-
VIDEO
Tragjike në Shëngjin, vdes një tjetër punëtor ndërtimi! 50-vjeçarit i bie dërrasa në kokë! Zhduket personi që e transportoi në urgjencë
Një tjetër aksident në punë ka ndodhur në Lezhë në zonën e Kunës, ku ka humbur jetën një punëtor ndërtimi. Vetëm dy ditë pas vdekjes së të riut Emiliano Frroku, edhe një punëtor tjetër ndërtimi ka ndërruar jetë teksa po punonte në një pallat në ndërtim.
-
VIDEO
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes së tyre: Konsumonin sasi të lartë Tramadoli
Në dëshminë e saj Yeva Vorona e cila bashkëjetonte me Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, ka thënë para Oficerëve të Policisë Gjyqësore se të enjten në darkë të treja së bashku kanë qenë në një club nate dhe kanë qëndruar aty deri rreth orës 2 të mëngjesit të së premtes
-
VIDEO
EMRI/ Aksidentohet për vdekje drejtuesi i motorit në aksin Delvinë-Kardhiq, po udhëtonte me një grup motorristësh të tjerë
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin Delvinë-Kardhiq. Ka qenë një grup motorristësh që udhëtonte në zonë, kur në vendin e quajtur “Kthesa e Senicës”, një prej tyre ka dalë nga rruga. Si pasojë e rënies së motorrit, ka humbur jetën Astrit Lamaj, 53 vjeç
-
VIDEO
U ekzekutua në Athinë, Roan Brahimi dyshohet si financues i atentatit ndaj Gentjan Bejtjes në Fushë Krujë! Lidhja me një prej të arrestuarve
Roan Brahimi, i njohur edhe me emrin Sidorel Prendi nga Pllana e Lezhës, i cili u ekzekutua me armë zjarri në një atentat mafioz mbrëmjen e së enjtes në Athinë, dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes në mars më parë në Larushk të Krujës. Një nga personat e arrestuar nga policia si transportues i vrasësve, Ilir Beqaraj, rezulton kunat me Roan Brahimin
-
VIDEO
Alisa e Anika, dy gjermane rreth e qark Veriut të Shqipërisë: Eksperiencë unike në male! Takuam njerëz zemërhapur e mikpritës
Alisa dhe Annika nga Hamburgu i Gjermanisë kanë vendosur të eksplorojnë vetë, pa guidë, Veriun e Shqipërisë dhe shprehen të mrekulluara jo vetem me natyrën por dhe mikpritjen. Pasi kanë parë Thethin e Valbonën, u ndalën në Kukës vizituan tunelet nëntokëse dhe të gjitha objektet e tjera për t’u njohur me historinë e komunizimit.
-
VIDEO
I vodhën 21.6 mln lekë UKT-së përmes rrogave të dublikuara, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për 4 zyrtarët
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatë kërkesën për nisjen e gjykimit në ngarkim të 4 zyrtarëve të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë të akuzuar për vjedhjen e 21.6 milion lekëve përmes rrogave të dublikuara.
-
VIDEO
Arrestohet 67-vjeçari, kanosi nipin me armë zjarri për motive pronësie, përshkallëzimi i konfliktit u parandalua
Policia ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive pronësie në fshatin Mërqi të Lezhës. Pjetër Nika, 67 vjeç u vu në pranga pasi kanosi me armë zjarri nipin e tij F.N., për motive pronësie.
Forcat ‘Shqiponja’ dhe shërbimet e komisariatit të Lezhës shkuan menjëherë në vendngjarje në Mërqi sapo u mor njoftimi dhe falë ndërhyrjes në kohë u parandaluar përshkallëzimi i konfliktit dhe u sekuestrua arma me të cilin xhaxhai po kërcënonte nipin e tij.
Gjatë kontrollit në banesën e 67-vjeçarit u gjet një sasi municioni luftarak.
-
VIDEO
Lezhë, kërcënoi nipin me armë zjarri për motive pronësie, arrestohet 67-vjeçari Pjeter Nika
Policia në Lezhë ka arrestuar 67-vjeçarin, Pjetër Nika pas kërcënoi me armë zjarri nipin e tij, për motive pronësie.
-
VIDEO
Lezhë/ Aksident në afërsi të kryqëzimit të Shëngjinit, 'Audi' përplaset me shtyllën e ndriçimit
Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në aksin Lezhë-Laç në afërsi të kryqëzimit të Shëngjinit.
Një automjet ‘Audi’ është përplasur me shtyllën e ndriçimit të rrugës, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Ndërkohë policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.
-
VIDEO
Po digjte mbeturinat, por flakët i shkrumbojnë shtëpinë! Shpëton pronari në Fier
Një banesë private është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “15 tetori” në Fier. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Vlora çel sezonin turistik, Dredha për Report Tv: Gati të përballojmë fluksin! Shtojmë kapacitetet akomoduese
Vlora çel këtë mbrëmje sezonin turistik. Edhe këtë vit pritshmëritë janë për fluks të madh vizitorësh dhe për këtë Bashkia e qytetit ka shtuar kapacitetet akomoduese. Për Report Tv, kryebashkiaku Ermal Dredha tregon detajet e përgatitjeve për sezonin e ri.
-
VIDEO
Rekord vizitorësh në Muzeun e Krujës, për herë të parë vizitohet nga 1500 turistë brenda ditës
Muzeu Kombëtar i Krujës ka arritur një numër rekord vizitorësh. Ditën e sotme Muzeu Gjergj Kastriot Skënderbeu është vizituar nga 1500 vizitorë.