fatmir Hyseni i ashtquajtur ‘Doqja’ I dyshuar se ka marrë pjesë në disa vrasje.
-
VIDEO
Operacioni i SPAK, në pranga vëllai dhe djali i xhaxhait të deputetit socialit Eduard Ndreca
Në kuadër të operacionit të SPAK që po zhvillohet në disa qytete të vendit është lëshuar urdhër arrest edhe për Armando dhe Elvis Ndrecën, bëjnë me dije burime për Shqiptarja.com dhe Report Tv. Të dy janë vënë në pranga.
Armando Ndreca është vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca, ndërsa Elvisi është djali i xhaxhait të ligjvënësit socialist.
Kujtojmë që Armando Ndreca u arrestua më 10 mars, me dyshimin se ishte i përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike, pas zbulimit të një stani të kthyer në shtëpi bari në një fshat të Lezhës. Por Ndreca u lirua nga gjykata pasi nuk kishte prova që vërtetonin implikimin e tij në kultivimin e drogës, ku u arrestuan 2 persona.
-
VIDEO
Urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre
Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka lëshuar urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, Leonard dhe Erlis Duka. Report Tv mësoi se janë ushtruar kontrolle edhe në banesat e tyre, në operacionin e SPAK që është shtrirë në disa qytete të vendit.
-
VIDEO
Tiranë/ Kultivuan bimë narkotike në fshatin Pllan, arrestohen 2 persona, në kërkim 1 tjetër! Sekuestrohen 4 armë, 4 kallëpe eksplozivi dhe municion luftarak
'Komisariati i Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe goditjes së armëmbajtjes pa leje, bazuar në masat e përcaktuara në planet operacionale "Territor i pastër" dhe "Sundimi i ligjit", ka finalizuar operacionin e koduar "Plani".
Si rezultat i tij u arrestuan në flagrancë shtetasit V. J., 66 vjeç, T. T., 32 vjeç, banues në Zall-Bastar, si dhe punohet për kapjen e shtetasit A. K., 41 vjeç.
Këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në një parcelë në pyllin e fshatit Pllan. Gjatë kontrollit në këtë parcelë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike cannabis.
-
VIDEO
Zbërthimi i Sky ECC, GJKKO firmos 43 urdhër arreste, mes tyre për vëllezërit Duka, Avdylaj dhe Bami! Në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Ndoka (VIDEO)
Lëshohen 43 urdhër arreste, mes tyre për vëllezërit Duka, Avdylaj dhe Bami. Prej mëngjesit të sotëm, me urdhër të SPAK po ushtrohen kontrolle në disa qytete, Tiranë, Lezhë, Vlorë, Fushë Krujë. Deri më tani janë ekzekutuar 9 masa sigurie.
-
VIDEO
Alarmi për bombë në shkollat e Tiranës rezulton fals, kontrollet e policisë s'konstatuan asgjë! Mësimi vijon normalisht
Alarmi për bombë në disa shkolla të Tiranës ka rezultuar fals pas kontrolleve që ka kryer policia. Por situata ka shkaktuar frikë tek prindër, ndërsa fëmijët në disa shkolla kanë dalë jashtë në oborr.
-
VIDEO
Zbërthimi i Sky ECC, GJKKO lëshon 43 urdhër arreste, mes tyre për vëllezërit Avdylaj dhe Durim e Valter Bamin! Kontrolle në disa qytete
Pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC, GJKKO ka lëshuar 43 urdhër arreste, mes tyre për vëllezërit Avdulaj dhe Durim e Valter Bamin. Me urdhër të SPAK janë ushtruar kontrolle në disa qytete të vendit, edhe në banesat e klanit Duka në Fresk, armiq të Ervis Martinaj.
-
VIDEO
Me urdhër të SPAK, Policia aksion në disa qytete, përfshirë edhe Lezhën
Prej orëve të para të mëngjesit, me urdhër të SPAK po zhvillohet një aksion në disa qytete, përfshirë edhe Lezhën.
Report Tv sjell pamje nga forcat e policisë që kanë zbarkuar në Lezhë, në lagjen ‘SMT’ (Stacioni i Makinave dhe Traktorëve). Policia po ushtron kontrolle në një pallat në Lezhë, informon gazetari Elvis Hila.
Sipas burimeve po ekzekutohen disa vendime të SPAK miratuar nga GJKKO. Ende nuk dihet se për hetimi bëhet fjalë.